Lamtumira emocionuese e Guardiolës

6 Maj 2012, 14:48Sport TEMA

Ndeshja e fundit si trajner e Pep Guardiolës në “Kamp Nou” është shoqëruar edhe me lamtumirën e tij emocionale, një festë e përgatitur nga klubi katalanas, me pjesëmarrjen e 89 mijë spektatorëve të pranishëm në stadium.

Tekniku që është kthyer në një nga idhujt e Barcelonës dhe padyshim në një nga personazhet më të dashur të klubit, ka shprehur emocionet e tij duke folur nga mesi i fushës pas përfundimit të takimit.

“Jeta më ka bërë këtë dhuratë në këto vite, që të kënaqem me këto djem. Unë kam qenë shumë i privilegjuar dhe ju nuk e dini vlerësimin që kam për të gjithë ju, për mbështetjen që më keni dhënë. Faleminderit të gjithëve, kemi luftuar çdo ditë që ju të kaloni sa më mirë kohën duke na parë të luajmë futboll. Por unë jam i qetë, se largohem duke e ditur që ju lë me lojtarët më të mirë”, tha Guardiola në lamtumirën e tij.

Ndërkohë, spektatorët e përshëndetën atë me një parullë gjigande ku shkruhej ‘T’estimem Pep!’ (‘Të vlerësojmë Pep!’). Edhe gjatë ndeshjes kishte vazhdimisht kore në adresë të tij, ndërsa tifozët kanë shkruar mesazhe përshëndetje në një mur të madh që klubi kishte vënë në dispozicion për të gjithë ata që donin të uronin trajnerin katalanas.

I larguar mes duartrokitjeve të tifozëve dhe skuadrës së tij, Guardiola ka preferuar që lamtumirën e “vërtetë” nga “Kamp Nou” ta bënte vetëm pasi ishin fikur të gjitha dritat e impiantit dhe shkallët e tij të ishin boshatisur plotësisht. Trajneri i katalanasve është kthyer në fushë në orët e vona të natës nën shoqërinë e babait, bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij, duke qëndruar për disa minuta në errësirën e stadiumit, ashtu siç kishte bërë edhe në vitin 2001, kur ishte larguar nga ky klub si futbollist.

4 komente në “Lamtumira emocionuese e Guardiolës”

  1. Guxhua says:

    Po Mourinjos a kane bere ndonje pritje si kjo?

  2. Rrapi i celos says:

    Aplikoi futbollin me spektakolar qe eshte shfaqur ndonjehere ne toke . fitoi 13 tituj ne 3 vjet,”fitoi” KAMPIONATIN EUROPIAN dhe ATE BOTEROR me KOMBETAREN , ESHTE GATI DHE DO TE FITOJE DHE KUPEN E SPANJES,KA TRAJNUAR FUTBOLLISTIN ME GJENIAL QE ESHTE PARE NDONJEHERE ,kandidatin KRYESOR PER TE FITUAR TOPIN E ARTE PER TE 4-EN HERE RRESHT ,SEPSE SIVJET KA THYER TE GJITHA REKORDET BOTERORE NE FUTBOOL QE ISHIN TE PA THYERA QUSH NGA 1925 !!! .THEY DHE TEJKALOI REKORDIN E LEGJENDARIT GERD’HARD MULLER . POR UNE BESOJ SE BARCELONA DO TE VAZHDOJE TE NA ZBAVISE ENDE ,PAMVARESISHT LARGIMIT TE GUARDIOLES .

    1. Argita_B says:

      Me shkronjat e voga ke hyr ne sherr ti apo si eshte puna..? lol

      Guardiola eshte e vertete qe ben pjese te trajneret qe ka aplikuar nga futbollet me te bukura ne bote, aplikues i perpikte i vizionit qe la Rinius Michels nepermjet Kruiff te Barcelona.
      Masa eshte nje filozofi e lene prej Kruiff, pra ringjallje e Ajaksit te viteve 1970.
      I vetmi difekt qe ka sistemi i lojes se Barcelones aktuale eshte mungesa e pragmatizmit pasi e teprojne me mbajtjen e topit.

      1. kujtim says:

        Argita, me kenaqe me shprehjen e pare (per germat e medha te Rrapit te Celos). Por me mungesen e pragmatizmit dhe mbajtjen e tepruar te topit, ja fute kot. Mbi 100 gola ne cdo kampionat, nuk eshte mungese pragmatizmi. Mund te me thuash: A ke pare ndonjehere ne jeten tende (nuk ta di moshen) futboll me te bukur se ky qe po ben Barcelona kete kohe? Une jam 46 vjec dhe nuk kam pare. Por jam dakort me ty qe Guardiola korri frutat e bimes qe mbolli Krujf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje