Shumëkush ka parë me kureshtje mungesën e Lionel Mesit në konferencën e Pep Guardiolës ku ai bëri publik vendimin për të mos vazhduar më në drejtimin e skuadrës katalanase, pasi aty gjendeshin thuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së Barcelonës.
Por ky dyshim ka zgjatur vetëm pak minuta, aq sa i është dashur yllit katalanas të publikojë një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook rreth kësaj çështje, duke treguar arsyen e vërtetë pse nuk ishte qenë përkrah shokëve të tij të skuadrës.
“Falënderoj me zemër Pep për atë që ka arritur t’i japë karrierës time profesionale dhe personale. Për shkak të emocioneve që ndjej, vendosa të mos isha i pranishëm në konferencën për shtyp, përkrah gazetarëve, pasi e dija që ata do të kërkonin shenjat e vuajtjes të lojtarëve, por kjo është diçka që unë kam zgjedhur të mos e shfaq”, ishin fjalët e futbollistit, i cili ka pranuar në këtë mënyrë se e ka përjetuar shuam keq këtë vendim të trajnerit të tij.
Në një tjetër rrjet social, Twitter, ka ardhur falënderimi i kapitenit Pujol. “Faleminderit për gjithçka Pep! Na ke mësuar rrugën që duhet ndjekur… Një përqafim i madh”, ishin fjalët e tij./lajmeshqip
po ky ne foto mos eshte massimo morati?
E pergezoj Guardiolen per vendimin.
Une gjithmone kam besuar se nje dore e padukeshme vepron ne futboll. Si vepron ? Per mua eshte konspiracion dhe mashtrim per te mos lejuar hegjemonine ne futboll , qe edhe keshtu eshte i kapur nga mafia ,dhe eshte industria me e madhe ne bote per larjen e dollareve ,eurove ,sterlinave e ku di une tjeter. Kjo dore e gjate dhe e “PADUKESHME” leviz trajnere dhe futbolliste nga nje ekip ne tjetrin porsa vene re qe nje ekip dominon me loje dhe me skema dhe me rezultat .Ne kete rruge po ecen dhe PEP GUARDIOLA ,te cilit megjithate i uroj fat , por kam mendimin se kurre nuk do te gjej nje ekip te dyte qe te jete gjigand si BARCELONA . Per sa i takon deklarates se MESSIT UNE MENDOJ SE ato jane fjale te sinqerta qe dalin nga zemra . Pas ikjes se STRATEGUT GUARDIOLA une mendoj se asnje tjeter nuk do te jete ne gjendje te vozise makinen perfekte qe quhet BARCELONE !
Z.Rrapi i celos te pershendes! I lexoj te gjitha komentet tuaja dhe te pergezoj per shkrimet. Por kur mendoj ndryshe do te kundershtoj. Shkruaje se asnje tjeter nuk do jete ne gjendje te levize makinen perfekte qe quhet Barcelone. Gabohesh. Barcelona madheshtine filloi ta shfaqte qe me Rajkard. Barcelona eshte superklub. Ka akademine me te mire ne bote. Ka buxhet qe mund te bleje lojtare klasi. I ka te gjitha strukturat perfekte. Me 2-3 perforcime do behet me e forte. Me nje trajner si Bielsa te siguroj se do behet ekip edhe me madh.