Rekordet e Mesit nuk ndalen, shënon në 11 ndeshje radhazi në La Liga

15 Prill 2012, 16:28Sport TEMA

Lionel Messi po vazhdon me gola e rekorde në skuadrën e Barcelonës. Me 2 golat e shënuar ndaj Levantes, Messi arriti në kuotën e 41 golave në La Liga dhe 65 golave në të gjitha garat në këtë edicion duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë.

Por kjo s’është e tëra pasi që Messit i mjaftoi vetëm goli i parë ndaj Levantes për të arritur rekordin e radhës. Ylli argjentinas e ka kaluar rekordin e fenomenit brazilian Ronaldo i cili kishte shënuar në 10 ndeshje me radhë në La Liga. Messi me golat e radhës ndaj Levantes ka shënuar në ndeshjen e 11 të tij me radhë në La Liga duke qenë protagonistë i një rekordi të ri./IO

15 komente në “Rekordet e Mesit nuk ndalen, shënon në 11 ndeshje radhazi në La Liga”

  1. Guxhua says:

    Tundohesh dhe nuk mund te mos shkruash dy rreshta kur lexon MESSI. Ai eshte nje yll qe besoj do duhet shume kohe ta shohe njerezimi. Briljant si njeri supermjeshter si futbollist. Kur luan ai eshte e pamundur ta ndrosh kanalin. Por dy fjale per ndeshjet e mbremshme. Te dy ekipet ne disavantazh. Sa keq per Mou & CO si reagonin. Sa larg Barcelones se madhe e modeste. Mou mund te fitoje cdo gje por ate qe ka humbur nuk e rifiton dot kurre. Barca e ndertoi bukur ndeshjen dhe pa shume sforcarje morri rezultatin duke rruajtur dhe forca per Chelsin.

    1. elton says:

      po o vella po. i ruajti arbitri qe i dha ate penallti qe as ne kampionatin shqiptar sjepet prandaj fitun. Barcelona dje ishte kot. ata jane shume ekip i mire po pa arbitrat sbesoj se do ishin kaq lart

      1. EdiRuci says:

        Po penalltia e Levantes si ishte? Si ajo per Barcen ishin nja dy te tjera. Po penalltia ndaj Iniestes?

    2. Durrsjani says:

      Futja pordhes gri sallate o Guxho tifozi barces. ne fund te pjeses se pare dukej tensioni i lojtareve te barces.

      Do i vije rradhe mos u merzit. O real o bayer do ja shkepin sumen (po luajten me 11 lojtare kuptohet ? )

      1. shqiptari says:

        11 lojtare, e jo kamikaz si Pepe me shoke. Po duku edhe mbasi te ndeshen e mos humb si varr jevgu. Mire???

      2. EdiRuci says:

        Ne 14 ndeshjet e fundit kunder Barces, Reali ka fituar vetem nje…….Sa te kete kuaaj si Pepe, Ramos gjithmone do marre kartona…

  2. ilir says:

    elton ti e paseke shiku ndeshjen e fundit te barcelones po une po te siguroj sikur te ishin arbitrat te drejt ne gjith kampionatin barcelona tash do ishte se paku 12 pik para realit e ti me nji ndeshje nuk munesh me tregu qfar ekipi jan mesi asht nji mrekulli qe ne kem fat qe e shohim duke lujtur ky lojtar do mbetet legjend

    1. henri says:

      Jam dakort me ilirin. Kush bertet jo gjithmone ka te drejte per te mos thene qe rralle ka…Ne 2 barazime te pakten ne fushe kundershtare (nuk i kujtoj ekzaktesisht kundershtaret) Barces i kane mohuar dy penallti te pastra per prekje topi me dore para vijes se portes (jo si ajo penalltia e djeshme e Levantes)dhe asnje reagim nga trajneri dhe klubi. Klas i larte…Mourinjo nuk bertet, por leh dhe kjo jo per kundrapeshe se te njejten gje ka bere edhe ne kampionatet e tjera. Ndryshimi i vetem eshte se ketu si ndez fare se ne fund perballet me nje futboll art, qe vetem 30 apo 40 % e tifozave te Real-it mund ta shohin ndryshe. Historine nuk e shkruajne tifozat e semure…,fatmiresisht gdhendet tek nje brez i tere…

  3. Altini says:

    O pa ofendime eshte e vertete qe Barcelona pjesen e pare nuk ishte ne nivelin qe jemi mesuar ta shohim. Por ne stol ishin : iniesta, alvesh, pique, cuenca etj.

    1. Mesia says:

      Jemi me fat ne te fillim shekullit 21 qe jemi duke shikuar nje futbollist me te gjithe parametrat. A do te kene fat gjeneratat e shekullit 22???

  4. eagle says:

    GO REAL MADRID

  5. Rrapi i celos says:

    Ju vleresoj per komentet, por MESSI nuk vleresohet dot nga ne ,jo se ne nuk dime te gjykojme por nuk kemi te drejte vote. MESSI ME ATO CFARE KA DHENE DERI TANI eshte duke u ngjitur me shpejtesi drejt majes se EVERESTIT. DERI me sot (sepse neser mund te dalin te tjere qe mund ta zvetenojne MESSIN) ESHTE LOJTARI ME I MIRE QE KA PARE NDONJEHERE TOKA. ESHTE DUKE MBUSHUR 25 VJEC NGA FUNDI I MESIT TE VITIT ,POR DERI ME TANI ASNJE PARA TIJ NUK KA QENE NE KETO MAJA NE MENYRE KONSTANTE. Nuk eshte puna tek numri i golave te shenuar , por ai ka tregues te mahnitshem , qe une i kam radhitur NE SHKRIMET e mepareshme ,por nuk dua te behem i besdisur t’ua permend prape. Ai sivjet do te thyej rekordet e te gjitha koherave . Barcelonen e rreh vetem po te gjykoj ndonj gjyqtar Portugez si ai skandalozi qe gjykoi 2 gjysem finalet me INTERIN NE 2010. Messi para se gjithash eshte nje burim frymezimi ,por dhe shembulli pozitiv per brezin e RI ,DUKE RREZATUR PUNE DHE THJESHTESI . Eshte e cuditeshme se si nuk shfaq kapadaillek dhe fodullek dhe mendjemadhesi, kur eshte vetem 24 vjec !!!

  6. gysi says:

    No Comment “Artikull qe flet vet”

  7. Guxhua says:

    Rrapi celos ivleresoj shume komentet e tua por dy rreshtat e pare nuk mund ti pranoj. Po pse Messi nuk vleresohet nga ne? Nga kush vleresohet? Po ne ketu nuk vendosim gje se po te mundnim do e benim. Ketu te gjithe sipas mendimit te vet shprehen per ate cka dhe si mendojne. Kjo per te kaluar kohen pasi eshte portal i lezetshem dhe njerezit qe shkruajne jane te mireinformuar per futbollin. Po cfare vote do kete komenti ne nje redaksi gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje