Skënderbeu mposht Tiranën, mbetet në vendin e parë

14 Prill 2012, 21:28Sport TEMA

Skënderbeu ka fituar pastër 2-0 supersfidën e kësaj jave në Superligë ndaj Tiranës.

Në një atmosferë elektrizuese nga të dyja tifozeritë, skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mira.

Minutat e parë nisën më mirë për vendasit e Skënderbeut, të cilët tentuan disa herë ti afrohen portës së Ilion Likës. Në një nga këto raste ishte mbrojtësi Sina që do të largonte topin nga vija fatale.

Pas kësaj, kotrollin e lojës e mori Tirana, e cila iu afrua golit disa herë me Duron e sidomos një shtyllë nga distanca të Julian Ahmatajt.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë të lojës Skënderbeu zbriti në fushë më i mobilizuar dhe në minutën e 50 pas një kombinimi Plaku, Muzaka dhe Xhafaj, ky i fundit do të shënonte golin e avantazhit dhe do të çonte tifozerinë vendase në delir.

Tirana u përpoq të reagonte, por sulmuesit bardheblu hasën në një mur të fortë të mbrojtjes korçare dhe portierit Shehi.

Skënderbeu, me avantazhin e siguruar, kujdesej më tepër për mbrojtjen dhe kundërsulmonte. Në një nga këto raste Plaku do të merrte një top të mirë nga Xhafaj, do të krosonte dhe Allmuça me kokë do të dyfishonte rezultatin.

Pas golit korçarët ulën tonin dhe u kujdesën kryesisht të administronin rezultatin. Tiranasit pavarësisht zëvendësimeve nuk arritën të preknin rrjetën e portierit Shehi.

Ndeshja u mbyll 2-0 me fitoren e vendasve që tashmë marrin sërish kreun dhe zbresin në vendin e tretë rivalët e Tiranës.

14 komente në “Skënderbeu mposht Tiranën, mbetet në vendin e parë”

  1. zenga says:

    Bode 2 – Basha 0!

  2. gucja says:

    pse ka akoma budallenj, qe shofin futbollin shqiptar,,,,,Un me mire shof futboll amerikon,qe se kuptoj,sesa kto palacot tona

    1. xhino says:

      GUCE -JU KATUNARET SAPO JU ZURI KEMBA ASFALT DHE JU PA SYRI DRITE ELEKTRIKE THATE- sme pelqen nju jorku se seshte i bukur

  3. shqiptar guximtar says:

    Jo Zenga Korca 2 – Basha nje lesh

    1. xhino says:

      jo zenga KORCA 2 -BASHA kete timin

      1. BAJRAMI says:

        JO XHINO. KORCA 2 – BASHA E MBAN NE GOJE.

  4. K. F says:

    PO PSE E B POLITIZONI KOT NJE NGJARRJE TE BUKUR.
    URIMET ME TE MIRA SKENDERBEUT DHE pRESIDENTIT AGIM ZEQO PER SPEKTAKLIN QE DHURUAN…..

  5. gaitano says:

    nje pjese e pare per te respektuar mundin e tifozeve te tirones,dhe nje pjese e dyte….,per te pare tribunen e lulit dhe tundjen e kumones se zeqos,per ate qe eshte ne maje te thanes… Thjesht si cdo aspekt tjeter,ne shqiperi po venitet e bukura,nga modelet e politikes qe jane shndruar ne shushunja.faleminderit djalit qe na ngriti flamurin ne europianin e shtanges.

  6. dejan says:

    po pse c mendoi basha se do e drejtoj lojen ristani dhe do bej si don ai forca ..ujqrit e debores..

  7. korcari says:

    FORCA UJQERVE TE DEBORES

  8. Korcari says:

    QYTETIT TE BEKUAR.
    ********************
    Ku jane Vlonjatet
    Qe gjoksin e bene grope
    Alurinin si te c’mendur
    Gojet i bene shoshe
    Do ta mundim Skenderbene
    Jemi kapedane
    Tani heshtin sikur flene
    Tatepjete vane
    Dhe Tirana e perkedhelur
    Tej e mbane si krieqitet
    U rezua si e tredhur
    Per ibret per qamet
    Ngordhi koha e dredhive
    Nga politika ne futboll
    Erdhi era e lirise
    Nga s’e pret te bejne goll
    Korce qytet i bekuar
    Vete ZOTI te ka edukuar
    Per pune dhe ndershmeri
    Per arsim dhe dituri
    Dhe ne sporte te fundosen
    Te gjymtuan sakatosen
    Shume sporte ti mohuan
    Nga xhelozia ti renuan
    Ne tenis ke qene i pari
    Ne hipizem gjithashtu
    Skiatoret e pare
    Kane lindur ketu
    Ne voloboll o atletike
    Ke pasur shume merite
    Piro Kasati i fali jeten
    Sportit Korcare me dashuri
    Si ai s’ke pasur tjeter
    Qe punoi me devotshmeri
    Kuito Tomin Stefallari
    Ne qinc gjithmon i pari
    Pisten e vapit te mbuluar
    Kasati e pat filluar
    Sot ka mbetur nje zgerdalle
    Tirana s’i jep parate
    Sportin Korcar ta zhvilloje
    Qe dhe dimri mos e bllokoje
    Toke pjellore je moj Korce
    Ne c’do piste ne c’do drejtim
    Sa heth farat vegjetojne
    Ndaj talenti atje mbin.

    Korcari

    1. Kico says:

      Po rri o tu mbyllte e mendjes,se kurre skemi pasur futboll,tere jeten as nje futbollist me kombetaren,he se desh harrova,Janken Kacin ishte portieri i 3 i kombetares.Po rri o tu mbyllte se sa ne kateg. 2,aq dhe ne te pare.Shyqyr bre qe u be Bodja i madh, dhe na nxorri kampion se ne te 2 ,do ishim.Me shkrive me kete “ujqerit e debores”,o Taqke.

  9. historia says:

    ore kico koqia,po si harove Stavri Hungarezin,je leshko apo ben si i tille?c’do skuader futbolli qe dilte kampion ne diktature i kishte dashnoret e saj ne krye te shtetit,neper pozita qe manipulonin arbitrat para ndeshjes,mos u bej naif or kico koqia.

  10. zalo says:

    po mire mo kico po a e di qe kico e ka pasur emrin kali i SKENDERBEUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje