Van der Sar: Për hir të futbollit, Barcelona duhet të fitojë 5-1 ndaj Çelsit

23 Prill 2012, 19:45Sport TEMA

Ish-portieri i kombëtares holandeze dhe Mançester Junaited, Edvin Van Der Sar, mendon se Barcelona do të mund të fitojë ndaj Çelsit në gjysëmfinalen e Ligës së Kampioneve. Madje, sipas tij, për hir të futbollit të bukur që luan, Barcelona duhet të fitojë me një rezultat të thellë.

”Mua më pëlqejnë klubet që sulmojnë. Çelsi nuk bëri asgjë ndeshjen e parë, por u mbrojt me nëntë lojtarë në fushë. Ata kanë mbajtur shumë lojtarë në mesin e fushës. Për hir të futbollit dhe lojës që aplikon, pres që Barcelona të fitojë, madje mendoj se do të fitojë me rezultat të thellë 5 me 1” deklaroi Van Der Sar.

Barcelona në fakt nuk është duke kaluar një moment, pasi përveç Çelsit, humbi në fushën e vet ndaj Realit, duke i dhënë lamtumirën titullit të Spanjës. Barcelona nuk humbiste dy ndeshje radhazi që prej vitit 2009.

7 komente në “Van der Sar: Për hir të futbollit, Barcelona duhet të fitojë 5-1 ndaj Çelsit”

  1. whatthehell says:

    van der sar fuck off,ka inat qe sa ishte tek manchester nuk fitoi asnji here me barcelonen.ky qe shan chelsea harron si lujti hollanda ne finalen e boterorit me spanjen.anglezet thojne soar grapes,ose rrush i pa pjekun.

    1. Po ca flet o njeri?(ty whatthehell po te them) di te lexosh apo jo?ai po te kishte inat qe nuk fitoj asnjeher me barcelonen duhet ta shante barcelonen dhe jo ta lavderonte ca komenton kot pa lidhje nqs je tifoz me celsin eshte tjeter gje por e verteta duhet then troc,barcelona luan futbollin me te bukur sot per sot,edhe Van De Sar ne kete rast ka then qe dua te fitoj barcelona se ai ekip luan futbollin me te bukur sot per sot

  2. Rrapi i Celos says:

    Kjo qe thote VAN DER SAR eshte nje deshire dhe nuk varet nga ai . Sidoqofte ai e ka deklaruar nga deshira dhe nga ajo cfare paraqiti CHELSEA NE FUSHE , QE TE GJITHEVE NA HABITI QE SHENOI VETEM NJE GOL NE TE VETMIN SULM. Sidoqofte le te presim se cfare do te ndodhe deri ne peballjen BARCELON -Chelsea. per disa komentues do te thosha qe nga inati i vjehrres do te fle me MILLONAN .

  3. bimi says:

    van der sar thote ate qe ndjen.Barcelona dhe celsi kane diferece te madhe per sa i perket futbollit.E padiskutueshme qe ata luajne ne fushene e tyre dhe Celsi nuk ka me celsa per te mbyllur porten qe do te bombardohet neser.

  4. Tulipani says:

    Ore ti (cfar dreqin)e para vere hapsirat te emri i bukur qe ke,e fol shqip . V d Sari thjesht ka thene te verteten Barca luan bukur.Duhet te jesh i ri se edhe Celsi 10 vjet ka qe ben zhurme o koqe kanari.

  5. arditi says:

    leje bre chelsea e merr krejte ligen e kampinve shum e fort edhe pse sjam me ta ama qa i ka bo barcelones ju ka lodhe me pas bo futbollin e mir e kish marr naj kup hahahhahahahha fakju barcelona

  6. arditi says:

    jo bre chelsea oshte ma e mira tani reali ja murr la ligen o sa mir ja kan bo barcelones e kan lan pa asnje1 kup hahahhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje