Ronaldo: Humbja nuk është në fjalorin tim!

12 Prill 2012, 10:43Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është lideri i padiskutueshëm i këtij Real Madridi dhe këtë e tregojnë më së miri golat e shënuar. Me tre golat e derbit, portugezi ka arritur kuotën e 40 rrjetave të tundura në kampionat, ndërsa ka çuar në 52 totalin sezonal me fanellën e madrilenëve.

Lojtari tregon se kampionati mbetet i hapur, por fitorja ndaj Atletikos ka qenë një gëzim shumë i madh pasi ndeshja përjetohej me shumë tension.

“Mbetet edhe pak deri në fund të sezonit por mendoj se kampionati është i hapur. E përballuam këtë ndeshje më shumë tension pasi e dinim që Barcelona kishte fituar. Kjo është arsyeja pse jemi shumë më të lumtur pasi shkuam prapë në +4 pikë”.

“Meritat për fitoren? Unë gjithmonë falënderoj shokët e skuadrës, pasi pa ata do të ishte e pamundur që të shënoja gola”.

“E vërteta është që e dinim se do të ishte një ndeshje shumë komplikuar. Atletiko luajti mirë dhe shumë fort. Jam i lumtur që shënova por edhe që dhashë një pasim për gol”.

Në fund, dy fjalë për ndeshjen e 21 prillit ku Real Madrid do të udhëtojë drejt Barcelonës për përballjen direkte të shumëpritur mes dy skuadrave rivale.

“Unë nuk kërkoj asnjë rekord personal, vetëm tituj për Real Madrid. Nuk mund ta mendojmë se e kemi fituar kampionatin, por nëse fitojmë në “Kamp Nou”, do t’i shkojmë shumë afër. Fjala humbje nuk ekziston në fjalorin tim”, tha lojtari i cili ka premtuar se do të sillet mirë në takimin e fundjavës kundër Sporting Gijon për të mos marrë një karton të verdhë që mund ta lërë pa luajtur në “El Clasico”.

9 komente në “Ronaldo: Humbja nuk është në fjalorin tim!”

  1. Guxhua says:

    Ronaldo eshte i vetmi portuges qe une e simpatizoj. E ndjek gjithmone dhe Realin e shikoj vetem per klasin e tij. Kot e krahasojne me Messin. Jane lojtare me tipare te ndryshme. Ronaldo ka shperthimet dhe gjuajtjet qe besoj e pate dje. Messi ka sllallomet e te tjera gjera. Por te kemi parasysh dhe shoket e skuadrave me te cilat luajne. Por Ronaldo eshte klas dhe si lojtar dhe si njeri.

  2. Argenti says:

    hahaha Ronaldo eshte klas si njeri po ca thua keshtu o Guxhua….Ronaldo e Murinjo jane njesoj,jane nje tip…te jesh Portugez e te jesh njeri i mire pak e veshtire apo jo ?

    1. artiles says:

      Kur ishte tek Manchesteri nuk ishte dhe aq djale “i keq”. U prish me shume per faktin se ra ne duart e Murinjos; se filozofia e tij eshte “provokim, provokim, provokim” si menyre per te thyer moralin e skuadrave kundershtare dhe ilac per egon e tij personale.

      Fakti qe Ronaldo eshte lojtar i jashtezakonshem nuk ka diskutim!

      Krahasimi me Mesin?
      Dy tipe te ndryshem te jashtezakonshem ne menyren e tyre.
      – Mesi i thjeshte, njerezor e kokeulur;
      – Ronaldo pak si mendjemadh, e arogant.

      Te dy te magjishem.

    2. Argita_B says:

      Argenti,

      Portugezet jane nga popujt me puntor qe kam njohur ne Evrope, njerez familjare e me tradita e ne mentalitet na afrohen shume!
      Te paret e tyre kane qene marinare e skploratore e kane zbuluar boten, ku i paske pare portugezet te poshter ti !!

  3. Guxhua says:

    Argent une i vleresoj komentet e tua. E kam kuptuar qe ti si dhe une simpatizojme Barcelonen. Kuptohet pelqejme futbollin e bukur e magjepes. Bashkohem me mendimin qe portuges te mire nuk ka. Por nje gje mendoj eshte fakt. Ronaldo eshte i vetmi portuges qe luan futboll te paster pa nderhyrje alla portugesce. Pastaj ka dhe kualitet. Goli i dyte dje besoj e pe si iku topi. Nuk ben cdo lojtar ate gjuajtje. Ai dhe kur peson gol e pranon nuk behet qaraman. Te pakten ky eshte mendimi tim.

    1. Edi Detroit says:

      Kot per kuriozitet,por mendoj qe ju tifozet e Barces,jeni te ditl,90 e ketej, sepse une deri nga vitet 98-99 qe kam jetuar ne Shqiperi nuk kam pare e degjuar tifoz te Barces apo Spanjes.normalisht ishin tifoz me Milan,Juve,Inter,Bajern,apo ekipet Angleze.Me 93 mos gaboj ne finale Champions midis Milanit- Barces,kerkonim te falnim gol( keshtu viheshin bastet atehere),dhe nuk gjenim.

  4. Rrapi i Celos says:

    Jam dakord pjeserisht me Z.Guxho, qe te dy jane lojtare te medhenj ne klasin e tyre. une nuk e simpatizoj fare Ronaldon jo per klasin po per sjelljen, e cila eshte e trasheguar te pakten ne fushen e lojes. Une nuk jam specialist futbolli ,por goli i dyte i shenuar nga Ronaldo kunder ATLETIKOS ishte perfekt dhe topi mori nje trajektore te cuditeshme. Ne krahasim me MESSIN Ronaldo qendron me poshte ,sepse Ronaldo nuk do te arrije kurre te fitoj 3 here rresht topin e arte ,bile mundesite qe ai ta fitoje 3 here por jo rresht jane teper ,teper minimale. Ma do mendja qe kur Specialistet diskutojne per ti dhene trofeun lojtarit me te mire ata ja japin atij qe ka parametrat me te mire ,ku ma do mendja se si shenues me i mire mund te ngreje pike por nuk e percaktojne fituesin .Shikohet vizioni i lojtarit, perqindja e pasimeve ,perqindja e aksioneve qe nisen nga kemba e lojtarit dhe cili eshte raporti midis golave te shenuar dhe atyre te pa shenuar. Sa perqind e golave vijne nga aksioni i panderpree , sa perqind nga presingu ,sa perqind nga rrembimi i topit kundershtarit, sa perqin e golave shenohen nga loja e ndaluar ,ku perfshihen ( nga faullet ,korneret dhe penalltite). Si eshte raporti i realizimit midis 2 kembeve , sa me parabola ,sa me rovejshat , sa gola shenohen me koke , sa me pjeset e tjera te trupit etj. Sa eshte numri i kartonave te mare te kuq dhe te verdhe brenda nje kompeticioni, si eshte sjellja e lojtarit ne raport me shoket e ekipit dhe me “kundershtaret” , si eshte maredhenja e tij me arbitrat, seose lojtari ne fushe nuk i perket vehtes se tij por nje publiku qindra milionesh qe e percjellin ate . Cfare mesazhi percjell ai tek te tjeret? Sipas meje jane keto aresyet qe e bejne K.Ronaldon qe te qendroje poshte MESSIT dhe te mos arrije dot ate.

  5. Guxhua says:

    Edi ne nuk jemi tifoza por simpatizante te futbollit..Une mendoj se keto vitet e fundit Barcelona luan futbollin me spektakolar qe kemi pare deri me sot.Pastaj ne kalojme kohen duke shprehur mendime dhe kjo eshte redaksia me e mire per kete pune. Rrapi i lexoj te gjitha mendimet e tua. Te pergezoj per kualitetin e mendimeve. Por per cka shkruaje me lart une ronaldon nuk e krahasoj fare me Messin. Asqe ka lidhje ai me Messin. Messi eshte lojtari dhe njeriu qe nuk e di a do kene fat brezat e ardhshem te shohin gjeni te tille. Por kualitetin e Ronaldos nuk mund te mos e vleresojme. Mua dje me beri shume pershtypje trajektorja qe i dha topit.

  6. agbi says:

    Ronaldo , kjo varet shume se sa “i gjere ” eshte fjalori yte . Une per veten time ka nja 4-5 vjete qe te ngerdheshur nga te qaret te mbaje mende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje