Gjinushi: Nuk e kuptoj termin “opozitë konstruktive”. Kthimi i çiftit Nano- Berisha do ishte katastrofë

8 Maj 2012, 13:25Politika TEMA

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e sheh zgjidhjen e çdo krize politike në Shqipëri me ikjen e qeverisë Berisha. Kritikat e tij për opozitën “tolerante” të Edi Ramës dhe pse çifti Nano-Berisha s’duhet rikthyer në skenë

 

Nga Renato Kalemi

Revista Klan

 

Skënder Gjinushi është i qartë dhe i prerë. Por, megjithatë thumbimet ndaj qeverisë Berisha i shoqëron edhe me ndonjë batutë të çastit, çka më pas rezulton në të qeshura. Kreu socialdemokrat e nis me shpresën se partitë e vogla ia kanë arritur qëllimit për të detyruar dy të mëdhenjtë që të korrektojnë sistemin aktual zgjedhor. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 2013-ës, këto parti që mbetën jashtë në 2009-ën për shkak të një sistemi të kontestuar, mund të behën pjesë e Parlamentit. Megjithatë, Gjinushi thotë se e majta ka ende nevojë për një pol të majtë, prandaj ideja për të krijuar një grupim partish mes PSD, PDS dhe PSV’91 nuk është mbyllur. Ajo mund të ndodhë një ditë, varet se si do të shkojnë gjërat deri në zgjedhjet e ardhshme. “Një parim i fundit i cili na ndan nga opozita e sotme parlamentare është se, një opozitë që lëshon parimet e saj, si vota e fshehtë, kontrolli i parlamentit, barazia në debat dhe dinjiteti, s’quhet opozitë tolerante, por e nënshtruar, dhe me një rol inekzistent”, qëllon ai, lidhur me aksionin politik të Partisë Socialiste në Parlament. Gjinushi është kritik kur thotë se pas rikthimit në Kuvend, PS-ja ka toleruar në gjithçka, ndërsa mazhoranca në asgjë. “Kompromisi ku ti lëshon gjithçka dhe kundërshtari asgjë, nuk mund të quhet i tillë. Ata që kërkojnë që opozita nga kundërpeshë të kthehet në peshë, nuk i njohin parimet më elementare të politikës”, thotë ai, në intervistën për Klan.

 

 

– Zoti Gjinushi, një javë më parë, tryeza e partive të vogla, të cilat prej disa kohësh kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, dolën me një deklaratë të përbashkët, e cila u firmos edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në shenjë mbështetjeje ndaj jush. Keni besim se komisioni parlamentar i reformës zgjedhore do ta plotësojë këtë kërkesë, ashtu siç e keni formuluar ju?

Fjala besim nuk ekziston në politikën shqiptare, aq më shumë me këtë shumicë, sepse duket sikur çdo reformë bëhet sa për sy e faqe, është një lloj alibie për pushtet, për të mbajtur me shpresë shqiptarët se diçka do të ndryshojë. Por, fatkeqësisht të gjitha veprimet bëhen në sensin e kundërt. Meqë reforma zgjedhore është e vetmja që ka mbijetuar, të paktën formalisht, dhe të gjitha partitë politike, përfshirë edhe PD-në, firmosën një akt të përbashkët, mendoj se komisioni i reformës zgjedhore do ta bëjë atë që i kërkohet. Shpresa struket tek detyrimi dhe pamundësia e këtij komisioni për ta shmangur këtë përmirësim të domosdoshëm që duhet bërë për barazinë e votës.

 

– Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh, për një arsye a një tjetër, cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë Partia Socialdemokrate për të mos mbetur jashtë Parlamentit edhe në zgjedhjet e 2013-ës?

Kemi folur për nevojën e një poli të majtë në politikë, si kompensuese e të majtës, për dy arsye: e para, për të përcaktuar një qëndrim opozitar më realist, të pakushtëzuar dhe dinjitoz, në mbrojtje të ligjit dhe jo shkelëse e tij ne emër të të ashtuquajturit kompromis apo reformë; e dyta, për të përballuar sa më mirë sistemin aktual zgjedhor, pavarësisht nga shkalla e korrektimit të tij.

 

– Pra, ju nuk e përjashtoni krijimin e një poli të majtë, i cili mund të përbëhet nga partia juaj, PDS-ja e z. Milo dhe PSV’91 e z. Koçi?

Nuk e përjashtoj, madje e quaj të domosdoshëm. Sepse sa më agresive të bëhet shumica, pra qeveria, sa më të mëdha të jenë dështimet e saj, aq më e kompleksuar paraqitet opozita. Ne kemi bindjen e plotë, ndryshe nga disa të tjerë, se përgjegjësia e plotë për dështimin e marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, bie mbi qeverinë. Ky është parimi numër një i demokracisë: Qeveria qeveris, opozita kontrollon. Kjo e fundit s’mund të jetë bashkëpërgjegjëse për dështimet e qeverisë, por opozita është alternativë për ta zëvendësuar qeverinë. Nuk e kuptoj termin “opozitë konstruktive”, e cila do të thotë një opozitë që ul kurrizin para çdo gjëje. Mendoni ç’bëjnë opozitat në Itali, Greqi e kudo. Çdo ndryshim për të rikthyer votën e lirë, për të sjellë një qeveri që nuk vjedh, për të rikthyer Kushtetutën dhe reformat reale në zbatim e jo në letër, fillon me ndryshimin e qeverisë dhe shumicës aktuale.

Shkaku i krizës politike ka qenë dhe mbetet qeveria, legjitimimi i korrupsionit, agresiviteti i saj, dhe jo “bojkoti” opozitar. Me këtë qeveri, reformat do jenë po ato të shtatë viteve të fundit dhe vetëm sa zgjasin jetën e qeverisë duke shkurtuar jetën e shqiptarëve. Një parim i fundit i cili na ndan nga opozita e sotme parlamentare është se, një opozitë që lëshon parimet e saj, si vota e fshehtë, kontrolli i parlamentit, barazia në debat dhe dinjiteti, s’quhet opozitë tolerante, por e nënshtruar, dhe me një rol inekzistent.

 

– Pak ditë më parë, ju jeni shfaqur goxha i ashpër ndaj lidershipit të Partisë Socialiste, duke theksuar se qeveria e kryeministrit Berisha duhej rrëzuar që prej ngjarjes së Gërdecit, katër vjet më parë, dhe fajin për këtë e ka opozita e drejtuar gabim. Çfarë keni pasur parasysh me këtë?

Opozita u rikthye në Parlament duke “toleruar” 21 janarin, vjedhjen e votave të Tiranës, bllokimin e dekreteve për gjykatat dhe korrupsionin, i cili tashmë është kthyer në virtyt. Çfarë ndodhi pas kësaj me mazhorancën? Pra, opozita toleroi në gjithçka, mazhoranca nuk ndryshoi asgjë, për asnjë çështje. Kompromisi ku t’i lëshon gjithçka dhe kundërshtari asgjë, nuk mund të quhet i tillë. Ata që kërkojnë që opozita nga kundërpeshë të kthehet në peshë, nuk i njohin parimet më elementare të politikës. Madje, disa duan ta përshëndesin si fitore arritjen në letër të paktit për reformën zgjedhore, por harrojnë se fitore të tilla i kemi arritur pesë herë gjatë këtyre 20 viteve. Në demokraci, vota e lirë dhe e ndershme është thelbi. Më i çuditshëm është fakti se në çdo lloj pune mund të tolerohen shumë gjëra, por jo vjedhja. Kush kapet duke vjedhur nuk mund ta mbajë më vendin e punës. Kjo është parodia e klimës politike që po jetojmë. Korrupsioni qeveritar luftohet me protesta dhe dorëheqje, pastaj vijnë gjykatat dhe prokuroria. Këtu qëndrojnë edhe disa këshilla negative të ndërkombëtarëve, sepse t’u thuash shqiptarëve se problemi juaj kryesor është korrupsioni e më pas mbështesin një qeveri të korruptuar, është pallje.

 

– Prej disa muajsh po diskutohet çdo ditë e më shumë për kandidaturat për President. Madje, debati për të është shpeshtuar kohët e fundit, kur ish kryeministri Fatos Nano ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe ka nisur një tur takimesh me kryetarë të partive parlamentare. Si e shihni këtë nismë të tijën?

Ne kemi një Kushtetutë, e cila megjithëse është shkelur këto shtatë vjet, apo edhe pse u ndryshuar arbitrarisht katër vjet më parë, përsëri në germë dhe në frymë ajo tregon qartë se Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale. Për këtë janë shprehur pozitivisht shumë ambasadorë të nderuar, duke sjellë si shembuj kushtetutat e vendeve të tyre që janë të ngjashme me Kushtetutën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, kemi një precedent edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Madje, nuk e kuptoj pse edhe një pjesë e opozitës nuk e theksojnë këtë fakt. Kur mendon të zgjedhësh një President, fillimisht duhet të ndërtosh institucionin e Presidentit. Por, për fat të keq, në klimën e re politike Parlamenti mban erë të keqe sepse ia ka ndryshuar plotësisht kompetencat Kreut të Shtetit. Opozita rri e vështron, kurse komuniteti ndërkombëtar hesht. Pra, që të mendosh për Presidentin duhet të kemi një President me kompetenca.

Mua më duket se po përsëritet edhe njëherë 2007-ta, në të tëra veprimet e secilit, me të njëjtin skenar. Bëjnë sikur ka konkurrencë dhe shtiren sikur s’kuptojnë se problemi është qeveria. Besojnë se zgjedhja e Presidentit do të ndryshojë diçka, por asgjë nuk ka për të ndodhur sepse nuk ka President me Berishën si kryeministër. Kushdo që do të çiftëzohej me të nuk do mund të bëjë bashkëjetesë normale institucionale.

 

– As z. Nano nuk do mundte?

As z. Nano! Kurrkush, sepse difekti qëndron tek qeveria. Sigurisht, z. Nano do të ishte më mirë se një “kamikaz” i qeverisë, por nuk është zgjidhje zgjedhja e Presidentit. Ajo do të vinte veç me ndryshimin e qeverisë.

 

– A mendoni se z. Nano është një kandidaturë e plotësuar dhe e përshtatshme për t’u zgjedhur në Krye të Shtetit, nisur nga meritat e tij personale?

Përvoja e bashkëpunimit Nano-Berisha ishte katastrofike, por për faj të Berishës. Mua më vjen çudi pse ka ende kurajo për rikthimin në politikë të një çifti të tillë. Bashkëjetesa e tyre ka qenë një nga periudhat më të acaruara në politikën shqiptare. Nëse Berisha e pranon kandidimin e Nanos për President do të thotë se pranon faktin se është tallur me shqiptarët për vite të tëra. Ai e ka dënuar Nanon për vjedhje, më pas e akuzoi për vrasje, pra përpara se ta pranojë atë si kandidat për President duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve. Politika pastrohet vetëm atëherë kur të sqarohen ngjarjet që e çuan vendin në krizë. Përndryshe, e keqja mbetet brenda, madje riciklohet.

 

– Përveç z. Nano, ajo që përflitet më tepër në radhët e opozitës për kandidaturë presidenciale është edhe znj. Jozefina Topalli. A mund të jetë ajo Presidente?

Mjafton të shihni se si ajo drejton seancat e Parlamentit për të kuptuar më shumë. Zonja Topalli nuk ka asnjë koncept për respektimin e Kushtetutës, madje ajo nuk respekton asgjë, as Rregulloren e Parlamentit. Debatet për gjetjen e një kandidature presidenciale tregojnë qartë se tenderi i hapur për Presidentin është kthyer në një pazar rrugësh.

 

– Duke hipotizuar një krizë presidenciale, sa të nevojshme janë zgjedhjet e parakohshme për Shqipërinë?

Zgjedhjet e parakohshme do të ishin një zgjidhje. Greqia dhe Italia e gjetën zgjidhjen e tyre për krizën ekonomike. Ekonomia shqiptare është më keq se ajo e Italisë, por diçka më e mirë se ekonomia e Greqisë. Por, kur fshihen shifrat në Greqi, imagjinoni se ç’bëhet këtu. Qeveria vjedh edhe statistikat, e megjithatë sipas atyre që janë publikuar, sot ka 100 mijë të punësuar më pak se në vitin 2005. Dhe këto nisën në vitin 2008, menjëherë pasi kryeministri na krahasoi me Kinën. Sot të ardhurat për frymë në Kinë janë për herë të parë më të larta se këtu. Madje, diferenca e të ardhurave për frymë është thelluar edhe në krahasim me vendet e rajonit. Kurse ne vazhdojmë e i kërkojmë zgjidhjet në letër.

 

– Në spektrin e djathtë është shfaqur një parti e re politike: Fryma e Re Demokratike. Si e shihni këtë forcë politike?

Nëse ka mbetur ende ca ndërgjegje tek të djathtët dhe duke parë shkallën e madhe të devijimit të Partisë Demokratike nga programi i saj, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me një parti demokratike, ka nga ato figura që nuk duan të hiqen si të djathtë nën drejtimin e një komunisti. Sinteza e të gjitha dështimeve të një partie politike është dështimi i programit të saj. Në këtë kuptim, krijimi i fraksioneve brenda së djathtës është diçka pozitive.

23 komente në “Gjinushi: Nuk e kuptoj termin “opozitë konstruktive”. Kthimi i çiftit Nano- Berisha do ishte katastrofë”

  1. Ben Chicago says:

    Te drejte ke o djali i Gjeneralit komunist,dhe minister i diktatures komuniste,ti je e ardhmja e atij vendi,ti je gjaku i ri,dhe politikan i ri,bashke me Rucin,Doklen ,,,Milon,,jeni shume ju ,,

    1. fule says:

      Pershendetje dhe respekte per Z. Skender Gjinushin. Per mendimin tim, qe kur ka mundur ta ndjek keto vitet e fundit eshte nder politikanet me te pergatitur sot. Per nga niveli i inteligjences, ngelet i paperballueshem ne debate televizive me vemjet e pales tjeter.

      Natyrisht llogjika derrmuese e tij eshte komplet jasht orbites se shpellarve dhe dumbabseve te tipit “m’besoni ju mue”

      1. Argita_B says:

        I pergatitur shume eshte, aq shume sa qe kur ishte kryetar i Kuvendit, kishte 17 badyguarde te paguar nga taksat e shqiptareve te varfer.
        Ky Gjinushi, eshte nje plehre njeri, qe ka perdorur gjithe jeten voten qe i eshte besuar vetem per interesat personale.
        Mund te me thote kush vetem diçka qe Gjinushi ka bere gjate gjithe karieres se tij politike per popullin shqiptar?
        *

        1. fule says:

          Po flet me gjuhen e shifrave te Doktorit ndaj vazhdo numero.
          E ka drejtuar Paralmentin me shume dinjitet, kaq kishte per detyre kaq beri. Te tjeret as detyren s’kane bere lere me per popullin.

        2. Tani says:

          Fakti qe llumi njerzimit sic je ti,flet plot inat per nje opozitar si gjinushi,na ben me te sigurte se ai ju bie tamam aty ku ju dhemb me shume.persa I perket meritave qe kerkon mund te te them nje: gjinushi ju ka leruar nenat gjith juve salistanve!merit me te madhe per mua ska.Shnet dhe te fala babit dhe mamit gita

        3. anticensurë says:

          argita_b
          “Mund te me thote kush vetem diçka qe Gjinushi ka bere gjate gjithe karieres se tij politike per popullin shqiptar?”
          unë për vete nuk mund të them gjë!
          por kisha një pyetje më të thjeshtë unë për ty!
          më thuaj një politikan të pas ’90ës që ka bërë diçka për popullin shqiptar???????
          ps:se quj po të thush se sala “rrëzoi komunizmin” dhe nano “rrëzoi saliun”

      2. shpati says:

        Skender Gjinushi eshte POLITIKANI ME I AFTE NE SHQIPERI!!!Ka plotesisht te drejte,kur thote se “OPOZITA KA LESHUAR CDO GJE,NDERSA BERISHA NUK KA LESHUAR ASGJE”!!!
        Ne se Edi Rama dhe nderkombetaret,kete e quajne OPOZITE TOLERANTE,atehere OPOZITA I KA TRADHETUAR INTERESAT E ELEKTORATIT TE MAJTE!!!
        OPOZITA DUHET T’I PELQEJE POPULLIT,QE E VOTON E JO BERISHES!!!
        Megjithate Berisha edhe ndaj leshimeve te PA PRINCIPTA TE OPOZITES,TALLET ME EDI RAMEN,dhe NENQESH ME CINIZEM,duke nenkuptuar se ai eshte ME I FORTE NE POLITIKE,NDONESE KA BERE KRIME PA FUND!!!
        Me Berishen NUK DUHET BERE ASNJE BISEDIM!!AI DUHET TE SHPORRET NGA SUNDIMI!!!Edhe takimi me Ilir Meten ishte i TURPSHEM:U TAKUA ME NJE HAJDUT!!!
        Edi Rama duhet te beje OPOZITE,JO PER TE MARRE NJE KARRIGE PUSHTETI PER VETE,POR PER TE SJELLE DEMOKRACINE NE PUSHTET!!!
        Edhe takimet me Fatos Nanon jane te GABUARA!!
        Ai ka qene dhe eshte ARMIKU I PS-se!!!
        -Le t’i beje nje PYETJE VETES Edi Rama:PAS LESHIMEVE TE SHUMTA,PA KUFI TE PS-se,CFARE LESHIMESH THELBESORE I KA BERE BERISHA(perjashto “kocken” e Avokatit te Popullit)???
        ASNJE!!!ASNJE!!!ASNJE!!!ASNJE!!!Sali Berisha edhe me DUART ME GJAK,TALL BYTHEN ME EDI RAMEN!!!
        SKENDER GJINUSHI KA PLOTESISHT TE DREJTE!!!
        KJO NUK ESHTE OPOZITE,POR LYPSARE!!

    2. turi says:

      sikur rama te kishte gjysmen e vendosmeris dhe llogjikes se gjinushit,kelysh kopila si ky ben bytha ketu lart,nuk do jepnin mend ne forume por do ishin duke bere ate qe iu takon te bejne,te hanin m.t tere diten

  2. opozita says:

    Ska me opozite Shqiperia. Rama takoi Meten, takoi Nanon, votoi Vishen, perqafon Fevziun, po behet gati edhe per Berishen. Pastaj ka dhe guximin e thote qe po ben opozite te forte por ska c’ti beje me shume Berishes. Kjo opozite eshte kthyer ne sherbetore e Berishes dhe kishte te drejte Baze ne editorial qe do perfundojme si Greqia me partite e medha nga 20 perqind se po perlyhen te dyja ne pazare te pista.

  3. Shqipetar says:

    Katastrofa je ti Kelysh i kuq dhe katastrofa eshte per ty ,nuk do te hedhin me kocka per te lepier ty dhe partive te tjera pa elektorat

    1. Hyka says:

      Ti duhet te jesh nga ata shqiptaret me gjakun blu me siguri.por nga ajo bluja qe vjen era m.t!keni ngaterruar gazete kelyshat e saliut,shkruani te fahriu,Jo ketu!

  4. anticensurë says:

    o skënder!
    merrni shëmbull nga greqia!!!
    nuk e pe se ku përfunduan partitë e “mëdhaaaa”,në të sëmës poshtë 20%shit!përse mor idjotë vazhdoni e strukeni pas debilave dhe mafjozëve?përse duhet të jeni në aleancë patjetër?përse nuk dilni më vete dhe tërhiqni popullin pas?!mundësitë i keni!
    ju jeni politikanë të prerë me shabllon!nuk lëvizni nga ajo që keni mësuar!
    popullit i ka ardhur në majë të hundës me PS,PD përfitoni nga momenti dhe mos lini të tjerët tua heqin bukën nga goja!
    o politikanë të tredhur!

    1. Tani says:

      Shume le lehte per ta thene shoku,por ky popull nuk ndjek parimet por lekun dhe pushtetin.nuk jemi as ne nivelin e greqis,sepse greket per nje adoleshent qe u vra,dogjen Athinen per nje muaj rresht,ndersa rraca shqiptare me Kater te vrare,rrinte dilte nje here ne jave per xhirro ne bulevard se keshtu I thoshte spiuni Rama.mos fol kot se jemi te gjith pergjegjes per kete situate,edhe ti madje.me thuaj,ti qe pretendon nga gjinushi,ke votuar ndonjeher per te?me siguri Jo.as une.vetem ne 2005,ndersa ne zgjedhjet e tjera votonim per ps sepse na vinin drejtuesit te ps dhe thonin se vetem vota per ps vlen dhe se vetem ajo do ishte goditje per saliun.kuptohet,tani une personalisht nuk ka Shans me ta bej ate gabim pasi Arrij ta kuptoj se kush esht realisht opozitar por ky popull I dhjer nuk kupton dhe as nuk do kuptoj,prandaj rroft diktatura e perhershme

      1. anticensurë says:

        “Shume le lehte per ta thene shoku”
        o lali
        çfar do më shumë,të paktën unë e them!ti dhe këtë që un po them e bën të pa vlefshme!për të vetmen arsye se mendon se nuk ka për të votuar njeri,NESËR!
        mor zotëri,po qe se gjinushi ose kushdo qoftë mbetet me këto fjalë bla ble blu njëherë për këshëndjella,nuk ka për ta votuar njeri!
        ajo që unë them është të ndryshojë politikë,të flasë ndryshe!të ngrejë popullin në këmbë!kjo nuk bëhet me intervistaaaaaaaaa!
        fillohet me to por vazhdohet në RRUGË!!!!!!
        POPULLI SËSHTË I DHJERË!!!
        POPULLI NUK DREJTOHET!
        POPULLI PO MAAAASHTROHHHHHHHEEEET!

  5. qytetari says:

    Nano-berisha katastrofe,kjo eshte po aq e vertete sa edhe Rama-Meta -Gjinushi katastrofe.

  6. Silvia says:

    jam dakort me mendimin ,qe politikanet dhe votuesit duhet te nxjerrin mesime nga zhvillimet e fundit ne greqi e,France e Itali….Po shohim pazare politike….Nano dhe Berish nuk mbajten pergjegjesi per vitet 97-98 ,te dy ja hidhnin njeri tjetrit,konfliktuale dhe tani kompromise ??? Per hir vetem te pushtetit te tyre personal..e zigur qe vetem per popullin nuk mendojne.Jemi ne nje krize BESIMI….Nuk kam pse te shaj e te fyej por realiteti shqiptar flet ndryshe,per kete ndjej keqardhje…Pse!Ndryshimi per mire duhet te filloje…

  7. valter says:

    o skender se smund te them “zoti Skender”, ike se edhe ti nje fytyre ke si saliu dhe nano. Kur ndryshuat sistemin ne 1991 ishin ne nje tavoline bashke edhe me ata studente qe “ndryshuan” diktaturen. Mjate me edhe mbas 20 vjetesh akoma do na genjeni. Ti je i hidhur dhe i “zgjuar”, shejtan budalla por nese do ta dish pasi ne profesion jam ekonomiste jemi shume here me keq se sa greku nga ekonomia pasi ai ska filluar ti shesi akoma sektoret strategjike dhe pasurine e vendit te tij, ndersa ju plehra keni 20 vjet qe i keni shitur dhe per me teper sjua mjaftuan parat e shitura nga pronat e poppullit qe i kishte bere me djerse dhe pune vullnetare qe 50 vjete, por keni thithur ne thaset tuaj edhe ato te emigranteve qe 20 vjete, biles smjaftuat as me kaq por na keni futur edhe ne borxhe qe as sterniprit tane sdo ta ngren koken. Ik skender ik se keshtu beni gjithmon perkrah nanos keni ven jozefinen pasi e dini qe populli e ka me te fresktet urrejten per kete sesa per nanon dhe mendon nga dy te keqija hajt se po pranojme ate me te “voglen”. E njejta metod u aplikua kur u zgjodh saliu ne 2005, e beret ju me korruspionin tuaj te ndyre qe 8 vjete qe populli harroi 97 pasi e çuat ne piken ku sbante me dhe votoi perbindshin qe vrau me qeverisjen e tij 5000 bije nenash dhe sa e sa te tjere neper kufij. Ah mjere ky popull qe u ra per pjese fara juaj e poshter. Por do ti lanin gjynahet do ti lanin ne mos ju pasardhesit tuaj. ZOti vonon pos harron.

  8. NYC says:

    sa te jene ne politike morracaket e Enver Hoxhes si ty Gjinushi,Berisha, Rama me shoke,,,,, Shqiperia nuk ben hajer

    1. Populli says:

      Me reagime si ky yti,nuk ka menyre me te mire per te mbrojtur Berishen.Analiza e Gjinushit eshte me e sakta dhe e vetmja zgjidhje per ne,popullin.Tere keto qe jetojme,shohim e degjojme jane ne kurizin tone.

  9. Alfonci says:

    I lutemi ambasades Amerikane kur ta vendosi presidentin shqiptare ta kete parasysh te jete me teste Partie te jete komuniste PKSH.Se Amerika i nderon dhe respekton komunistat shqiptare.

  10. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Gjinushi eshte per tu vlersuar per opoziten qe ben!

  11. hajriu says:

    Per titullin e mesiperm ka shume te drejte ky Gjinushi , por do ngelet gjithmone kelyshi i enver kurves dhe k*rvat e enverit nuk duhet dhe nuk mund te bejne moral…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje