Pele sërish: Mesi nën nivelin e Neimar!

11 Prill 2012, 11:41Sport TEMA

Pele është i bindur se Neimar është një lojtar më i talentuar se Lionel Mesi, ndonëse ky i fundit ka fituar për të tretin vit radhazi “Topin e Artë” dhe me formën që po kalon, ka vërtetuar se është futbollisti më i mirë në qarkullim.

Sipas legjendës braziliane, diferencën mes yllit të Barcelonës dhe atij të Santos për momentin e bën vetëm eksperienca, ndërsa më i talentuar është padyshim braziliani.

“Tani të gjithë flasin për Mesin, ai është ylli. Por që të bëhet më i miri, ai fillimisht duhet të bëhet më i mirë se Neimar. Momentalisht, Mesi ka vetëm më shumë eksperiencë”, tha Pele.

Më pas, ai foli mbi debatin shumëvjeçar mes tij dhe Maradonës, duke thumbuar në distancë argjentinasin. “Ju gazetarët thoni se unë jam rivali i Maradonës, por kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë kurrë rivali i tij dhe ai ishte një mesfushor sulmues i shkëlqyer”, tha Pele duke lënë të nënkuptohej se argjentinasi nuk hynte në kategorinë e “sulmuesve” për t’u krahasuar me të.

Në fund një batutë edhe për Lojërat Olimpike Londër 2012, ku Brazili kërkon medaljen e parë të artë në futboll në historinë e tij. “Lojtarët tanë më të mirë janë në grupmoshën e lejuar, kjo është një medalje që i nevojitet Brazilit. A e dini pse nuk kemi marrë asnjëherë medalje të artë në Lojërat Olimpike? Kur luaja unë, profesionistët nuk lejoheshin të merrnin pjesë në këtë aktivitet. Brazili nuk e ka fituar kurrë medaljen e artë pasi unë nuk luajta kurrë në Olimpiadë”, ishin fjalët e Pele.

15 komente në “Pele sërish: Mesi nën nivelin e Neimar!”

  1. albani says:

    pele kam respekt shume per ty, dhe te konsideroj Mbreti ne menyre figurative por, te thaush neimar eshte me i mire se messi eshte njesoj kur thote saliu jemi te paret ne shendetesi…………..

    1. xhoni says:

      Pas kesaj,MOS U MERRNI ME ME PELEN,SE PASKA RRJEDHUR DHE DUHET SHTRUAR URGJENT NE SPITAL PSIKIATRIK!!!!Edhe per ne MUZE je i vjeter,o PELE,e jo me per te dhene mend!!!MESSIN E KA VLERESUAR BOTA MBARE DHE SPECIALISTE KOMPETENTE,NDERSA TI NA DEL SI KOQET E DASHIT E NA DERDELLIT SI KOQE KANDARI!!!

    2. patrioti says:

      ik o pele o legen plak se edhe inzagi eshte me i mrie se ty..

    3. artiles says:

      Ka filluar te pushtohet edhe ky nga ndjenja nacionaliste. Flet me superlativa per Naimar se eshte Braziljan, mundohet te ule vlerat e Mesit se eshte Argjentinas – armiku numer nje ne futboll por jo vetem.

  2. aqif pallaska says:

    Epo paska pasur te drejte Maradona kur thoshte qe ju keni pjerdhur me kohe,, te thuash qe ky femija Neymar eshte me i mire se Messi sot eshte idiotesi Messi luan ne Europe ku jane lojtaret me te mire ne bote jo ne Brazil mer koqe.

  3. Shqiptari says:

    po ky i shikon ndeshjet qe luan Messi apo nuk ja ze supersportin ne Brazil

  4. neimar as sa gjysma e mesit s’eshte !

  5. Rrapi i celos says:

    Une nuk jam profetik. Por pamvaresisht se specialistet e futbollit kane qene te mendimit ne te shkuaren per PELEN si lojtarin me te mire per gjithe koherat une kurre nuk e kam pelqyer ate .Te mos harrojme se Brazili ka qene miniere diamantesh dhe ka bere futboolin me spektakular qe eshte pare ndonjehere deri ne 1970-1972 dhe ne 1982. Por ne kohen qe Beazili ju pershtat futbollit Europian humbi shume nga shkelqimi i tij.Tjetra, PELE ka luajtur ne kohen e vet me legjenda te tjera po aq te medha si Garinca, VIDI, Vava. Tostao,zhairzinjo ,Rivelinjo ,Carlos Alberto e co.Ne tjetren ane ne kohen e Peles vrapohej mesatarisht 2200-2500.metra brenda 90 minutave ,sot vrapohet 10000 metra brenda 90 min. U NE MENDOJ SE NUK ESHTE ETALON KONTRIBUTI NE KUPEN E BOTES por Pele kurre nuk ka luajtur ne kohen e vet ne nivele teper te larta qe te maste fuqine dhe talentin e vet.Ai me deklaratat qe jep po e demton shume NEYMARIN .Sa per MESSIN ME AQ SA KA BERE TANI une them se ai e ka shkurorezuar Pelen.MESSI PO MANIFERSTON SUPER FORME ,SUPER INTELIGJENCE DHE KA KOEFICIENTE teper te avancuar ne krahasim me te tjeret. Ai eshte akoma i ri rreth te 25-ave por kurre nuk kam degjuar nga goja e tij deklarata per te tjeret.Ai eshte i magjishem dhe them me bindje se e ka kthyer futboolin ne zbavitje dhe art. Shikoni me cfare lehtesie dhe interpretimi dhe menyre ai shenon dhe kurre nuk eshte ne delir.Ai eshte aq i thjeshte dhe eshte model per tu mar shembull nga gjithe brezi i rinise se soteshme .deri me tani ai po udheheq sepse pervecse shenon rregullisht ne cdo takim ne te gjitha kompeticionet ai po shfaq dhe cilesi altruiste dhe se shumica e golave te Barcelones Asistohen prej kembeve te tij ,pra po shfaq pjekuri te parakoheshme . TE mos harrojme dhe nje gje qe rreth tij presioni mediatik eshte ne majen me te larte. Por PELE e ka kuptuar qe nuk eshte me ne Olimp.Mendoj se MESSI DO TE JETE AKOMA NE NIVELE TEPER TE larta sepse ai ka dhe koeficiente fizike qe ja kondicionojne kete perfomance fenomenale,ai eshte robust ben veprime teper inteligjente si i madhi maradona.Prandaj PELE kaloi i qete ditet e tua te fundit dhe mos u merr shume me te tjeret sepse keshtu po ja con ne fund kredencialet vetes tende!

    1. trust_no1 says:

      Pa te levizur asnje presje nga ato qe ke thene ky jevgu mesa duket pjerdh te lirohet.
      Ka luajtur vetem ne Brazil pa provuar kurre Europen dhe krahason kekun me byrekun.
      Ky Neimari nese arrin gjysmen e Mesit do jete vertete lojtar i madh. Por ne Europe ama.

    2. Bato says:

      Shto ketu qe ky ka luajtur me Garincen, i cili medjithese cilesohet i madh, ka qene calaman….. Luanin nje ndeshje ne tre jave dhe ne kampionat boteror mernin pjese vetm 16 skuadra.

  6. Argenti says:

    Nuk ka faj Mardona qe thote ky ngaterron ilacet…dhe sa her qe ilaqet e gjumit i pi ne mengjes dhe ato te mengjesit i pi ne darke jep ndonje koment prej idioti…ky pele ka filluar te flas percart sic duket mosha ben te veten…ik o pele futi nje sy gjume se nuk paske fjet mire me duket,ik e bej nje dore muhabet me papagallin murinjo….

  7. Guxhua says:

    Nje mesues(origjinale) ju thoshte nxenesve ne klase: Te te them qe nuk je i zgjuar nuk te them dot por prova zgjuarsie nuk ke dhene. Dhe Neimar te themi nuk eshte i mire nuk themi dot por prova qe eshte me i miri nuk ka dhene. Kjo eshte tjeter gje dhe eshte e sigurte. Problemi eshte tek i madhi Pele( jo me i madhi). Cjane keto krahasime? Pelen e mundon fama e Messit. Por percaktimin nuk mund ta beje nje individ por e ben opinioni i gjere. C’eshte ky Neimar? Sa gola ka bere? Ku ka bere diferencen? Deri tani ky eshte i madh sa Shaqiri i Bazelit qe kur luajti Bajernit ishte nje flluske. Neimar mund te behet por deri tani eshte hic gje. S’ka dhene prova.

  8. kolaqi says:

    ja ka fut si kau peles ky magjypi

  9. alfredi says:

    Messi deri tani eshte briland i futbollit,.Pele kam respekt per kohen kur ke luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje