Çelsi vishet si Reali për të trembur Barçën

24 Prill 2012, 11:06Sport TEMA

Çelsi do të bëjë maksimumin për të shpërqendruar dhe frikësuar Barcelonën në ndeshjen e sotme kundër katalanasve që do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në finalen e Ligës së Kampioneve. Një nga taktikat përfshin edhe kamuflimin si Real Madrid, pasi londinezët do të përdorin kompletin e tyre të bardhë për këtë sfidë.

Skuadra e Zhoze Murinjos ndërpreu në fundjavë serinë prej 54 ndeshjesh pa humbje në shtëpi të ekipit të Pep Guardiolës dhe drejtuesit e Çelsit mendojnë se të vishen si madrilenët mund t’u sjellë fat.

Fanella e parë e Çelsit që është tërësisht blu, është në kontrast me fanellën klasike të katalanasve që është kuqeblu. Por në vend që të veshin fanellat e dyta që janë krejtësisht të zeza, londinezët kanë vendosur që të veshin ato të bardhat.

Në këtë mënyrë, ata do t’i ngjajnë krejtësisht Real Madrid, pasi fanellat e tyre janë thuajse të njëjta me të madrilenëve, sepse janë të prodhuara nga e njëjta firmë materialesh sportive.

Por kjo taktikë mund të rezultojë disi e dëmshme për londinezët, të cilët do të kenë kundër jo vetëm lojtarët në fushë që kërkojnë hakmarrje të dyfishtë, por edhe 90 mijë të pranishmit në “Kamp Nou” të cilët do ta përjetojnë këtë si një sfidë tjetër ndaj rivalëve historikë. /lajmeshqip

9 komente në “Çelsi vishet si Reali për të trembur Barçën”

  1. mesulaku says:

    jo si Reali te vishet por edhe si Spiderman Qelsi do te dale i humbur sonte nga Bernabeu me nje rezultat te paster 3-0 pasi Barcelona duhet te shpetoje sezonin e tij te pakten me champion liguen si dhe kupen e mbretit te fituar prej tij.

    1. paemer says:

      Pse me ne Bernabeu luhet sot me debil?

  2. Elsa Pema says:

    Barcelona sot fiton ndaj Celsit dhe do dale ne finale me Bayern.Mendimi im…

    1. adriani says:

      Plotesisht dakord!

  3. Rrapi i celos says:

    Do te flas pas ndeshjes.

  4. toto says:

    nje gje di te them qe Celsi do ta mbaje rezultatin 0-0 deri ne fund

  5. Shqiptar Guximtari says:

    Vishuni si delet e bardha te realit se fatin do e keni te zi sot, Barca do ju shker..je te pakten me pese gola sot

  6. Martin says:

    une them barca fiton me 2 gola… jo-jo me shume, me 3 gola… jo-jo me shume me 5 gola… ose me 7 gola… le qe jemi qe jemi t’i beje nja 10 gola qe ta kete te sigurte kualifikimin se ku i dihet… ore, eshte qe eshte barca… si thoni? sa ti fusi celsit?

  7. Kol Tivari says:

    Qeky Musulaku po marrka vesh fort kur thote se Barca fiton kunder celsas 3 me 0 ne Bernabeu.Ma mire te leshoje dhite ne kullose e te lane sportin ne pune te vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje