Kapiteni i Real Madrid, Iker Kazijas, ka zbuluar në një intervistë detaje mjaft të lezetshme për jetën e tij, por edhe ka çuditur me një deklaratë mjaft të veçantë për Zhoze Murinjon.
Ndonëse kohët e fundit është folur se mes palëve nuk ka asnjë raport dhe se praktikisht urrejnë njëri-tjetrin, portieri spanjoll ka pranuar se do të dëshironte të ishte si tekniku portugez.
“Nëse do të isha trajner i Realit? Do të dëshiroja që të paraqitesha si Murinjo”, ishte komenti që bëri ai.
“Kë do të dëshiroja të takoja? Nëse mendoj për botën e sportit, do të dëshiroja të njihesha me Pele, Maradonën dhe Bekenbauer. Do të dëshiroja të ulesha një ditë për drekë me ta dhe të më tregonin mua eksperiencat e tyre”.
Në fund, ai ka çuditur edhe me përgjigjen për pyetjen se çfarë do të bëhej po të mos ishte futbollist. “Do të dëshiroja të bëhesha polic, që te ruaja rendin në rrugë”, ishin fjalët e portierit të Real Madrid dhe kombëtares spanjolle.
Po pse çfarë prisnit ju?
Përederisa di të ruaj shumë mirë portën,edhe punën e policit patjetër që mirë do ta bëjë.
Me mire do te ishte gardist. Tani ka edhe vende bosh qe duhen zevendesuar. Me eksperiencen si portier, do te ishte nje zgjidhje e mire per te kapur tullat drejt portes se kryeministrise ?
Permes ketyre fjaleve te thjeshta,kupton se ke te besh me nje person,i cili vlereson njeriun,edukaten,qytetarine,rregullin dhe rendin perpara fames. Sepse ndryshe nga ne qe per “fame” shfytyrohemi sa vrasim e mohojme deri nene e babe(sepse jemi pa themel),ne vende dhe shoqeri si Spanja hierarkia e vlerave respektohet,ruhet e pasurohet,pa cenuar thelbin e saj qe eshte humanizmi! Ne duke qene qenie anti humane ne cdo askpekt,nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi problem ta permbysim dhe ta shfytyrojme tempullin e vlerave. Bejme makiazh per te fshehur turpin tone….Ne fakt,thjesht na genjen mendja…