Presidenti i skuadrës së Santos, Alvaro Ribeiro, i ka bërë thirrje sulmuesit Neimar që të mos vihet asnjëherë nën urdhrat e Zhoze Murinjos nëse dëshiron që të bëhet një lojtar i madh.
Sulmuesi është përmendur shpesh si në nga objektivat e merkatos të madrilenëve dhe Barcelonës, por ai ka vendosur gjithsesi që të qëndrojë në Brazil dhe të mbyllë kontratën ekzistuese që ka me klubin, e cila përfundon në vitin 2014.
Presidenti Riberi, ka lënë të nënkuptohet të cila skuadër do të dëshironte ta shihte lojtarin e tij pas largimit, duke e këshilluar që të evitojë në të gjitha mënyrat Zhoze Murinjon.
“Më hyjnë drithërimat kur e imagjinoj Neimar të stërvitur nga një person që ka si moto disiplinën. Në fakt nuk arrij ta imagjinoj. Nëse Neimar do të përfundonte te Real Madrid, Murinjo do të firmoste fundin e një prej talenteve më të rëndësishëm të futbollit botëror”, ishin fjalët e Ribeiro.
Ndërkohë, për sulmuesin në fjalë ka folur edhe shoku i tij i skuadrës, Luis Fabiano, i cili ka qenë për shumë vite protagonist në futbollin evropian me fanellën e Seviljes,. “Ai mund të krahasohet me Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Është padyshim më i mirë se Kristiano Ronaldo, por është ende pak më poshtë nivelit të Mesit”, tha Luis Fabiano./lajmeshqip
Le te vije ky tipi NEYMAR PO TE JETE DJALI I FORTE DHE TE MAT FORCAT OSE NE SPANJE ,OSE NE ITALI ,OSE NE ANGLI me ekipet elitare DHE TE SHOHIM CFARE DO TE BEJ ,SEPSE SANTOSIN E PAME SA HENGRI NGA BARCELONA NE DHJETOR 2011 ,4-0 . PO te ishte trim PELJA NUK RRINTE TEK SANTOSI dhe ekipe fantazem si KOZMOSI NE USA aty ku pleqeronin ish yjet e botes mbas moshes 36-37 vjecare !