Kryetari i PD-së së Durrësit, Igli Cara, ka shfrytëzuar një dalje për mediat për të sulmuar z. Gazmend Oketa. Edhe pse konferenca ka qenë e fokusuar në lidhje me vonesën e miratimit të buxhetit nga Bashkia e Durrësit, Cara nuk ka lënë pa përmendur krijimin e partisë së re dhe ka vazhduar ritualin e javëve të fundit duke sulmuar Oketën dhe duke theksuar se PD-ja do të jetë sërish forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme. Deklarata e Carës vjen pas një morie sulmesh të kohëve të fundit që ai i ka bërë deputetit Oketa, ndërsa ky i fundit ka zgjedhur heshtjen, gjë që e ka nervozuar Carën. Pas katër muajsh që Bashkia e Durrësit nuk ka buxhet të miratuar, kjo ka qenë arsyeja që Cara ka sulmuar dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, si përgjegjës lidhur me mungesën e investimeve në Durrës, sidomos në infrastrukturë dhe turizëm. Ndërkohë që Cara i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve:
Z. Cara si Kryetar i Degës së PD-së Durrës, keni ndonjë qëndrim ne lidhje me largimin e deputetit të Partisë Demokratike z.Gazmend Oketa ?
Unë jam Kryetari i Partisë Demokratike Dega Durrës, e cila ka qenë forcë e parë politike në Durrësi, ju siguroj që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jetë forca e parë politike.
Partia Demokratike ka shumicën në këshillin bashkiak bashkë me aleatët e saj, ka vullnet politik për ta miratuar buxhetin ndërkohë që nga Bashkia vijnë gjithnjë reagime që buxheti nuk miratohet pasi nuk ekziston vullneti?
Kjo është një retorikë që e keni të dëgjuar prej 6 vitesh nga z.Dako dhe kam përshtypjen që nuk e beson më njeri në qytet. Kjo retorikë e tij është filluar prej vitit 2007-të kur u bë për herë të parë Kryetar Bashkie dhe unë dua t’ju kujtoj të gjithë ju që jeni dëshmitarë dhe që keni ndjekur punimet e Këshillit Bashkiak në këto vite. Në këto 6 vite z.Dako kurrë nuk i është kërkuar buxheti, duhet të kuptohemi që ka pasur debate, diskutime për transparencën e parave të qytetarëve të Durrësi, por kurrë nuk e kemi përdorur paketën e numrave që kemi në shumicë për të bllokuar paratë e qytetarëve. Mos harrojmë që këto muaj ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga ana e këshilltarëve të djathtë për të paraqitur projekt-buxhetin. Në dijeninë time para pak ditësh ka pasur një kërkesë nga Prefekti i Qarkut të Durrësit bashkë me kryetarët e grupeve që i është bërë z.Dako për të paraqitur buxhetin, i cili nuk është paraqitur. Me lejoni t’ju kujtoj se ka vetëm një njeri i cili nuk ka vullnet që t’i ofrojë shërbim qytetarëve të Durrësit dhe ai është z.Dako pse e them këtë pasi është një fakt mbi të cilin nuk ka diskutim pasi jeni dëshmitarë të gjithë. Ju kujtoj se pas betimit që ka zhvilluar z.Dako në muajin shtator janë zhvilluar shumë mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe nuk e keni parë kurrë z.Dako që të jetë i pranishëm në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Fakt më të plotë se ky argument nuk besoj se do të gjeni, dhe kjo tregon se nuk ka vullnet.
Nga Artur Llana
ne fakt ti Igli je durrsak i vjeter prej Lacit te Kurbinit e ke hak te iiritohesh se ju mbyten qytetaret po vuani shume ju te ardhurit nga qytetaret…;))
Nje fakt eshte se vetem ne shqiperi kane ngelur vetem fshataret trima , se je prej laci apo dukagjini apo nga janina rendesi ka qe eshte shqiptare -vetem ne shqiperi ekzistojne keto paragjykime -si puna hitlerit me racat arjane etj do jesh nga ajo kategori qe shqiptareve qe vijne ne shqiperi i quan maqedon -kosovare- greke etja ne fakt eshte se ata den baba den jane shqiptare .. a po ti hysh mbiemrit analize sdihet si del origjina -shikoj punen jo gunen tjeterit..Sa per dijeni zotrote ne shqiperi nuk ka qytetare te mifillte por banues ne gjoja qytet per te ardhur keqe por e vertete , qytetare nuk je vetem se banon ne durres por ka disa gjera te tjera kritere, qytetaret albane kane emigruar ose jane pushkatuare nejse me ja bere qefin vetes seshte keqe
ps-jam i lindur e rritur ne qytet.
Edhe ti e pranon se ke frike nga te qenurit “KATUNAR”!!!Pse e ke vene shenimin ne fund?!!!Haaaa!!!Kush ka mizen nen kesule,KRUHET!!!Haaaa!!Edhe ti keshtu je,o gjergj!!!
-Sa per kete katunarin Igli,qe nuk paska frike nga partia “OKETA”,dua t’i kujtoj ,se po kopjon kengen komuniste “PO HEDHIM VALLE NE GOJEN E UJKUT”!!!Haaaa!!!
Te gjithe karikatura te Berishes jeni!!ASnje nuk ka argumente per t’u mbrojtur me llogjike e fakte,por vetem PARULLA DEMAGOGJIKE SHARLATANE!!!
or xhoni une se kam mizen ne ksule se edhe une keshtu mendoja kur isha aty se u rrita me frymen e realizmit socialist por ne perendim po kuptojme e mesojme shume gjera -po te bej nje krahasim qe ne fakt ketu nuk behen por per ta kuptuar me mire njesoj si nje gjerman i mbyllur ose injorat por i veshur mire qe se ka kapercyer pragun e deres edhe per cdo gje myslumanet apo huajt jane fajtore – mire ke plako ashtu eshte si thua -ju aty jo te gjithe verr verr po me nje vrime nano- berisha shpellari -diktatori leshi hamamit -ore nje jemi si fetare edhe patriote edhe tradhetare kjo eshte historia kjo eshte shqiptaria, prandaj veni gjoksin edhe puno e perpara se zotnia po shave enverin apo malsorin apo berishin etj cfare kujton zotnia do te ngrene kapelen i huaji jo mor ta marre per dobesi edhe te quan pa identitet kombetare -une jam kuder komunisteve por asnjehere nuk do beja karakature enver hoxhen edhe pse ka qene diktator -po me pyeten them ka qene diktatore edhe pike -skam pse i ve epitete apo shaje me fjale ofenduese etj se ja ulen vleren vetes nejse mire zane kjo eshte arsyeja qe jemi ne 5 shtete jo serbi greku klm …..
Paske te drejte se paska ardhur ne Durres nga Kurbini i larget, edhe dum me shku ne BE bytha jone jemi akoma ne shekullin e 14
Vazhdoni e punoni per familjen mretnore o Carac!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
Zotin Dako nuk e beson me njeri? Ke shume te drejte, prandaj fitoi me mbi 3000 vota diference. Vazhdoni keshtu ju te PD-se se akoma e me shume do te “degjoheni” nga qyteti me i vjeter i vendit. Hajd dhe sa me dobet ne te ardhmen!
Igli..iiiiiiiiiiiiii, hajde ne shtepi t’u befte mami se merr mikrobe! Ky eshte deputeti Egli Caraca, ose junior Qirjako Mihali
Igli Cara ….ne 90-en u thoshte djemve Durrsak qe mbeshteten PD dhe studentet:”Edhe ju me partin fashiste?!!” me pas pasi e mbushi portofolin dhe thaset ne portin e Durresit,filloi te bleje postet ne “partin fashiste”.Rri se je mir aty,djemt e Durresit po ikin me Oketen si djali me me integritet personal qe ka nxjerr politika ne Durres,ti mbaj fashizmin dhe bej ndyresin …Mos harro se per gjithshka qe thua per Oketen,nuk percakton ate por veten si nje ndyralec me shume ne oborrin e Ndyresit Sali…
Ju te partise demokratike jeni gallate fare! Ju ja keni kaluar partise se Enver Hoxhes, e cila nxirrte cdo vit nga tre grupe armiqesore dhe thoshte qe Partia dhe Shqiperia behej me e forte. Nese ne Durres ka me shume budallenj qe te vazhdojne e te vine pas jush, mire e keni, por kam pershtypjen se jo vetem ne Durres, por ne te gjithe vendin e kane kuptuar, kush jeni ju te Berishes dhe kush eshte Oketa dhe qytetaria shqiptare. Pune te mbare o Car, top t’u befte PD-ja, me e forte ishalla!
Fajin e kane banoret e durresit qe kane votuar nga njera ane nje kryetar socjalist dhe nga ana tjeter nje keshill me shumice demokrate. Ato flasin gjuhe te ndryshme dhe nuk kuptohen sepse shqip nuk dine te flasin.
Anglisht, italisht, ose frengjisht, puna eshte se intelektualet durrsak zgjodhen Dakon. Ai eshte person qe nuk di te thote jo, prandaj fitoj, prandaj e duan te gjithe. Prandaj kur tenton te hedhesh syte ne cdo ane te horizontit, shef vetem pallate…dhe ai prap fiton. Ndoshta betoni spaska qene fenomen negativ. Duhet ta rishofim dhe ne te PD, se mund ti kemi hyre ne hak Dakos.
Edhe per buxhetin, prap ska per te thene jo..thjesht kane pertu ato te administrates me ja cu. Ai kur tja coj do e firmosi…ohuuu ku e ka menien ai.
z.Cara ka harruar shume shpejt se kush ishte per te dhe familjen e tij Oketa vetem nje vit me pare. por keta per partine mohojne nenen dhe jo me shoket…..dhe pastaj jane demokrate
Mos e shani Iglin se eshte si shpirt.
O geno, sikur ata nga Durresi Qirjako Mihalit e thirrnin Mirjako Qihali…pu pu puuuu
igli nuk eshte nga kurbini ai eshte nga nje fshat i larget i shijakut quhet PJEZGE
Me vjen vertet keq qe ne jemi akoma ne fazen amatore, ku edhe nuk dime gje edhe komentojme me prepotencen me te madhe fakte duke i dhene konotacionin qe na duhet ne ate moment.
Duhet te mesohemi ti shikojme gjerat sa me qarte perara se te prononcohemi, sepse ne te kundert figuren me te keqe te mundshme e ben ai qe ne fund rezulton se ka bere komente te pabazuara ne fakte. Nje gje eshte te flasesh ne ajer, e nje gje eshte te jetosh ne Durres e ti njohesh gjerat mire.
1. Arsyeja kryesore qe Z. Dako ka fituar ne Durres eshte totalisht sepse jane derdhur fonde te medha, krysisht ne zonen e spitalles.Po te interesoheni tek banoret, kete do t’ju thone.
2. Po te bejme nje sondazh per simpatine dhe sa afer i ka qendruar njerezve qe jetojne ne Durres Z. Dako dhe Z. Cara, te jeni te bindur qe do kryesoje bindshem Z. Cara.
3. Persa i perket Z. Oketa, vazhdimisht ka sulmuar Z. Cara dhe PD e Durresit me te vetmen arsye sepse ka kryesuar kete qyetet Z. Cara dhe jo Z.Oketa, edhe pse kane lidhje te ngushte familjare dhe ka bere nje figure mjaft qesharake me skutherite e tij. Nderkohe Z. Cara eshte i vetmi prononcim qe ka bere e per me teper, te isha une, do ta kisha bere edhe me te ashper. Per Z. Oketa personalisht, por edhe vet familjarèt e tij, kane rezerva te medha sepse ka qene i dobeshim vetem per veten e tij.
E rendesishme eshte te mos grupojme mendime e ti diferencojme ato nga pergjithesia.
Nese Z. Dako qendron per shume kohe ne rradhet e PS se Durresit, te jeni te bindur qe nese nuk derdh fonde te medha, vetem humbje ka.
Politikisht ndaj pikepamje te kunderta me z.Cara, por problemet qe ka ngritur ne deklaraten e tij, si durrsake mendoj qe qendrojne. Nuk e ndihmojme Durrsin kur çdo gje e shohim politikisht dhe aq me teper qe e sulmoni personalisht.Do te ishte me vlere qe ju komentues te thoni a jane te verteta ato qe ai realisht ka thene ne deklaraten e tij per shtyp lidhur me z.Dako.
Sa i bukur ky emri Gladiola, mor jahu! Ku e ke gjet?!…
Te ishe ti Alisa, do te flisje dhe me ashper, se zaten origjine te tille ke. Turp qe flet keshtu per Oketen. Do te vije kastile nga Tirana te te dhuroj nje tufe me lule. Ndoshta do te jene gladiola.Do te kerkoj gjithe Tirane e do t’i gjej se jane pak te rralla. Pershendetje…
Problemi eshte se duhet te sqarosh pak mendimet e tua sepse sinqerisht nuk kuptohesh fare se çfare po perpiqesh te thuash. Persa i perket opinionit tim per Oketen, ne fakt te them te drejten, nuk dua te flas as mire e as keq, sepse personi i tij me len thjesht indiferente. Nuk kam asnje opinion. Me beso, per nje figure politike, do te ishte me mire te kisha opinion negativ. Aq me teper se jeton ne Tirane, komentet duhet ti kesh pak me te zbutura sepse nuk besoj qe i njeh mire gjerat e Durresit.
Gladiolat, kohet e fundit mund ti gjesh shume lehte. Nese te duhet nje vend me i shpejt dhe i afert, tek City Park, ne kat te trete.
Punen e origjines nuk e kuptova, por pa u futur shume ne thellesi, jam lindur e rritur ne Durres. Kam mbaruar fakultetin ne Tirane e dy qytetet qe kam patur shume te bej gjate gjithe jetes time te kaluar ne Shqiperi, jane pikerisht keto te fundit. Kam lindur ne vitin 1984, kur akoma PD nuk kishte ardhur ne pushtet, gje qe do te thote nuk jam vendosur mbas viteve 90 ne Durres.
Besoj te mjafton per te sqaruar origjinen time.
Te pershendes.
Alisa! Me dukesh kontradiktore. Nje here thua s’dua te flas as mire as keq per zotin Oketa, nje here tjeter thua se ai eshte figure qesharake me skutherine e tij!? Nuk eshte e thene te banosh ne Durres per te njohur problemet e tij.Dako mund te kete derdhur para ne kenete po humbja e PD ne Durresin e vjeter eshte disfate e madhe.Po the se dhe aty ka derdhur para, ke fyer qytetarine durresake. Nje shok shkolle durrsak parashikon jo humbje por disfate vitin e ardhshem.Ti thua te kunderten.Ashtu qofte.Ate dua dhe une.
Pershendetje Alisa dhe mos perdor me fjale te huaja si “konotacion” se njerezit e thjeshte do te kujtojne se ke ardhur nga hena dhe nuk do te votojne per ty, se mesa kuptoj po u pergatitke per deputete. Te uroj suksese atehere!
E respektoj mendimin tend, por dua te sqaroj se nuk jam kontradiktore nese them “nuk dua te bej komente negative dhe as pozitive”, sepse ne te vertete nuk dua. Nderkohe qe reagimi im fillstar ishte mbrojtes sepse mori shkas nga abuzimi me komente te nje figure qe realisht nuk e meriton, e u ngrit ne piedestal nje tjeter qe ndoshta nuk e meriton dhe aq shume (gjithmone sipas mendimit tim, e besoj,l kete jam e lire ta shpreh)j. E te jesh i bindur qe komentet nuk jane bere nga “njerez te thjeshte qe nuk kane lidhje politike me te siperpemendurit”. Komente ka te drejte te beje kushdo e si te doje, por nese une mund te jem nje person qe nisur nga fakte konkrete, arrij ne nje konkluzion, mendoj se per njerezit , “e verteta” eshte nje qellim ne vetvete per tu arritur e nje lufte qe duhet te beje çdokush.
Komenti im lidhur me “fondet”, nuk kishte asnje synimte te ofendonte dike, por thjesht ti qendronte linjes se mesiperme te se vertetes.
Jam shume dakort qe nuk eshte e thene te jetosh ne Durres per te njohur problemet, por mendoj se te jetosh perdite ndoshta e ben diferencen pak me mire sepse ,edhe po te duash, e po mos te duash, do te bjere rasti te kesh te besh me njeren ose me tjetren pale ne menyre direkte.
Persa i perket parashikimeve, nuk e kam sinqerisht idene se si do te shkojne , por ajo qe di eshte tipi i liderit qe kerkoj, e mendoj eshte shume e rendesishme te degjoje e reflektoje problemet ne masen me te madhe te popullsise, sepse te te gjitheve eshte akoma e pamundur.
Persa i perket fjales ”konotacion”, eshte nje term gjeresisht i perdorur prej kohesh, kryesiht nga mediat dhe mendoj se vetem mire ben perdorimi i ketyre fjaleve sepse nxit kuriozitetin te mesohen gjera te reja, per aq kohe sa edhe ne po shkojme drejt globalizimit e europianizimit dhe nuk ka fjale te mirfillte ne gjuhen shqipe. E per karrieren time, te falenderoi shume, por per momentin nuk kam ndermend. Jam e fokusuar ne gjera te tjera.
Gjithsesi me vjen mire qe diskutimi yne u fokusua ne debate me argumenta e jo ne ofenidme sepse me te vertete eshte kjo ajo qe ne na nevojitet. Sikur shqiptaret te fillonin te kuptonin kete, do te ishte shume e rendesishme.
Gjithe te mirat.