Manchester United, klubi më i vlefshëm botëror, lë pas Realin e Barcelonën

19 Prill 2012, 11:22Sport TEMA

Revista Forbes ka renditur Manchester United si klubin më të vlefshëm në botë për të tetën herë me radhë.

Vlera e klubit anglez është rritur me 20 për qind dhe vlen 2.24 miliardë dollarë.

Bazuar në të ardhurat, përfitimin dhe nivelin e borxheve, klubi lë prapa rivalët spanjollë, Real Madridin dhe Barcelonën, pavarësisht daljes së hershme nga Liga e Kampionëve në këtë sezonë, raporton REL.

Real Madridi mbetet i dyti në renditje, pas vlerës që i është rritur me 29 për qind, dhe vlen 1.88 miliardë dollarë, ndërsa Barcelona u ngjit në vendin e tretë, pasi vlera e saj u rrit me 34 për qind, dhe vlen përkatësisht 1.3 miliardë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje