Drejtuesit e PSZH, Autoriteti Investues i Katarit, kanë një plan të saktë për të përforcuar skuadrën e tyre gjatë merkatos së verës. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, drejtori sportiv Leonardo dhe trajneri Ançeloti do të kenë në dispozicon 100 milionë euro për të përforcuar një skuadër të cilës i kërkohet të shfaqet në nivele të larta edhe në Ligën e Kampioneve.
Sipas revistës “France Football”, dy ish-milanistët kanë caktuar edhe prioritetet e merkatos, duke synuar emra si Kaka (Real Madrid), Kavani (Napoli), Isla (Udineze), Maikon (Inter) dhe Pato (Milan).
Mediat franceze kanë bërë të qartë se gjatë kësaj periudhe, Leonardo ka patur kontakte jozyrtare me menaxherët e futbollistëve në fjalë, ndërsa do të bëjë lëvizjen e tij që me hapjen e merkatos. Në këtë mënyrë, lojtarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u përshtatur në skemat e trajnerit Ançeloti.
Por mediat franceze kanë hedhur dyshime mbi këtë strategji të drejtuesve të klubit francez, pasi sipas rregullave të reja të UEFA-s për “fair-play financiar”, ata nuk duhet të bëjnë shpenzime kaq të mëdha nëse nuk garantojnë fitime të të njëjtit nivel./lajmeshqip
Aman e derman; merrni keta se na beni sevap edhe neve!Hajer bofshi po i moret :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html