Mançester Siti dëshiron të festojë titullin në kampionatin anglez të futbollit duke i ofruar Roberto Mançinit një kontratë të re me vlerën e 22 milion paund.
Kjo marrëveshje e re katërvjeçare do ta bëjë trajnerin italian më të paguarin në Angli përkrah Aleks Ferguson.
Siti kishte planifikuar të rriste me 2 milion paund në vit rrogën e trajnerit italian, duke e çuar atë në 5.5 milion paund në vit, edhe nëse kjo skuadër nuk fitonte titullin kampion në këtë sezon.
Por tani ata janë mëse të lumtur të paguajnë për Mançinin pasi ky i fundit arriti të rikuperonte 8 pikët diferencë me Mançester Junajtid dhe të kalonte përsëri skuadrën në kreun e renditjes, ndonëse vetëm falë diferencës së golave. Tani, Siti ka mundësinë të fitojë titullin kampion që i mungon prej 44 vitesh nëse arrin të fitojë ndaj QPR të dielën.
47 vjeçari Mançini ka filluar të planifikojë sezonin e ardhshëm te ky klub. Ai ka marrë aprovimin e sheikut Mansur që të bëjë një ofertë prej 30 milion paund për të blerë nga Arsenali sulmuesin Robin Van Persi. Gjithashtu, skuadra e tij është favorite për të siguruar shërbimet e mesfushorit Eden Hazard, i cili pritet të kushtojë rreth 25 milion paund.
Lojtaret mund te blihen por zemra nuk blihet dhe City eshte ekip pa zemer. E veshtire te arrijne rezultate nqs fanela nuk u peshon.