Kreu i PS-së, Edi Rama, mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së e ka nisur duke akuzuar qeverinë se, tre vjet pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e krimit.
“Sot bëhen tre vjet nga vrasja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Tashmë ne nuk kemi më asnjë iluzion se në këtë pushtet mund të zbulohen vrasësit e deputetit Fatmir Xhindi”, tha Rama.
Më pas, ai u përqendrua tek procesi i përzgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se duhet të ketë një proces politik, në mënyrë që mos të kemi zgjedhjen e një noteri partiak.
“Kemi hyrë në periudhën që do të përcaktojë nëse do të ketë apo jo proces politik për zgjedhjen e presidentit. Për ne kjo është një çështje përcaktuese për fatin e kandidatit në BE. Ne do të hedhim gjithë energjitë tona për një proces sa më gjithëpërfshirës, për t’i dhënë vendin një president në frymën e Kushtetutës, dhe jo një noter partiak. Unë kam kërkuar një takim me drejtuesit e partive të tjera, për të arritur një konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj çështje jashtëzakonisht të rëndësishme”, u shpreh Rama.
Sipas tij, është shumë herët që të flitet për emra konkretë, por presidenti i ri, duhet të plotësojë së paku tre kërkesa.
“Është shumë herët të fitet për emra, por dhe kundërproduktive për këtë proces. Por, është padyshim koha për të folur për identiktin e presidentit të ri. Shqipërisë i duhet një president që të plotësojë së paku tre kërkesa:
E para, t’i japë një shtysë përpara marrjes së statusit kandidat në BE.
E dyta, të jetë garant i Kushtetutës dhe posaçërisht i institucioneve të drejtësisë.
E treta, të përbëjë një faktor sigurie për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.
Në fund, ai u shpreh se opozita po përgatit propozimet për heqjen e imunitetit:
“Do përgatisimin propozimin tonë për heqjen e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Imuniteti nuk hiqet nëpër tribuna politike”.
Vetem AGIM FAGU asht figura ma e pershtatshme per PRESIDENT…boll ma me hajduta edhe te korruptum..vrases dhe maloke,hajduta dhe agjenta.AGIM FAGU asht qytetar dhe profesjonist qe rrin mbi palet.Nuk ka kene kurre antare i asnji partie
Une nuk them si ju,-vetem Agim Fagu.
Dua te them, se Agim Fagu do te ishte nje president qe do te nderonte emrin e Shqiperise , jeten e aspiratat e shqiptareve.Edhe pamja vizive e tij, eshte ajo qe duhet te kete nje president.Ju pershendes,shkodrani.
shkodrani,mund te kete edhe te tjere,por ok,Agim Fagu mund te jete shume i mire.Nuk e njoh,por ka qene yll ne basket,sportist model.Kam pasur pedagog fiskulture vellain,Dash Fagun.Ok,ja nje person qe n’a ben shendet te gjitheve.
Te lumte, ore SHKODRAN!I ke ra pikes. AGIM FAGU eshte brilant ne te gjitha pike veshtrimet. Por kush duhet ta propozoje? Ne se i ,,bie” nder mend ta propozoje P.S.-ja, nuk e prano Saliu, se pse Z. AGIM FAGU ka qene ambasador ne U.K. kur kane qeverisur te majtet. Pastaj ai asht TIRONS den baba den… A ka zog nane me i mbush rradaken Berishes….?
Ti nuk je me shume se nje i tredhur politik qe e katandise opoziten me te fortez ne Ballkan ne nje mase njerzish impotente.Militantet e tu kane per ta pare “hajrin” kur te falet pushterti ngza shtepia a Bardhe apo Europarlamenti.