Presidentja në ballo vjeneze në Ditën e të pagjeturve

29 Prill 2012, 14:29Rajoni TEMA

E premtja e 27 prillit për presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ka qenë ditë e zakonshme. Në mesditën e kësaj dite, dhjetëra kilometra larg zyrës së saj në qendër të kryeqytetit, është shënuar Dita kombëtare e të pagjeturve. Lotët dhe zhgënjimi janë bërë bashkë në “Lëndinën e pikëllimit” në Mejë të Gjakovës. Aty ka qenë e ftuar edhe ajo. Por presidentja nuk ka shkuar në Mejë. Ajo nuk ka dhënë as edhe një deklaratë publike në kujtim të kësaj dite, shkruan sot Koha Ditore.

Disa orë pasi familjarët e të pagjeturve kishin kujtuar dhimbjen e mungesës së më të dashurve të tyre, e para e vendit është parë diku tjetër. Hoteli luksoz në qendër të Prishtinës ka qenë vendi ku rreth orës 19:00, presidentja Jahjaga është parë e veshur, e rregulluar në mënyrë solemne. Aty të premten mbrëma është mbajtur një ballo vjeneze e organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë dhe Asociacioni austriako-kosovar. Ngjarjes së vallëzimit i janë bashkangjitur edhe personalitete të tjera të Qeverisë së Kosovës.

Në Presidencën e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë arsye për mungesën e Jahjagës në Mejë të Gjakovës e as për mungesën e një deklarate publike për Ditën kombëtare të të pagjeturve.

10 komente në “Presidentja në ballo vjeneze në Ditën e të pagjeturve”

  1. katunari says:

    Lene te qete kete burre gru presidente,te haje edhe kjo nje cape buke.Edhe vete kjo nuk e di cfare eshte.

    1. Dean says:

      She’s Sexy and She Knows It……..lol

  2. adriani says:

    yyy, police e trashe, qe turperon postin qe mban!

  3. Prishtina68 says:

    Duke moshyre ne vleresimet e metejshme te ketije skandali kombetare,mendoj se Kuvendi i Kosoves,duhet te mblidhet urgjentisht per votbesimin e saje ne krye te vendit.

    1. leonardi antwerpen says:

      Hajt mos ja zeni per te madhe ku dine kjo e shkreta
      Police ka qene.

  4. Drini says:

    Eshte shemale!!

  5. x says:

    Katundar lere presidentin se na i ka zgjedh ambasadori Dell. Ne Shqiperine e Dulles nga mjese lopesh e vune ministre te kultures edhe ky nga perkthys i unmikut e vune president lol.

  6. Asgard says:

    Nese ka qene e ftuar tek Austriaket do ikte, problemi qendron qe keta njerez nuk eshte se jane dhe aq te zene. Nuk mund ti bente te dya gjerat ne nje dite mund te pyeste dikush? Apo ishte shume e zene paradite dhe jo pasdite. Gabimi i presidentes nuk eshte ikja ne Ambasaden Austriake, por mos ikja ne Gjakove. Te dya evenimentet mund te beheshin brenda nje dite.

  7. Mehmeti says:

    Je ne rregull moj Presidente ju vuri në post ambasadoti amerikan DELL,pa ju njohur askushi në Kosovë.

  8. anticensurë says:

    nga dita e zgjedhjes së presidentes kukull të kosovës kam parë dy ndryshime!mplakjen dhe trashjen fizike!
    sa për ditë të të pagjeturve ose të të zhdukurve nga sërbët harrojeni!qeveria dhe presidenca më parë duhet të gjejë “të zdhukurit sërbë”,të shkojë në ballo,të heqë pavarsinë e kosovës,të bëjë kontabandë me mallrat sërbe,të shkojë në takime rajonale me miratimin e sërbisë,të sigurojë zgjedhje të lira të presidentit sërb në kosovë etj etj!ata nuk e kanë hapur të paktën një herë gojën për UKSHIN HOTIN,e jo më për njerëz të thjeshtë!?
    ne shqippot i kemi hallal ndyrësirat që na drejtojnë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje