Gatuzo kërcënon: Lë futbollin nëse nuk luaj më shumë!

8 Maj 2012, 11:08Sport TEMA

Xhenaro Gatuzo ka bërë të ditur se do të lërë futbollin e luajtur nëse Milani nuk është në gjendje t’i garantojë më shumë minuta në fushën e lojës në sezonin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i kombëtares italiane është në përfundimin e kontratës së tij me klubin kuqezi dhe pritet që shumë shpejt të ulet në bisedime me Adriano Galianin për të folur rreth të ardhmes.

Megjithatë, Gatuzo tha se nëse nuk arrin të marrë siguri nga drejtuesit e skuadrës rreth aktivizimit me skuadrën titullarë, ai nuk e ka problem t’i thotë lamtumirën fushës së gjelbër.

“Do të flas me Galianin rreth të ardhmes time. Nëse nuk luaj, atëherë do të rri në shtëpi me fëmijët e mi. Gjëja më e rëndësishme është se dua të luaj, të ndjej se jam i gjallë. Përmbajtja e kontratës nuk është e rëndësishme”.

Ndonëse 34 vjeçari ndjen se ka ende shumë për t’i ofruar Milanit, ai e pranon se skuadra ka nevojë për rifreskim dhe për të afruar lojtarë me moshë më të re. “Skuadra është pak e vjetër në moshë dhe drejtuesit duhet të vihën në lëvizje rreth kësaj çështje”, tha Gatuzo, i cili kaloi pjesën më të madhe të sezonit duke u riaftësuar pas një problemi në sy./lajmeshqip

3 komente në “Gatuzo kërcënon: Lë futbollin nëse nuk luaj më shumë!”

  1. gjimi says:

    fshati po digjet e kurva po krehet e njejta gje edhe me ty o Gatuzo.

  2. Dean says:

    Pse akoma luan ky idiot??????????????

  3. enofieraku says:

    ti ke tre vjet qe nuk luan or idiot, duhej ta kishe len para tre viteve nese ju beson fjaleve qe thua , o kok ftua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje