Gerxhaliu: Varfëria në Kosovë, bombë me sahat

30 Prill 2012, 09:39Rajoni TEMA

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike, thotë se korrupsioni dhe burokracia po ndikojnë në largimin e investitorëve të huaj. Varfëria  e skajshme, sipas tij, pritet të thellohet ende. Nuk bëhet fjalë për hapje të vendeve të reja të punës e as për investime të huaja, dhe kjo falë imazhit të shkatërruar të Kosovës. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, që u publikua në numrin e sotëm, ai shpreh shqetësimin se një ditë edhe bizneset kosovare do ta braktisin vendin. Afaristët, sidomos prodhuesit, ai i quan heronjtë e pasluftës. Por, për fat të keq, sipas tij, nga qarqe të caktuara institucionale, biznesmeni kosovar shihet vetëm si subjekt për gjobitje dhe grabitje.

Varfërinë në Kosovë, ai e ka quajtur bombë me sahat për vendin./KD

1 komente në “Gerxhaliu: Varfëria në Kosovë, bombë me sahat”

  1. ben says:

    Pash zotin mos e keqperdorni kete fjalen investitor.Se kush investitor ose kompani serioze do vije ne Kosove,nje zot e di.Ne Kosove vijne vetem te huaj mashtruesa,cope-cope,investitoret serioze duhet me i harru per nje kohe te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje