Skënderbeu rikthehet në krye, humbasin Teuta dhe Tirana

25 Prill 2012, 18:58Sport TEMA

Ka zgjatur vetëm pak ditë kryesimi i Teutës në Superligën Shqiptare, ndërsa humbja përballë Laçit, rikthehen në “pole-position” për titullin Skëndërbeun.

Në provën “e zjarrit” drejt titullit, atë të zhvilluar në Krujë, durrsakët dështuan pasi u mposhtën nga një gol i vetëm në mesin e pjesës së dytë.

Nga ana e tij, Skëndërbeu nuk lejoi asnjë surprizë në Korçë, duke mundur Vllazninë 2-1, e duke rimarrë kryesimin, tashmë me një pikë avantazh ndaj djemve të dyshes Lika-Starova.

Nga ana e saj, Tirana del nga gara për titull, pas një humbje të papritur në derbi ndaj Dinamos së vendit të fundit të renditjes. Për dinamovitët, duket se kjo ishte kënaqësia e fundit e marrë në Superligë, përpara se të provojnë për herë të parë në historinë e tyre shijen e inferiorëve.

Në ndeshjet e tjera, rihapet beteja për vendin e katërt në renditje, pasi fitorja e Kastriotit në Krujë, u shoqërua me humbjen e Flamurtarit në Berat, pas një ndeshje të dyluftuar.

Kamza mposhti Pogradecin në periferinë e kryeqyetit, ndërsa Apolonia arriti një fitore të rëndësishme për mbijetesë duke mposhtur Bylisin.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

LAÇI-TEUTA 1-0
Shënues: Vucaj 61′
Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranë)

SKENDERBEU-VLLAZNIA 2-1
Shënues: Xhafaj 53′, Plaku 58′
Gjyqtar: Laver Alla (Lushnje)

TOMORI-FLAMURTARI 3-2
Shënues: K.Arbri 3′, Bakiu 26′ (pen), Hysko 90+1′ / Pejic 31′, 43′ (pen)
Gjyqtar: Sokol Cekaj (Lac)

DINAMO-TIRANA 3-2
Shënues: Djarmati 30′, Kuli 50′, 90′ (pen) / Bala 10′, Kalari 44′
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj (Tiranë)

SHKUMBINI-KASTRIOTI 0-1
Shënues: Mucollari 48′
Gjyqtar: Emirjon Sino (Fier)

KAMZA-POGRADECI 2-1
Shënues: Cventanovski 16′, Manuka 77′ / Cipi 81′
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë)

APOLONIA-BYLIS 2-1
Shënues: Ribaj 80′, Rama 86′/ Abazaj 66′
Gjyqtar: Migen Masha (Tiranë)

 

4 komente në “Skënderbeu rikthehet në krye, humbasin Teuta dhe Tirana”

  1. Rrapi i celos says:

    Turp per kampionatin qe zhvillohet ne vendin tone . AS 50 shikues per ndeshje nuk kishte. ESTRADE DHE MASKARADE .

  2. Populli says:

    Floririn dhe ne balte ta hedhesh flori ngelet. Populli.

    1. sportisti says:

      o popull shume bukur e ke thene ate fjalen e urte te floririt por per ke flori e kishe fjalen apo per ate floririn qe tere jeten e ka komanduer qendra e pataj jemi ne sepse jena nga T….A epo nje dite do te veje haka tek i ZOTI ka thene populli o i dashur popull

  3. toto says:

    me behet qejfi qe nje ekip jashte kryeqytetit te marri kampionatin por jo skenderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje