Gazeta britanike “Sunday Times” ka botuar renditjen e sportistëve më të pasur të globit, pa marrë parasysh sportin në të cilin ata gjenden.
Ndonëse futbolli mbetet sporti më popullor në botë, sportistët më të pasur nuk vijnë nga fushat me bar të stadiumeve, por atyre të golfit.
Tajger Uds, pavarësisht divorcit me gruan që i ka kushtuar një pjesë të madhe të pasurisë së tij, mbetet sportisti më i pasur në botë me 666 milionë euro të fituara gjatë karrierës së tij. Kjo shumë duhej të ishte diku të 1 miliard euro por një pjesë e madhe e parave dhe pronave të tij i ka shkuar ish-bashkëshortes Elin Nordegren.
Sporti i golfit është përfaqësuar me 5 sportistë në listën e 20 më të pasurve, duke treguar se është një prej disiplinave më të pasura në tërësi.
I dyti në listë dhe i vetmi që mund të konkurrojë me Tajger Uds është piloti gjerman i Formula 1, Mikael Shumaher, i cili përllogaritet të ketë 632 milionë euro të fituara. Ndërkohë, vendi i tretë është shumë i shkëputur dhe i përket legjendës së basketbollit amerikan, Majkëll Xhordan, i cili ka në gjendje 397 milionë euro të fituara.
Sporti i futbollit është shumë larg në këtë listë dhe futbollisti më i pasur mban vendin e 10-të. Ai është Devid Bekam, i cili ka 198 milionë euro. Në vendin e 15-të është Lionel Mesi, i cili ka lënë prapa edhe në këtë renditje rivalin e tij të madh Kristiano Ronaldo.
20 SPORTISTËT MË TË PASUR TË BOTËS
1. Tajger Uds (Golf) 666 Milionë Euro
2. Mikael Shumaher (Formula 1) 632 Milionë Euro
3. Majkëll Xhordan (Basketboll) 397 Milionë Euro
4. Arnold Palmer (Golf) 285 Milionë Euro
5. Roxher Federer (Tenis) 242 Milionë Euro
6. Kobi Brajant (Basketboll) 229 Milionë Euro
6. Deil Ernhardt Xhunior (NASCAR) 229 Milionë Euro
6. Aleks Rodriguez (Beizboll) 229 Milionë Euro
9. Greg Norman (Golf) 215 Milionë Euro
10. Devid Bekam (Futboll) 198 Milionë euro
11. Xhek Niklaus (Golf) 195 Milionë Euro
12. Shakil O’Nill (Basketboll) 192 Milionë Euro
13. Geri Pleier (Golf) 153 Milionë Euro
14. Oskar De La Hoja (Boks) 136 Milionë Euro
15. Lionel Mesi (Futboll) 130 Milionë Euro
16. Kevin Garnet (Basketboll) 127 Milionë Euro
17. Kristiano Ronaldo (Futboll) 126 Milionë Euro
18. Fernando Alonso (Formula 1) 124 Milionë Euro
19. Kimi Raikonen (Formula 1) 124 Milionë Euro
20. CC Sabatia (Beizboll) 124 Milionë Euro
po keta shkerdhatat me harun mu me 340 milion euro
E papranueshme kjo renditje sidomos ne kreun e saj ku:
1- eshte Argita Sali Liri Berisha-Malltezi me 1 Miliard Euro (Vicidoli dhe gjithe Tropoja nuk kushtojne 1 Miliarde Euro, po ku i gjeti GITA…)
2- eshte Shkelzen Sali Liri Berisha me 999 Milion Euro (ka akoma barut+predha+fisheke+arme te shume llojeve neper reparte Ushtarake keshtu qe Xeni do ja kaloje motres me dyfish e trefish…Pse jo sa te kete EDI RAMEN mburoje…)
Interesante..nese do te kerkosh ne google per sportistin me te pasur ne bote Tajger Uds ..nuk merr asnjelloj informacioni..askush nuk jep , nuk eshte botuat asnje e dhene per kete “Tajger Uds”.
Mos ndoshta gazetari e ka shkruajtur emrin gabim.
@Agimit: Bravo Agim, tu desh shume ta kuptoje qe gazetari e ka shkruar gabim…….(ose me sakte sipas gjuhes shqipe ai e ka degjuar dhe e ka shkruar).
shiko per : Tiger Woods (Tajger Uds) dhe do ta gjesh….
Ke ploteisht te drejt quhet Tiger Woods dhe profesioni i tij eshte golfi