Roberto Mançini i prish darkën Uejn Runit

2 Maj 2012, 17:03Sport TEMA

Uejn Runi duket se e ka përjetuar më shumë se ç’duhet humbjen në derbi me Mançester Sitin. Sulmuesi i Junaited, pas humbjes, në të cilën bëri një paraqitje me të vërtetë zhgënjyese, vendosi që të darkonte me bashkëshorten e tij.

Runi mendoi për një vend të qetë dhe për këtë arsye shkoi në restorantin “Edge Alderley”. Por, sapo porositi ushqimin, Runi u përball me një surprizë të pakëndshme. Në tavolinën ngjitur ndodhej trajneri i Sitit, Roberto Mançini.

Ky i fundit, tej mase i lumtur për fitoren, nuk bënte gjë tjetër, veçse qeshte. Kjo gjë nuk është duruar nga Runi, që nuk mund ta duronte dot një poshtërim të tillë dhe për këtë arsye, është ngritur nga tavolina, pa e ngrënë ushqimin, për të shkuar në një restorant tjetër.

2 komente në “Roberto Mançini i prish darkën Uejn Runit”

  1. england says:

    Nuk mjafton humbja ne fushen e blerte!
    por i faturojne vetes humbje dhe jashte saj
    E cfare do presesh nga nje koke tul,qe pervec se di te luaje futboll,te tjerat i ka negative(nese zoti nuk do ish treguar zemergjere me te,do kish perfunduar ndonje druvar,ose murator)humbja duhet marre me sportivitet,fundja jeta vazhdon edhe nese nuk fiton
    City kete vit e meriton te fitoje Premier League-n,e ka bere plakushin grindavec,dhe pijanec Ferg te porosise whisky me fuci,pasi shishet nuk ja trullosin dot mendjen,dhe ja kane bere hunden si spec i kuq lushnje

  2. sadik says:

    ke te drej ti zoti fshatar,se nuk e meriton sititi ate fitore,dhe sa paer mancinin mendoj te behej picer se sa ato qe the ti me lart….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje