Juventus masakron Romën, titulli më afër

22 Prill 2012, 23:27Sport TEMA

Juventus ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion duke fituar bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj Romës, në një ndeshje që ka folur tërësisht për bardhezinjtë.

Që në fillimin e ndeshjes është parë sesi skuadra e drejtuar nga Antonio Konte kishte shumë më tepër dëshirë për të fituar këtë ndeshje, sidomos pas dhuratës që i bëri rivali i saj më i afërt, Milani, me barazimin ndaj Bolonjës.

Si rrjedhojë, goli i avantazhit vjen shumë shpejt, që në minutën e 4-t me Vidal, i cili harrohet i vetëm nga mbrojtja e Romës. Duhen edhe 4 minuta të tjera që kiliani të gjejë përsëri rrugën e rrjetës me një gjuajtje të fortë, për të dyfishuar rezultatin në favor të ekipit vendas.

Roma provon të reagojë por në momentin që përpiqet të dalë para, goditet nga kundërzbritja e shpejtë e bardhezinjve. Në minutën e 25-të, ndeshja praktikisht është e mbyllur, pasi Markizio fiton 11 metërsh dhe njëkohësisht është portieri Stekelenburg që ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj mesfushorit.

Portieri Kurçi, i futur në vend të Borinit, arrin të grushtojë gjuajtjen e Pirlos nga pika e bardhë, por topi përfundon përsëri te këmbët e mesfushorit që këtë radhë e dërgon në rrjetë.

Juventinët nuk duken të ngopur dhe vazhdojnë të sulmojnë, por qetësohen vetëm pas minutës së 52-të, kur Markizio shënon edhe golin e katërt.

Që nga ai moment, ndeshja është e mbyllur, pasi edhe bardhezinjtë nuk thumbojnë më portën kundërshtare deri në vërshëllimën e përfundimtare, duke mëshiruar ekipin e Luis Enrikes.

Falë kësaj fitoreje, Juventus është shkëputur 3 pikë nga Milani dhe duket se po shkon drejt titullit kampion kur kanë mbetur vetëm 5 javë deri në përfundimin e këtij sezoni.

3 komente në “Juventus masakron Romën, titulli më afër”

  1. gaitano says:

    Bravo juve,pak a shume korespondoje me diten e tokes.rikthim i tifozave ne stadium,kendohet me shpirt,djerse e derdhur per kenaqesin e njerzve te shohin nje ndeshje fair play,dhe per me teper i thurin lavde uniformes dhe jo pronareve.ahhhh sikur dhe kjo te kthehet ne shqiperi,njerez qe festojne per argetime dhe jo per fushata….. Shqiperi o shqiperi, politika na ka nxi.

  2. Rrapi i celos says:

    Juvetusi ne ITALI :PENJAROL NE URUGUAJ : SANTOS BRAZIL:BAYERN MYNIH :ROSARIO ARGENTINE :LIVERPOOL ANGLI :BARCELONA SPANJE – KETO EKIPE KANE QENE SHTYLLA E KOMBETAREVE TE TYRE PER TE GJITHE KOHERAT DHE QE KANE NXJERE LOJTARET ME TE MIRE TE TE GJITHA KOHERAVE . JUVENTUSI eshte ekip i madh dhe i mirepritur ,ky dhe vetem ky ekip e ka nderuar skuadren AZURRE NE TE GJITHA KOHERAT,ASNJE TJETER SI AJO NE ITALI !

  3. gucja says:

    Forza JUVE,se u ktheve perbindeshi qe ke qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje