Guardiola, mes rinovimit dhe Anglisë

26 Prill 2012, 13:42Sport TEMA

E ardhmja e Pep Guardolës do të vendoset gjatë kësaj jave, pasi sot është planifikuar një takim mes trajnerit të Barcelonës dhe presidentit të kësaj skuadre, Sandro Rosell. Siç ka pranuar vetë Guardiola, në këtë takim do të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëhet në klubin katalanas, nëse ai do të vazhdoj ta drejtojë ekipin apo do t’i japë lamtumirën skuadrës me të cilën në 4 vitet e fundit ka dominuar skenën botërore.

Gjatë ditës së djeshme, Guardiola është takuar me asistentin e tij, Tito Vilanova, për të diskutuar rreth të gjitha opsioneve të mundshme që i paraqiten aktualisht trajnerit, i cili është më i kërkuari në botë për momentin.

Takimi me Rosell prite të zhvillohet sonte në darkë, ndërsa lojtarët do të mësojnë vendimin e trajnerit që në stërvitjen e tyre të parë apo maksimumi nesër. Cilido qoftë vendimi, Guardiola ka vendosur që ta bëjë atë menjëherë publik, pasi nuk dëshiron që të vonojë planet e klubit për të ardhmen.

Mediat spanjollë kanë aluduar se ai ka vendosur që të largohet, ndonëse disfatat e fundit e kanë bërë më të vështirë këtë vendim pasi ai do të dëshironte të ikte me një trofe tjetër të fituar, kampionatin apo Ligën e Kampioneve. Largimi në kushtet aktuale do të dukej sikur nuk kishte më besim te aftësitë e skuadrës që ka ndërtuar vetë.

Megjithatë, Guardiola ka përpara në tavolinë një tjetër ofertë të parefuzueshme, atë të Federatës Angleze që është gati t’i besojë kombëtaren e saj. Ata i kanë bërë ftesë trajnerit katalanas që të marrë këtë kombëtare gjatë Evropianit apo pas tij, me të drejtën e plotë të bëjë rinovimin e shumëkërkuar të brezave të kombëtares së “tre luanëve”, duke i dhënë një identitet të ri lojës së tyre, ashtu siç ka bërë te Barcelona.

Nuk mungon edhe interesimi i pothuajse të gjithë klubeve më të njohura në botë, duke filluar nga Çelsi, Mançester Siti e Liverpul, për të vazhduar me Milan e Inter. Guardiola thjesht duhet të zgjedhë se cilën nga ofertat që kanë mbërritur në adresë të tij duhet të zgjedhë, nëse dëshiron një eksperiencë krejtësisht ndryshe nga ajo e deritanishmja.

4 komente në “Guardiola, mes rinovimit dhe Anglisë”

  1. england says:

    Pep Guardiola do bente gafen me te madhe,nese do pranonte stolin e kombetares Angleze!ai eshte djale i ri,dhe plot energji,si mundet qe nje trainer i tille te rri te prese ndeshjet nje here ne kaq kohe,sic ndodh me kombetaret,dhe tjetra me kryesorja eshte fakti se Guardiola nuk ka mundesi te ofroje ne kombetare lojtare qe ai i deshiron,dhe skemat e tij nuk funksionojne te Anglezet.
    Zgjidhja do ishte nese 2 apo 3 lojtare te mund te nderronin kombesi,dhe te merrnin pasaporten Angleze…

  2. marku says:

    Ka nje mister ke zgjedhjet me traineret me te mire te botes ne ditet e sotme .. Ai lidhet me nje emer Aleks Ferguson . Si Mourinjo si Guardiola presin largimin e tij .. Manch United eshte maja per nje tariner sepse eshte klubi qe te jep mundesine per nje jetegjatesi ne ate post si asnje tjeter . plus eshte klubi nr 1 ne bote ne menyrene e administrimit dhe nr e tifozeve ne bote.Une jetoj ne USA vete dhe megjithese amerikanet jan palla per ket sport po ti pyesesh per soccer ( kshu i thon futbollit tone) nje emer dine M.U. .. M.U. eshte klubi qe ne turnete ne usa merr gjithmon nr. rekord te shikuesve .

  3. luli says:

    Pasi te marre ekip tjeter,pastaj do te shohim se sa i vlen lekura Pepe Guardioles,se deri ku do te arrije.

  4. albi says:

    respekte pep guardioles,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje