Guardiola ironizon Çelsin: Fitohet edhe me 10 lojtarë në zonë

19 Prill 2012, 10:45Sport TEMA

Pep Guardiola ka përdorur ironinë për të treguar gjendjen shpirtërore të skuadrës së tij që u mund ndonëse dominoi të gjithë ndeshjen kundër Çelsit, ndërsa këta të fundit shënuan në gjuajtjen e vetme në portë që bënë gjatë të gjithë takimit.

“Ata janë favoritë tani, por ne kemi 90 minuta para dhe duhet të mundohemi të bëjmë më të mirën. Qëllimi ynë është që në ndeshjen e kthimit të krijojmë 24 raste për të shënuar si bëmë në këtë ndeshje dhe të shpresojmë që do të shënojmë. E dimë që për të shënuar duhen krijuar shumë raste para portës kundërshtare”.

“Ndoshta jemi skuadra që ka krijuar më shumë raste në ndeshjen jashtë fushe të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, por e dimë që të mos shënosh në transfertë dëmton mundësitë për kualifikim. Ata shënuan një gol dhe mendoj se e njëjta lojë do të shihet edhe në “Kamp Nou”, me 10 lojtarë në zonën e rreptësisë. Fituan dhe kjo do të thotë se Çelsi ka cilësi që ne nuk i kemi”.

“Meqë presim mbrojtje nga ata edhe në ndeshjen e dytë, duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe të mundohemi të gjejmë mënyra si të shënojmë. Nëse duam që të cilësohemi si një ekip i madh, duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe t’ia dalim mbanë. Unë nuk mund të kritikoj lojën e Çelsit dhe rezultatin. Ndeshjet nuk fitohen me mbajtje topi, në të kundërt do të kishim fituar çdo ndeshje që kemi luajtur deri më sot”, tha trajneri i katalanasve. /lajmeshqip

16 komente në “Guardiola ironizon Çelsin: Fitohet edhe me 10 lojtarë në zonë”

  1. mentari says:

    O pepe, pse nuk thua te verteten se ne teren me shi sistemi lojes se barcelons nuk funksionon.

  2. england says:

    Finalizimi eshte aftesi!
    Edhe une kam pas dikur nje shok qe kalonte shume kohe me vajza,i bente
    komplimente,dhe ish shume i sjellshem me to,por nuk arrinte tek akti
    final,nuk mjafton te krijosh shume rast,duhet ti kthesh ne gola ato
    Ai miku im nuk dinte te bente gola!!!
    Ndersa Barcelones nuk i falet te humbase kaq shume gola
    nese me erdhi keq per dicka dje ishte fakti se miku im Guxhua mund te jete merzitur nga rezultati,prandaj une i shkruajta dicka per ta ngushelluar ne artikullin ku Ronaldo mban nje kepuce ne dore…

  3. Guxhua says:

    Z.England sinqerisht te falenderoj per ngushellimin pasi dje me te vertete u merzita por sic e thoje dhe ti prandaj futbolli eshte i bukur. Por jo gjithmone fiton ai qe luan me dobet. Celsi mendoj se e meritoi pasi ata ashtu e kishin ndertuar lojen ja arriten qellimit. Por nqs ata do arrijne te kualifikohen sinqerisht do i pergezoj. Por te siguroj se ne Barcelone dhe rezervar me Abramovicin te futen ne fushe ata do eleminohen. Mos harro tereni ishte i laget njesoj per te dy ekipet por Barca ka veshtiresi ne teren te laget. Dhe Barca e pranoi humbjen pa u ankuar per asgje jo si Mou qe i ve nje bisht. Ndersa analiza qe ben me siper Guardiola eshte shume e sakte.

  4. bimi says:

    barca luajti bukur dje e kishte mbajtjen e topit 75% por topin e mbante ne gjysem fushen e saj e kapte 20 here topin puyol,alvez e maskerano e 30 here buskec dhe vetem 1 here ksavi e iniesta.statistikat nuk e bejn golin,lojtari i dymedhjet u mungonte se ishte gjerman e nuk u dha ndonje penallti nga ato qe ata marin zakonisht per te dal nga situata megjithese iniesta ra si aktor hollivudi ne zone.po ne 2009 kur u skualifikua chelsi sa her vajti barca ne porte apo e haroj guardiola qe dhe eto u kthye ne portir.zoti vonon po nuk haron.

  5. Rrapi i celos says:

    Sqarim : nuk e di prej jush se kush me ka kerkuar Mr. England ose Herr. Jurgen dicka per nje lojtar te REALIT .Ua kam sqaruar dhe here te tjera po ua sqaroj dhe tani meqenese kam respekt per opinionet tuaja sepse pamvaresirht nuk konvergojne me te mijat ,por opinionet tuaja jane zbavitese dhe civilizuese .Behej fjale per DAVID BECKHAM QE KA LUAJTUR PER TE MIRE TE rEALIT NGA 2003-2007 DHE JO PER HOLLANDEZIN .
    Per sa i perket takimit te djeshem Anglezet ishin kthyer me kembe ne toke sepse ne krye u ka ardhur nje trajner AZURR ,QE VETEM ATA DINE SE SI LUHET PER REZULTAT gje qe u ka munguar Anglezeve me shume si Kombetarte gje qe te vetmen kupe bote e kane realizuar ne vitin e larget 1966 ,por atehere kishin burreroret BOB dhe XHEKI CHARLTON, BOBY MOOR,MARSH,BELL,BOLL,PITERS ,FRANCES LEE me nje porte te drynosur nga GORDON BENKS. Sidoqofte Anglezet jane xhentellmen te vertetedhe mbreme loja ishte e forte por pa elemente rrugacerore. Por GOJET E LIGA THONE QE MBREME PAMVARESISHT SHIUT QE PRITEJ TE BINTE SIPAS PARASHIKIMEVE TE METEOROLOGEVE ATA E KISHIN vaditur ne menyre te skajeshme fushen ,gje te cilen e praktikoi dhe Real ZARAGOZA ne kampionat me BARCELONEN para 3 javesh .Ata qe e pane ndeshjen duhet te gjykojne me objektivitet se cndodhi mbreme se CAMP NOU ESHTE I FRIKESHEM dhe ka disa sekrete fusha e tyre qe anglezet nuk i dine , sidoqofte bravo CHELSEA qe ne te vetmin rast qe pati konkludoi. Bravo dhe “DHELPRES” Drogba qe gjate gjithe pjeses se pare kur perplasej inskenonte sikur ishte i demtuar ,qe tu terhiqte vemendjen spanjolleve qe nuk ishte ne forem fizike. Nuk u heq asnje presje fjaleve te PEP GUARDIOLES.

  6. peter says:

    Barcelona nuk fitoi mbreme sepse albitri nuk ishte Spanjoll qe ti jepte mundesi Mesit qe te bente ndonje gol. E njejta gje do te ndodhi edhe ne Barcelone, prandaj ju tifozat e saj mos u merzisni.

  7. gysi says:

    Ne futboll nuk fiton gjithmon me i miri , duhet edhe pak fat ndonjehere , por mos harroni se edhe milani shkoi ne camp nou duke patur dy rezultate ne tre po aman u godit rend me 28 goditje ne port. Koha do flasi kjo do e bej me te bukur ndeshjen e kthimit, do shihni cfare do te bej populli katalan ne camp nou. Nje parashikim rezultati per ndeshjen e kthimit 5-0 (mendim personal), barcelona do tregoj gjith egon e vet bashke me inatin e ndeshjes se pare jua siguroj. Ju pershendes

  8. england says:

    Kur jep opinione sic ti i konsideron duhet te jesh i sakte!kur thua jua kam sqaruar,nuk ke thene asgje,pse e them kete ti atehere thoje per Berkamp,dhe jo per Beckham,ndryshimi eshte i madh,dhe per kete mund te kerkoje nje te falur per gabimin,me poshte ajo qe shkruaje;

    Rrapi i celos — 13 Prill, 2012 në 1:03 pm

    Kam deshire qe te fitoje futbolli i bukur, por te jem i sinqerte dua te fitoje Barcelona JO SE JAM tifoz me te (ne fakt zemra me ka rrahur shume heret per nje ekip italian) por me erren syte kur shikoj Murinjon kete trajner negativ qe e ka kthyer ekipin e dikuershem simpatik mbreteror te kohes se Zidanes BERKAMPIT, TE Roberto Karlosit ,te Luis Figos nder ekipet me te urryera ne La Liga ,dhe pas kesaj te largohet per tek ndonje ekip tjeter dhe atje te bej te njejten gje . KAPELO DO TE ISHTE ZGJEDHJA ME mire per Mbreteroret

  9. Rrapi i Celos says:

    Une flas vetem me fakte . BARCELONA kete szon te champions league 2011-2012 ka shenuar 32 gola dhe ka pesuar 7 gola. NgA 32 GOLAT E SHENUAR 28 kane ardhur nga AKSIONET ALLA BARCELONA dhe vetem 2 gola jane me penallti. NE LA LIGA MESSI DHE RONALDO jane ne kuote te barabarte nga 41 .BARCELONES NE KAMPIONAT I JANE DHENE 6 PENALLTI ,kurse REALIT 22 PENALLTI. MESSI ME PENALLTI ka shenuar 4 gola nga 41 ,kurse RONALDO ka shenuar ne mos gaboj me penallti 16 ose 17 gola nga 41 gola. Keto jane te vertetat . une nuk jam tifoz me BARCELONEN , POR me nje skuader italiane . Une jam sportdashes dhe pamvaresisht rezultatit te ndeshjes se kthimit ,une nuk i heq asnje presje asaj qe thone specialistet e futbollit qe: BARCELONA pas AJAXIT te famshem te viteve ’70 eshte ekipi me fantastik qe eshte shfaqur ndonjehere ne rruzullin tokesor deri tani DHE SE MESSI QYSH SOT eshte ni paarritshem nga asnje lojtar tjeter per ate qe ka shfaqur ne fushen e lojes ,dhe per ate qe si asnje tjeter ne bote ,ka mare 3 HERE RRESHT KUPEN E LOJTARIT ME TE MIRE NE BOTE ,PA i zene ne goje trofete qe ka marre ,duke patur parasysh dhe moshen e tij kaq te re 24-25 vjec dhe qe akoma ka per te mesuar dhe per tu perfeksionuar gjithmone duke mesuar nga gabimet e tij dhe edhte kaq i thjeshte. Pra MESSI ka luksin qe kurre asnje mbrapa tij nuk do te arrije te marre 3 TROFETE E ME TE MIRIT PER 3 HERE RRESHT ndoshta edhe per 15-20vjet. Nje tjeter fakt i “HIDHUR” per ata qe nuk e admirojne BARCELONEN dhe nje fakt per ata qe e ADHUROJNE . AKADEMIA E BARCELONES po stervit 2 “KLONE” te MESSIT te cilet jane po aq te jashtezakoneshem dhe jane vetem 11 VJEC !

  10. england says:

    Mundohu te jesh me realist ne ato qe shkruan!
    kur thua se Ronaldo ka bere 41 gola ,nga keto 16 ose 17 me penallti
    ku bazohesh?keto jane ne mendjen tende,por jo statistika reale
    Nese do ti hedhesh nje sy shenuesve ne spanje shiko kete tabele ku tregon dhe golat e shenuar me 11 metersha;

    Cristiano Ronaldo

    Real Madrid

    41

    11 pen te realizuara

    11 gjithsej

    L. Messi

    Barcelona

    41

    6 te realizuara

    8 gjithsej

    R. Falcao

    Atlético Madrid

    22

    5

    11

    G. Higuaín

    Real Madrid

    21

    0

    8

    K. Benzema

    Real Madrid

    18

    0

    7

    Llorente

    Athletic Club

    16

    0

    10

    Soldado

    Valencia

    16

    1

    9

    Michu

    Rayo Vallecano

    15

    0

    8

    Rubén Castro

    Real Betis

    14

    0

    12

    A. Koné

    Levante

    13

    0

    4

    N. Fedor

    Getafe

    11

    1

    5

    Negredo

    Sevilla

    11

    1

    7

    Manu

    Sevilla

    10

    0

    3

    A. Sánchez

    Barcelona

    10

    0

    4

    C. Vela

    Real Sociedad

    10

    0

    6

  11. Rrapi i Celos says:

    Mr.England ! GJermanet perdorin nje retorike tjeter qe i ka bere te vecante , ata thone : UND…. , Italianet thone : poi e poi. Nuk merem me statistika te stisura ne internet ,por te thashe qe ne gjykimet e mia jam i sakte per ter bere krahasimin midis MESSIT dhe Ronaldos .By the way ,statistiukat e tua e nxjerrin te sakkte percaktimin tim per MESSIN qe eshte mi miri dhe i pa arritshem ,edhe duke gjykuar nga numri i penalltive te dhena midis 2 skuadrave ,qe ti ke shfaqur ,por BARCELONA ESHTE E JASHTE-JASHTEZAKONESHME ,PO TA PERSERIS edhe me cka dhene deri tani dhe sikur te mos fitoj me tani e mbas REALI I Madridit nuk do te kete kurre tagrin qe ta ndjek , sepse kjo nuk eshte pune force ,por eshte pune mentaliteti dhe filozofije. Ne jemi komentues dhe respektojme njeri tjetrin ,por ne nuk e kemi as kapacitetin dhe as luksin qe te gjykojme me shume se ata qe jane koopetente dhe specialista ,sepse ne fund te fundit ne jemi te influencuar dhe preferenciale ne gjykimet tona .

    1. Prime says:

      Ti rrapi i celos po ja fut si kodra mbas bregut. il lexova komentet e rapit dhe te england…dhe sinqerisht pa e mare personale apo si ofenduese ( nuk njof asnjerin nga ju) por england me duket me i sakte dhe i bazuar ne fakte per gjerat qe thote. Statistikat e tij jane te sakta mjafton te shoksh ne ndonje faqe sportive spanjolle dhe gjen keto statistika. Barcelona ka pasur vetem 3 penallti me pak se Reali por Ronaldo ka berr 11 total kurse Messi ka gabuar 2 dhe kjo eshte merite.
      Rrapi ngele duke thurur poezi per barcen, ne fuboll rendesi ka kush fiton nese kete vit fiton Barca hallall e ka jane me te miret, nese fiton reali jane ata me te miret dhe jo kush ke qejf ti.

  12. wert says:

    Te sulmosh me 10 lojtare, eshte e njejta gje si te mbrohesh me 10 lojtare.

  13. england says:

    Me keqardhje po te them se beson vetem ne ato qe ty te interesojne,nuk e sheh futbollin si zbavitje,as si defrim,por si nje tifoz i semure
    une nuk pretendoj te jem analist,por po te vendosja emrin tim ne kete chat,jam i bindur se do me kerkoje ndonje autograf(meqe kam luajtur ca kohe futboll ne vitet para 90)dhe meqe nuk jam tifoz i ndonje ekipi te vecante,por me pelqejne ekipet qe luajne futboll te bukur,une nuk sajoj,apo stis sic ti thua renditje ne internet,nese ti do te vertetosh kete mund ta jap linkun e te gjitha ekipeve
    Per shembull kliko;AUSTRIAN BUNDESLIGA dhe kerko kampionatin qe te intereson(ne rastin konkret ne spanje)dhe shiko renditjen qe verteton dhe ato qe te kam shkruajtur.
    Po te uroj dite te mbare,dhe behu me perendimor(kur ben lapsuse ne shkrime kerkohet dhe falje)shendet

  14. Do ju bej nje pyetje,ju duket rastesi fakti qe ne ndeshjen Bajern Real albitri ishte Anglez dhe ne ndeshjen Chelsi Barcelona albitri ishte Gjerman???Un per vete e kam shum te veshtir ta besoj se mund te ishte nje rastesi,pra Reali te bej cte doj nuk kalon ne finale gjithashtu edhe Barcelona,finalen e ka pregatitur mishel platini Bajern -Chelsi.

  15. Rrapi i celos says:

    Nuk do te me interesonte te merrja autograf me QE KE QENE NJE ISH para ’90 vetem ne se do ta kishje emrin MEXHIT HAXHIU, ILIAZ CECO , FATMIR FRASHERI ose MEDIN ZHEGA. Keta dhe vetem keta kane pasur te misheruar ne VEHTEVEHTE TALENTIN,VIRTUOZITETIN dhe KRYESORE TE qenit NJERI. PER TE TJERAT UNE KAM MENDIMET E MIJA dhe nuk ju imponohem SIDO QE NJOHURITE E MIJA PER MUA JANE ME OBJEKTIVET DHE ME TE PATUNDESHMET . Nuk eshte e thene se ke qene futbollist dhe i di te gjitha ,perkundrazi ne shumicen e rasteve faktet tregojne te kunderten, pamvaresisht se mund te kesh milituar me ndonje nga klubet e TIRANES te asaj kohe , qe shprehesh ne kete menyre . Kjo nuk ti ngre vlerat por ti ul me shume kredencialet , e theksoj vetem po te kesh qene ndonjeri prej tyre me te cilet 2 sosh kam ndenjur ne shoqerine e tyre per nje kohe te gjate. Dhe kete perjashtim e bej vetem ne shenje respekti per ate cfare ata na kane dhene ne fushe por dhe jashte saj. Koha dhe vetem koha eshte gjykatesi me i mire . Megjithate te respektoj qe po debatojme bashke se shprehim civilizim . Le ti mbajme te ndrydhura anet emocionale dhe te zbavitemi me te miren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje