Tifozët e Interit: Ta humbim derbin, që të hakmerremi për 5 majin ndaj Juventusit

4 Maj 2012, 10:33Sport TEMA

Interi mund të vendosë të mos respektojë kampionatin në ndeshjen e të dielës në darkë kundër Milanit. Zikaltërit duket se nuk luftojnë më për asnjë objektiv këtë sezon dhe për fatin e tyre të keq, mund të jenë vendimtarë në luftën për titull, duke favorizuar kushërinjtë e urryer të Milanit, apo armiqtë e përbetuar të Juventus.

Pikërisht ky fakt ka bërë që tifozët të hedhin idenë që e keqja më e vogël në këtë rast është një fitore e Milanit, pasi kurrsesi nuk mund ta pranojnë faktin që të ndihmojnë Juventusin. Një gjë të tillë ata ia kanë kërkuar skuadrës nëpërmjet forumeve të ndryshme, duke u kërkuar lojtarëve që të neglizhojnë në derbin e fundjavës.

“Në një sezon pa trofe, kënaqësia jonë më e madhe do të ishte të shihnim Juventusin duke humbur titullin në javët e fundit. A ju kujtohet 5 maji?(ne 5 maj te 2002, Juventusi fitoi kampionatin ne javen e fundit, pasi Interi, qe ndodhej nje pike perpara, humbi 4-2 ndaj Lacios, ndersa bardhezinjte fituan ndaj Udinezes 0-2. Kete interistet nuk mund ta harrojne kurre)”, ka qenë thirrja e një grupi tifozësh.

Ndërkohë, presidenti Morati është edhe më i mërzitur me këtë situatë që nuk do e dëshironte kurrë. “Këtë vit do ia bëjmë një nder o njërës skuadër, o tjetrës. Por për mua nuk përbën asnjë ndryshim se cilës”, ishin fjalët e presidentit, duke lënë kësisoj gjithçka në dorë të skuadrës. Situata e krijuar, mund të sjellë që ky të bëhet një nga derbit me më pak interes të të gjitha kohëve, i shoqëruar me një stadium gjysmë të boshatisur dhe pa tifozerinë e zakonshme të ndeshjeve të tilla.

1 komente në “Tifozët e Interit: Ta humbim derbin, që të hakmerremi për 5 majin ndaj Juventusit”

  1. zalo says:

    sido qofte interi le tja lere milanit fitoren por JUVENTUSI dote fitoje dhe milani do te mbetet me gisht ne goje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje