Mediat ruse nxisin tensione në Maqedoni

1 Maj 2012, 10:07Rajoni TEMA

Mediat ruse gjithashtu përshkruajnë tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni pas vrasjes së pesëfisht në periferi të Shkupit.

Reportazhet dhe shkrimet speciale nga mediat ruse vijnë pas atyre serbe, të cilën vazhdojnë ti kushtojnë hapësirë ngjarjeve të fundit në Maqedoni, duke paralajmëruar tensione ndëretnike dhe konflikt të ri.

E përditshmja “Pravda” disa ditë më parë përmes korrespodentit të saj në rajonin e Ballkanin, ka përshkruar si të tensionuar zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Kjo gazetë gjithashtu është thirrur në burime të sigurisë në Shkup, duke nënvizuar se grupe të armatosura shqiptare vullnetare janë të pranishme në zonën e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës, e cila ishte e njohur për praninë e UCK-së në konfliktin e vitit 2001.

Sipas kësaj gazete, praninë e grupeve të armatosura në këtë zonë e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Kosovës, përmes një zyrtari të saj.

Edhe media të tjera ruse po ndjekin zhvillimet në Maqedoni, duke akuzuar si faktor tensionues shqiptarët dhe autorë të mundshëm të vrasjes. Mediat ruse gjithashtu situatën në Maqedoni e lidhin me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe paraqitjen e një formacioni ushtarak të shqiptarëve. (INA)

1 komente në “Mediat ruse nxisin tensione në Maqedoni”

  1. Aurel Bej Vlora says:

    Keta ruset benne politike te jashtme qe te kohes se Josip Djugashvilit, politike e jashtme qe tu pershtatet politikave te tyre te brendshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje