All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Inter rikthen Leonardo dhe Eto’o

17 Prill 2012, 11:39Sport TEMA
All - Paragraf - 1

Lajmi i pak ditëve më parë se Leonardo mund të braktisë PSZH vjen nga fakti se atij i është bërë gati që tani një zyrë në klubin e Interit. Sipas mediave italiane, zikaltërit po kontaktojnë me brazilianin për të kthyer këtë të fundit në radhët e kësaj skuadre gjatë verës.

Por Leonardo nuk do të jetë trajneri i ri i Interit. Detyra e tij do të jetë pak a shumë ajo që ka mbuluar më parë te Milan dhe tani te PSZH. Ai do të jetë përgjegjës i merkatos së klubit me një vëmendje më të madhe kushtuar tregut brazilian të futbollistëve.

Bëhet e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet vetëm nëse Interi siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, pasi Leonardo dëshiron të jetë protagonist me një klub elitar dhe jo në një skuadër e cila do të detyrohet që të luajë në Europa League apo të qëndrojë tërësisht jashtë Kupave të Evropës.

All - Paragraf - 4

Por një hipotezë edhe më e bujshme është ajo kthimit të Samuel Eto’o në radhët e ekipit italian. Lojtari është mërzitur në Rusi ku nuk po arrin të shfaqë talentin e tij në radhët e Anzhi. Sipas “Corriere Dello Sport”, meqë kualifikimi i skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve është thuajse i pamundur, lojtari nga Kameruni po mendon që të kthehet në Itali ose Spanjë për t’i qëndruar më afër familjes së tij që nuk ka udhëtuar me të drejt Rusisë.

Për këtë arsye, Morati është gati t’i hapë edhe një herë derën sulmuesit i cili u bë idhulli i tifozerisë zikaltër me lojën dhe golat e tij në vitin e famshëm të “tripletes”./lajmeshqip

All - ArticleEnd - 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14