Ksavi: Mesi, më i miri i të gjitha kohërave!

14 Prill 2012, 10:46Sport TEMA

Mesfushori spanjoll Ksavi mendon se shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Lionel Mesi, është në rrugën e duhur për t’u cilësuar lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Argjentinasi ka fituar 3 herë radhazi “Topin e Artë”, ndërsa shënoi rekordin e golave për klubin e tij ndonëse aktualisht është vetëm 24 vjeç.

Për këtë arsye, Ksavi mendon se ky futbollist mund të kalojë emra të tillë legjendarë si Pele dhe Diego Armando Maradona. “Nëse vazhdon me këtë ritëm, unë mendoj se Mesi do të bëhet futbollisti më i mirë në historinë e futbollit”, ishte pohimi i mesfushorit në një intervistë të dhënë për FIFA.com.

Ai pranoi se ishte me fat që bënte pjesë në skuadrën e Barcelonës, e cila po vlerësohet si ekipi që ka dhuruar lojën më të bukur. Por ai tregoi se do të kishte patur qejf që të luante përkrah disa legjendave të futbollit botëror gjatë karrierës së tij.

“Unë do të kisha dashur shumë që të luaja përkrah Zidan dhe Ronaldo. Por unë kam qenë me fat që kam luajtur për Barcelonën dhe ekipin kombëtar ndaj kam punuar me shumë futbollistë të mëdhenj, ashtu si njerëz të mëdhenj dhe trajnerë të mëdhenj të cilët më kanë mësuar mirë”.

“Gjithmonë një futbollist dëshiron që të takohet me yje dhe personalitete në fushën e lojës. Personalisht do të kisha dashur të isha stërvitur nga Johan Krujf, për të parë se si punonte ai, pasi kam dëgjuar gjëra të jashtëzakonshme rreth tij”, ishin fjalët e futbollistit që shumë shpejt do të veshë për herë të 700-të fanellën e klubit katalanas.

7 komente në “Ksavi: Mesi, më i miri i të gjitha kohërave!”

  1. Andrea says:

    Messi eshte i mire vetem per Barcelonen se per Argjentinen eshte me mire te rrioje ne stol te rezervave se nuk jep me, dhe asgje ska bere une nuk e kuptoj si mund te krahasohet ky miu i vogel me lojtare klasi si Pele Krujf Backenbauer etj c’lojtar i mire eshte ky qe nuk jep per shtetin e vete ku ishtze ky mac i vogel kur ne Boterorin qe kaloj Argjentina u injorua nga Germania me rezultatin e thelle 4-0. ky eshte nje flake kashte dhe nuk ta mbush syrin as per gje.

  2. Rrapi i celos says:

    Z.Andrea !Nuk dua qe te replikoj me ty ,por nuk varet as nga ty dhe as nga mua te vleresojme MESSIN. POR LE TJA LEME KOHES , AJO ESHTE GJYKATESJA ME E MIRE. Vetem precedenti qe ai ka fituar 3 here rresht titullin si mi miri i botes dhe modestia dhe madheshtia dhe superinteligjenca etij bashke me virtuozitetin . me sjelljen ne fushe me lojtaret e tij me kundershtaret me arbitrat , me tifozet me numrin e golave te shenuar ne cdo kompeticion , eshte lojtari qe ka shenuar ne me shume ndeshje ne cdo kompeticion ne menyrat nga me te ndryshme me te kembet ,me pjese te ndryshme te trupit ,ka shenuar me shume gola se cdo lojtare tjeter ne bote nga aksionet direkte se sa nga loja e ndaluar.Ne kohen e Peles vrapohej 2200m. ne 90 min. Sot vrapohet 10000m. ne 90 min. Jam vone dhe po shkoj ne pune DHE NUK KAM KOHE TE RENDIS TE TJERA MENDIME ,POR lojtarin qe te simpatizon (une nuk e di por e marr me mend ,une e vleresoj), kurre nuk do ti marre 3 topa te arte rresht dhe kurre nuk do te fitoj aq trofe sa ka fituar MESSI. Per sa i perket titujve te kampionit te botes ata jane tituj honorifik sepse ne nje kupe bote luhet PLAY-OF dhe ekipi qe e fiton ben vetem 7 ndeshje ne cdo 4 vjet , kurse sot qe ti fitosh te gjitha kompeticionet duhet te besh 64 NDESHJE ne harkun e 260 diteve diteve .Jane dhe shume aresye te tjera qe nuk po i permend ketu.

  3. bernard lola says:

    Andrea ka te drejt,topin e arte mbas botrorit duhet ta merte iniesta sic e ka mar canavaro,matias samer,zidan,e gjith te tjeret qe jan paraqityr mir si ne kampionat dhe ne botror ekan shenuar gola deciziv per ekipet e tyre.mesi eshte lojtar shum i miree per jo me i miri.me barcelonen dhe gjyshi im po te loste do ishte si mesi.ta shikoj te luaj dhe me ekipe te tjer dhe pastaj ti bejm vlersimin.ka luajtur dy kampionate botrore dhe akoma nuk ka shenuar,dhe me ekipe si greqia e korea e jugut.ndersa iniesta e xavi e kan shpallur spanjen kampione si ne europian dhe ne botror.

    1. henri says:

      me vjen keq te ta them por je me teper se siperfaqesor ne gjykim, vecanerisht kur permend edhe gjyshin qe do na kish bere namin. O ZOT…JEPU SY TE SHOHIN, mendje te arsyetojne…

    2. Argita_B says:

      bernard,

      nuk na the me cilin ekip te luan gjyshi ty …

  4. ajax says:

    Rrapi i celos ke sh.te drejte qe ne kohen e Peles vraponin sh.pak ne 90 min,por kam 1 pyetje te thjeshte.Po ne kohen e Krujfit tek Hollanda apo te Ajaksi e di sa vrapohej???Nese je ri pyet te tjeret ta tregojne .Persh.

  5. ILIR says:

    te lumt z.bernard ke te drejt, dhe me pelqeu kometi si duket po edjek mir futbollin, jo si disa siper qe jape komennte pa ndjek fare lojtaret. messi seshte ma i miri e CR7…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje