Kjo goditje vërtet duhet të dhembë. Boksieri Tony Pietrantonio u rrëzua në sekondën e 31-të të raundit të tretë nga një e djathtë e tmerrshme e rivalit amerikan të peshave të rënda, Lavarn Harvell.
23 vjeçari Harvell quhet edhe Baby Bowe për shkak se i ngjan ish- kampionit Riddick Bow. “Isha i lumtur që e bëra atë përpara fansave të mi,” thotë ai. “Por kjo përpara se të shihja se sa shumë e kisha dëmtuar”.
Pietrantonio, edhe ai amerikan, u shemb pa ndjenja përtokë. Arbitri thirri mjekët, por ai arriti të ngrihej dhe u largua nga ringu me këmbët e tij.
Po pse sport quhet ky? Goditet per vdekje organi me i rendesishem i njeriut dhe me delikati qe eshte truri dhe kjo quhet “sport”. Cinizem me te madh nuk ka.