Italia zgjedh Lukemburgun para Shqipërisë

21 Prill 2012, 13:16Sport TEMA

Vizita në Tiranë e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, është shoqëruar me një tjetër “injorim” futbollistik që i është bërë kombëtares shqiptare të futbollit. Pavarësisht premtimeve për zhvillimin e një ndeshje miqësore mes kombëtareve të Italisë dhe Shqipërisë, italianët kanë zgjedhur përsëri të mos vihen përballë kuqezinjve, duke preferuar Luksemburgun.

Abete u prit me bujë si hero në Tiranë, duke vizituar përveç FSHF-së edhe Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, për të premtuar në të gjitha anët bashkëpunim sidomos në sigurimin e miqësoreve për përfaqësueset shqiptare me ato italiane.

Por duket se këto premtime nuk do të përfshijnë një ndeshje të mundshme mes përfaqësueseve A, pasi sot është bërë e ditur se Italia ka caktuar të luajë kundër Luksemburgut miqësoren e 29 majit, para fillimit të Euro 2012.

Ndonëse ky ishte rasti më i mirë për të zhvilluar ndeshjen e parë në historinë  e përfaqësueses shqiptare kundër kësaj kombëtareje, kuqezinjtë kanë kaluar përsëri në plan të dytë, ndoshta edhe për faktin se përfaqësuesja e këtij vendi të vogël arriti të mundë 2-1 kombëtaren kuqezi në një ndeshje zyrtare në shtatorin e vitit të kaluar.

Ky është “grushti” i dytë që merr FSHF vetëm brenda pak javësh, pasi kishe marrë një “jo” të prerë edhe nga “miqtë” e Spanjës, e cila zgjodhi të luajë kundër Koresë së Jugut në përgatitoret para Euro 2012.

I vemi person gjysmë i lumtur në këtë situatë mund të jetë trajneri Xhani De Biasi, i cili ka evituar një situatë të sikletshme. Ndonëse ai nuk është i kënaqur me mungesën e miqësoreve për kombëtaren në maj, shprese që FSHF të evitonte kundërshtarë të vështirë që debutimi të vazhdonte me rezultate pozitive. Mjafton të kujtosh fjalët e thëna prej tij në fillimin e kësaj jave, i pyetur rreth moszhvillimit të miqësores së mundshme me iberikët. “Spanja? Evituam një humbje…”. /lajmeshqip

3 komente në “Italia zgjedh Lukemburgun para Shqipërisë”

  1. Argita_B says:

    “Ky është “grushti” i dytë që merr FSHF vetëm brenda pak javësh, pasi kishe marrë një “jo” të prerë edhe nga “miqtë” e Spanjës, e cila zgjodhi të luajë kundër Koresë së Jugut në përgatitoret para Euro 2012.”

    ——————————————

    Nuk na e kane fajin miqte, po e kemi vete. Kur Argjentina zgjodhi te luante kundra Shqiperise ne miqesoren ne Argjentine, ajo luajti me Messin, Higuain & Co, kurse futbollistet ta ne kryesore si Cana, Bogdani me shoke as qe nuk morren mundimin te shkojne ne Argjentine, e jo te luajne pasi donin te iknkin me pushime.

    1. raimondi says:

      Mire thua –Ate ndeshje miqesore e dha edhe tv amerikan ,duke bere komente per ndeshjen
      dhe keta palacot tane nuk denjuan te shkojne

      Ja tani , ua pordhi Italia —

      Nejse e rendesishme eshte qe trajneri jone te krijoje nje formacion te mire dhe stabel per te ardhmen

  2. Rrapi i celos says:

    Italianet kane se paku 2000 vjet qe na kane ne patronazh dhe na njohin mire .Ata gjithashtu njohin dhe lojtaret tane te “MEDHENJ ” QE PER NJA 10-12 vjet kane milituar ne kategorite inferiore ,pasi dhe ata qe luajten e luajne ne SERIA-A NUK KANE ASGJE VEC PORDHEVE. PASTAJ ata nuk kane ndermend te thyejne kembet para EUROPIANIT .Me sa mbaj mend AZURRET KANE LUAJTUR ME TE GJITHE VENDET BALLKANIKE MIQESORE dhe ne mos gaboj dhe me ISLANDEN -260.000 MIJESHE ,BILE DHE ME ANDOREN si dhe me SAN-MARINON PO DHE PO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje