Aleks Ferguson e pranon humbjen dhe e cilëson atë si një rezultat të drejtë. “E patëm të vështirë që të krijojmë raste për shënim. Kundërshtari luajti më mirë, fitoi dyluftimet në mesfushë dhe mund të them se e meritoi fitoren. Nuk mund të ankohem për rezultatin. Tashmë ata janë në një pozitë tepër komode në garën për titullin kampion dhe detyra jonë e vetme është që të fitojmë dy ndeshjet e mbetura”, – deklaroi trajneri i Mançester Junajtid.
Për sa i përket incidentit me trajnerin e Sitit, ai tha: “Mançini kishte gjithë javën që komentonte arbitrat dhe përgjatë gjithë ndeshjes vetëm ankohej te gjyqtari i katërt. Në këtë mënyrë nuk bënte gjë tjetër veçse ushtronte presion mbi ta. Nuk është aspak e drejtë një gjë e tillë, aq më tepër që arbitrimi ishte mjaft cilësor. Sigurisht që u nervozova, pasi një trajner nuk duhet të përdorë kësi mënyrash”. Edhe pse arritën të kryesojnë me tetë pikë, tashmë “djajtë e kuq” renditen të dytët, me pikë të barabarta me Sitin.
Trajneri i Mançester Sitit sakaq, Roberto Mancini, shprehet i lumtur për fitoren e arritur, por nuk e cilëson atë si vendimtare në garën për titullin kampion.
“Morëm tri pikë të rëndësishme dhe plotësisht të merituara. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Junajtid është një ekip mjaft i fortë, megjithatë e administruam me sukses lojën. Ata menduan më shumë për t’u mbrojtur dhe në fakt, nuk patën asnjë rast të mirë për shënim. Gjithçka shkoi siç duhej. Titulli kampion?
Është ende herët për të folur, llogari do bëjmë vetëm pas ndeshjes së radhës në kampionat. Madje, mendoj se Junajtid është pak më i favorizuar se ne për të triumfuar”, – u shpreh Mançini.
Trajneri italian përgëzoi edhe kapitenin Kompani, i cili shënoi golin e fitores. “Jam i lumtur për të, sepse e meriton një gol kaq të rëndësishëm dhe që sigurisht nuk mund të harrohet lehtë. Një mbrojtësi nuk i takon shpeshherë që të gjejë rrugën e rrjetës, por Vinsent e bëri pikërisht në derbi”, – shtoi tekniku italian.
Në fund, ai komentoi debatin e ashpër që pati me Aleks Fergusonin. “Është normale që trajnerët të jenë nën tension në përballje të tillë, por nuk e kuptova agresivitetin e Aleksit. Ai m’u afrua dhe më shau me një fjalor tepër vulgar. Unë iu përgjigja. Gjithsesi, mendoj se janë gjëra që lidhen me emocionet e momentit dhe për mua nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, – përfundoi Mançini.
Mancini don te imitoje palacon e Realit. Nje eshte ai. Pastaj me ke zihet? Me ikonen e trjnereve. Fergusonin deri me sot nuk e kishim pare te reagonte ne ate menyre. Dhe ne fund vajti i dha doren. Bravo shume i fiseshem. Kurse plera Mancini ja dha dore me koke nga ana tjeter.Sa gjynah ta shikoje ate skene. Njeri prej xhizi tjetri si jevg.Por nje gje eshte e sigurte xhizi mbetet xhiz.
Te kam konsideruar si te nderuar ne dy tre komente qe kemi shkembyer opinione me njeri tjetrin,por me kete koment po zhgenjen shume!
E para qe dua te them eshte fakti se nuk e njihke fare Skocezin Ferg
e vlersoj pa mase punen e tij ne krye te stolit te Manchesterit per plot 26 vite,por eshte nje plakush me huqe shume,per cdo humbje ose pakenaqesi gjate lojes Fergusoni i ben shume presion arbitrave,dhe kjo gje eshte komentuar disa here ketu nga opinionistet sportive,sidomos nga Jamie Radknapp,dhe Glen Hoddle ndoshta kjo vjen ngaqe nuk je ndjekes i rregullt i Premier League,ketu po qe se nuk i jep doren kundershtarit kur mbaron ndeshja te fusin ne “burg”te bombardojne me kritika,dhe tjetra qe desha te thoja eshte se ne shkrim je treguar shume racist(nuk mendoj se je i tille)por po te shkruajme ne Shqiptaret te tilla gjera,cfare duhet te thone te tjeret per ne(nuk vuaj nga ndjenja inferioritetit,por ne kemi nevoje,dhe jetojme neper bote,dhe ketu ku jetoj une nuk guxon njeri te thote dhe nje fjale te vetme diskriminuse,ligji nuk ja lejon askujt kete)pastaj dhe ato qe ke permendur ti jane njerez si une dhe ti,pamvarsisht ngjyres qe mund te kene.Une arrij te kuptoj ty qe e ke me Mourinjon se ju prishi endrat…
koment perfekt..skam asgje per te shtuar..man city ishte me i mire mbreme..dhe mourinjo e ka treguar veten qe eshte me i miri se ku ka shkuar ka fituar
Z.England duke lexuar shkrimin tend une per disa gjera edhe terhiqem. Por dje nuk me pelqyen fare replikat midis trajnereve. Mu duk sikur semundja Mourinjo kapi dhe futbollin anglez.Dhe te te them te verteten nuk me erdhi mire.Eshte e vertete qe une nuk e njoh mire futbollin anglez pas kuintave. Por mu duk jo i drejte reagimi i Mancinit megjithse i pari e filloi Ferguson. Kjo duke pasur parsysh moshen dhe emrin e madh si trajner qe une e shoh ne siperfaqe. Mund te jete dhe kjo qe ju thoni por une nuk i njoh prapaskenat. Dhe une mendoj Mancini nuk duhej ti pergjigjej me te njejten monedhe. E para ai ishte ne avantash e dyta gjykimi ishte i shkelqyer dhe e treta vendi ishte i gabuar. Per qendrimin racist e kisha fjalen me kuptim figurativ per veptimet.
koment shume i drejte england,tani e mora vesh arsyen e dhenies se dores pas ndeshjes sepse po mendoja c’kuptim ka dhenia e dores kur 5 minuta me pare po ofendonin njeri-tjetrin pa [email protected] Guxhua:Mancini vajti i pari i dha doren Sir Ferguson i cili e priste tek pankina e tij i fshehur pas njerezve qe ishin aty rrotull.
Nuk quditem aspak me reagimin e zhabarit Roberto Manqini, ai ben pjese ne familjen e Murinjos, Ibrahimoviqit, Pepes, Ramosit e disa felliqesirave tjera. Ai edhe si futbollist me shume komunikonte me referin se sa qe luante, keshtu qe eshte e vertete ajo qfare pohon legjenda e menaxhereve, Sir Alex Ferguson, per presionin ndaj refereve. Sgurisht qe jam i lenduar nga humbje e UNITED-it, jo per faktin e futbollisteve te CITY-it, por per faktin e Roberto Manqinit, nje njeri i cili eshte krejtesisht i ngjashem me Hoze Murinjon, per nga menyra se si e drejton ekipin e tij. Ai me irriton pamas. Vertete ai gjate gjithe javes nga frika qe kishte per humbjen e derbit, e drejte ngase nje humbje titulli nese mund ta quajme ashtu, do ti kushtonte ne fund-sezon me shkarkim te padiskutueshem, marre parasysh shumen e te holave qe me direktivat e tija jane shpenzuar per kuadrin e futbollisteve te CITY-it. Megjithe, humbjen Manchester UNITED, mbetet ekipi legjende dhe konkurrues pa asnje diksutim. CITY-i fitoi derbin me plot merite dhe marre per baze maratonizmin e kampionatit (Premier League), ndoshta meritojne te shpallet kampion ne kete vit (2011-2012). Si fans i Manchester UNITED-it, do t’i sugjeroja Fergit qe te beje te pakten dy blerje per mesfushe dhe nje sulmues ne menyre te padiskutueshme. Ju faleminderit…
Ja pse te respektoj!
nuk e di ku jeton Guxhua,por je nga nje grup shume i vogel Shqiptaresh qe dine dhe te terhiqen(nuk po i jap aspak te drejte vehtes)persa i perket asaj qe thua pas kuintave,kudo ka te tilla(edhe Anglia nuk ben perjashtim)mbaj mend kur i moren nje opinion Mancinit ne lidhje me ndeshjen ne grup te M.City kundra Napolit,dhe ku Mancini u tregua pak i rezervuar kundrejt ekipit Italian(ndoshta e dinte se ishte e veshtire te kualifikohej)dhe dha nje pergjigje pak a shume te tipit se Napoli ka tradita eshte ekipi qe kane luajtur lojtare si Maradona dhe ka me teper pervoje se ekipi qe une drejtoj,ndersa opinionistet nuk e pranuan llogjiken e tij,dhe se Mancesteri eshte i vjeter sa vete futbolli thane ata.Pra doja te thosha se ne fund te gjithe pa perjashtim mabjne anen e vendit ku lindin e rriten,kjo eshte fiziologjike…
o ti zoti anglez po na thua qe e njike mire futbollin anglez, eshikoj sa e njeh, dhe sa per Mancesterin ti nuk e ke iden se kush eshte, edi se mos eshte mark robash.dhe ai mancini ka ber namin kur ka lozur vete se ka qen nje ordiner qe nuk ja kidhte iden topit…….