Kampioni i Evropës në peshëngritje Erkand Qerimaj ka deklaruar se titullin e fituar në Antalia ia dedikon të gjithë shqiptarëve. Në një linjë telefonike për RTV “Ora News”, Qerimaj ka theksuar se ndihet shumë krenar që ia arriti të sjellë Kupën e Europës në Shqipëri
“Është një kënaqësi e madhe dhe jam shumë i gëzuar. Isha i vendosur për të bërë një luftë shumë të fortë me kundërshtarët e mi dhe ia dola. Ia dedikoj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi sepse është titulli i parë i Europës për ne dhe i takon të gjithve” ka theksuar Qerimaj.
Ai ka theksuar se së shpejti do të nisë edhe përgatitjet për Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Londër për të marrë edhe atje një rezultat shumë të mirë.
“Po përgatitemi të jemi gati edhe për Londrën. Synimet janë për medalje edhe në Londër. Kjo është diçka e arritshme pasi kam potenciale.Do stërvitem diku jashtë që të jem në të njëjtat nivele me kundërshtarët e mi” shtoi Qerimaj.
Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe për peshën 77 kilogranë në evropianin e Antalias (Turqi). Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.
Vazhdo stervitu jashte, se ketu s’ke per te pasur gje
Bravo Erkand, na nderove! Je i ri dhe ke shume talent e force. Mos e shperdoro kot.
Shkodranet thojn: T’hypt vetja nqejf!
Ndaj kujdes nga fama.
Suksese ma te medha e inshalla kampion bote ne London 2012!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/bravo-erkand-2012.html
O Po te lumte o djalosh!
Te gjithe Shqiptaret krenohen me Ty, pa dallim feje e shteti. Pervec bolengrenesit TF.
bravo qerimaj,,,je djale flori dhe shume i talentuar..te gjithe shqiptaret ndihen krenar me ty pervec grekut TF dhe berishes serbit..vazhdo keshtu djalosh
kjo fitore na ben vertet krenar, po shteti yne i kushton 0 rendesi talenteve shqiptare ! ky shtet eshte me kokposhte !
Te urojme nga zemra te kesh gjithmone suksese i dashur Erkand Qerimaj!ne qe jemi jashte atdheut sinqerisht krenohemi me ju,me ty e me ate vajzen qe fitoje medalje,te me fali ja harova emrin,edhe me shoket tuaj pjesemarres ne keto aktivitete nderkombetare pamvaresisht rezultateve,por na indinjon indiferenca e qeverise dhe e Komitetit Olimpik ndaj jush.Ndofta na lejohet tju pyesim? cfare shperblimi moret nga Qeveria dhe Komiteti Olimpik Shqipetar, per keto rezultate te larta? kur dihet shume mire se cfar vleresimi kane mare koleget tuaj te shteteve te tjera.Deshirojme te shikojme ndonje interviste pikerisht per vleresimin qe urojme tju behet nga shteti Shqipetar.
Ndjehem shume krenar per ty dhe Shqiperine tone!!! Vazhdo keshtu ne rrugen e nisur…!Kampion bote!!!
Ndihem shum krenar se nje djal Shkodran nderon Shkodren dhe gjith Shqiperin /e kam then dhe e them pa shkodran nuk ka sport nuk ka kultur nuk ka asgje /kjo tregon djepin e dijes dhe kulture bravo djal je nesh
Te lumte,nese do te vinit ndonje nr llogarie qe te ndihmonim me ndonje lek ,per stervitjen jashte nuk do te ishte keq!Te veme shume veta nga pak,ndoshta bejme dhe ne dicka per flamurin tone.
shume e drejte!!! Dhe duam vetem erkand qerimajn ta kontrolloje konton!!! sikur te gjithe nga 5 euro nuk do ishte keq
Bravo Qerimaj,dhe tregoju atyre te federates qe vjedhin parate tuaja se nuk punohet duke leh ne zyre dhe pa bere asnje gje, dhe shesin mend me mundin dhe djersen tuaj.
Te lumte Erkan. Ka djem Shqiperia jo shaka. Jo si legenat qe e shiten bythen tek greku e bullgari per 5 pare te qelbura. Sidoqofte, shteti duhet te beje me teper per sportin se talentet nuk na mungojne.
Ooo ti albaniafirst!mos na u bo sikur te jesh i pari i shqiperise,e para sta jep te drejten njeri ti ofendosh ata per zgjedhjen qe bene,mbasi e para eshte e drejta e tyre zgjidhja qe kane bere,tjetra a me thua dot se cberi shteti apo qeveria jote,*se e imja nuk eshte se ma ka vjedhur voten ashtu si dhe ty* per ata apo se vjedh leket e tyre e keta sterviten ne kushte mizerabel sic i kemi pare,e sa per dijeni nuk kane shitur bythen per 5pare te qelbura ,se shtetit yt e i imi as 5pare te qelbura su ka dhene as atyre e as ketyre,por ata zgjodhen atje ku sigurisht te sigurojne te ardhura me te mira e te respektojne per ato qe u jep,ne nje kohe qe shteti yt e i imi as nuk pjerdh per keta talente.Kur shteti nuk mendon per talentet ata duhet te mendojne per veten e tyre.Jam plotesisht me mendimin e *Nje student qe studion jashte* jemi gati te kontriubojme per ty Erkand e sigurisht do ishte kenaqesi dhe per ate vajzen dhe nje here u urojme suksese.