Teuta dhe Skënderbeu barazim, lufta për titull mbetet ende e hapur

29 Prill 2012, 17:35Sport TEMA

U luajt java e 24-t e Kategorisë Superiore, e cila ka sërish në krye Skënderbeun e Korcës, që kësaj here ishte mysafir në Ballsh, ku nuk kanë shkuar më tej se barazimi i bardhë 0-0, i ndjekur nga “djemtë e detit” të Hasan Likës, që mbeten të dytët, me një pikë më pak, teksa u ndeshën në shtëpi, ndaj debutuesve kamzalinj, duke regjistruar po ashtu barazim të bardhë.

Të dyja këto skuadra vijojnë ende betejën për fitimin e titullit kampion.

Java e 24-t
BYLIS-SKENDERBEU 0-0
Gjyqtar: Albano Janku (Tiranë)

TEUTA-KAMZA 0-0
Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)

TIRANA-SHKUMBINI 1-1
Shënues: Cikalleshi 70′/ A.Magani 88′
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi (Fier)

KASTRIOTI-LACI 0-1
Shënues: Emurllai 12′
Gjyqtar: Laver Alla (Lushnje)

APOLONIA-POGRADECI 1-1
Shënues: Mucaj 7′ / Eminhazeri 9′
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj (Tiranë)

VLLAZNIA-TOMORI 0-0
Gjyqtar: Remzi Sadiku (Elbasan)

FLAMURTARI-DINAMO 5-0
Shënues: Progni 1′, 60′, 69′, Pejic 34′, 45′
Gjyqtar: Olsi Sokoli (Tiranë)

1 komente në “Teuta dhe Skënderbeu barazim, lufta për titull mbetet ende e hapur”

  1. Shqiptar Guximtari says:

    Hahahahaha sa kam qeshur me keta gazetare te lodhur qe bejen shkrime te tilla. Po Teuta dhe Tirana kane dy jave rresht qe nuk fitojne dot e keta thone kampionati qenka akoma i hapur …… pffffffffff. plasni ju plasni se dhe sivjet te njejtin kampion do keni….LEGJENDARIN SKENDERBE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje