Rudi Vata shkarkohet nga posti i trajnerit të Vllaznisë pas akuzave të rënda

9 Prill 2012, 13:43Sport TEMA

Rudi Vata, shkarkohet zyrtarish nga posti i trajnerit të klubit shkodran të Vllaznisë. Shkarkimi i tij vjen pas deklaratave të Vatës në emisionin “Ora sport debat”. Ndërkohë në lidhje me deklaratat e tij ka reaguar edhe KF “Vllaznia” e cila i cilëson deklaratën e Vatës si aspak profesionale dhe etike e cila tenton të dëmtojë e imazhit e klubit.

“Kjo është një deklaratë e përgatitur në kushtet e një dëshpërimi të thellë në dështimin e tij si trajner i KF Vllaznia sh.a. dhe të objektivave që kishte si trajner. KF Vllaznia sh.a. hedh poshtë me përbuzje të gjitha shpifjet e z. Vata, të cilat nuk kane asnjë bazë vërtetësie” thuhet në deklaratë.

Sipas klubit, janë përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me procedurat financiare, juridike dhe organizative ndërsa thekson se çdo aspekt financiar dhe kontraktual është lehtësisht i verifikueshëm.

Gjithashtu, KF “Vllaznia” thekson se trajnerit Rudi Vata, i është lënë dore e lirë vendimmarrje në drejtimin e skuadrës, në përzgjedhjen e stafit të tij dhe të lojtarëve duke i plotësuar maksimalisht kushtet optimale të punës dhe kërkesat e realizueshme.

“Z. Vata ka gëzuar realisht dhe publikisht mbështetje dhe besim të plotë në çdo vendimmarrje të tij nga të gjitha nivelet e Klubit. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk është punuar për të cënuar punën e tij. Në të gjitha rastet kur kemi konstatuar probleme gjykimi jo profesional nga ana e gjyqtareve në ndeshjet e Vllaznisë, është reaguar zyrtarisht në mënyrë institucionale përmes ankesave depozituar në Federatë dhe takimeve me drejtuesit më të lartë të FSHF-së” thuhet më tej në deklaratë.

KF Vllaznia sh.a. i ka këruar Rudi Vatës të tërheqë menjëherë publikisht shpifjet e bëra në drejtim të Klubit dhe drejtuesve të tij pasi në të kundërt ai do të përballet me drejtësinë për shpifjet publike dhe cënim të imazhit të KF Vllaznia sh.a. dhe personalitetit moral e publik të drejtuesve të klubit.

Vata deklaroi më parë se drejtuesit e klubit i kishin ofruar një fond për gjyqtarët, në mënyrë që këta të blieshin për të fituar ndeshjet./ora-news

17 komente në “Rudi Vata shkarkohet nga posti i trajnerit të Vllaznisë pas akuzave të rënda”

  1. Argita_B says:

    Nese ato qe Vata ka thene jane te verteta, ishte e vetmja rruge qe ai ndermori, denoncimi publik.
    Ai nuk cenon imazhin e Vllaznise si klub, perkundrazi i ngre vlerat kur deklaron se eshte kundra korrupsionit.
    Ai denoncon drejtuesit e saj qe sipas tij kane tentuar te fitojne duke korruptuar arbitra.
    Eshte e ndyre kur njerez qe nuk kane lidhje me pasionin per futbollin perpiqen ta shkaterrojne ate vetem per interesa te ngushta personale, dmtj para bastesh.

  2. gjimi says:

    pranvera me nje lule nuk vjen,dhe keshtu edhe ti Vata i vetem nuk mund te luftosh korrupsionin qe ka mberthyer edhe futbollin me ne krye hajdutin armando duka.

    1. Aleksander says:

      Lulet e tjera vijne mbas te pares ,na duhen disa lule te para qe paralajmerojne pranveren……..me mire se pa lule fare apo jo ?!

  3. dulla says:

    Ca bohet andej nga Prokuroria Shkodres? Bixhoz apo lexohet 55 online?

  4. beni says:

    Po mire te gjithe jane te keqinj po Kujtim Shaba eshte i mire,Ketu te shihet me kujdes se po behet nje vjedhje e madhe e qytetareve te shkodres se ne nuk kemi aq para qe te paguajne qytetaret e shkodres per futbolliste te nivelit te ulet prandaj te shihet me pergjigjesi se nuk do te paguajme taksa me bashkise nese do ti vjedhe ato para. se nuk ka se si te behen presidente disa vete ose me mire me thane funderina te qytetit me parate tona .

  5. analist says:

    Vata eshte nje ish-sigurims qe demtoi rende imazhin e Vllaznis dhe te Shkodres me qendrimet delitante dhe delirante qe mbajti ne postin qe ju besua. Ai pervecse deshtoi nga ana sportive totalisht, kafshoi doren qe i jepte ushqimin,perdhunoi publikisht punedhenesin e vet duke i mbyllur vehtes perfundimisht cdo mundesi karriere ne Shqiperi,sepse askush,asnje Klub Sportiv nuk do te deshironte ne gjirin e vet dike qe gjithe bisedat e brendshme i shet nder gazeta dhe Televizione.

    1. Argita_B says:

      Nese punedhenesi eshte hajdut, kriminel dhe i demshem per shoqerine qe jeton, ka bere shume mire qe e ka denoncuar, dhe pak rendesi ka karriera.

  6. murati says:

    BRAVO VATA
    MOS I PISHMAN PER KARIER ,BOLL KE BER
    IK ATJE KU ZOTI TE COJ,
    SE KETU DUET TE JESH LEGEN TE ECESH
    ME RESPEKT PER KURAJON ,TE NJOH QE NE SHKOLL QE JE I TILL

  7. Hazbiu says:

    Gazetaret u kane rene tumpanave ka kohe. Tani u majis gjithcka te Vllaznia. Vata o te qendroje, o t’i drejtohet organit te akuzes, ndryshe ka mbetur ne klase.

  8. ncuku says:

    Me sy mbyllur besoj se korupsioni eshte me se i vertete ne klubin Vllaznia e ne te gjithe klubet shqiptare. Per kete mjafton nje fakt. Si eshte e mundur te justifikohet qe dhe njerez pa aspak pervoje e pasion te zotohen e marrin persiper drejtim te nje klubi sportiv si Vllaznia, vecse rastit kur synohet te besh para te madhe me mashtrime . Cili na qenka me profesionist se VATA ?

  9. xha Jaho says:

    Rudi, bravo te qofte. Tregove se je nje profesionist i vertete dhe me karakter.

    Behu gati per morine e akuzave qe do te vijne ne drejtimin tend keto jave: spiun, hajdut, i korruptuar, i paafte, ish-sigurims, serb, grek, tradhetar, etj, etj.

    Ne qe i kemi hequr keto gjera e dime mire se do te kalosh disa jave stresi.

    Nga popullii ndershem ke vec respekt.

  10. pasati says:

    eh mor rudi qa kujtove ti se po ven drejtesi ne kete klub ik more iuruar ti sishe ketu kur ishte koha jo sot kur asht koha e hoooooorave

  11. Rrapi i celos says:

    nNuk me harroher nje takim midis kombetares tone dhe asaj Gjermane ne TIRANE . Ne kohen qe ekipet po dilninper te luajtur nga tuneli ky tipi i shante lojtaret gjermane nga motrat .Te gjithe e kemi pare dhe degjuar live ate sjellje te tij prej rrugaci.Ishallah eshte pjekur tani ,qe te mos digjet me

  12. A...GJ.. NEW YORK says:

    rrespekte zoti vata veprove ashtu sic je taman shkodran,,,, keta drejtuesat e vllaznise duan ndonje haxhicovic tranjer ose ndonje muhamet abraham se po qe kristian nuk vlen per vllaznine,,,, turp i madhe per shkodren te drejtohen nga keta injoranta qe nuk marrin vesh nga futbolli

  13. A.. GJ... NEW YORK says:

    jepni komentin tim edhe pse nuk u pelqen,,, bravo Rudi vata e tregove veten se je burr i vertet je taman shkodran u tregove atyre horave qe futbolli nuk blihet po luhet,, qe kur ke marre postin e trajnjerit te vllaznise e kam dite qe nuk e ke te gjate me ata injoranta drejtues,,, per te drejtuar vllaznine duhet ta kesh emrin haxhixhovic duhet te jesh serb ose arab,,, kjo eshte shqiperia jone padrejtesia fiton perballe drejtesise I pasuri fiton kundrejt te varferit idioti fiton perballe te shkolluarit mashtrimi fiton perballe se vertetes,,, kjo eshte shqiperia cdo gje fillon nga lart presidenti zgjethet me miljonat e dhena tek tralletaret,, miljonat vjellin votat e poppullit,,, miljonat bashkojne pd lsi edhe shqiperia shkon ku nuk ka me zi,,, miljonat vjellin bashkine shume shpejte miljonat do vjellin edhe presidential e ardhshem pastaj edhe zgjethjet e ardhshme mjere shqiptart e varfer edhe te ndershem qe nuk kane miljona

  14. miri says:

    Qytetaria shkodrane FITOI, ajo u perfaqesua me se miri me z.Rudi,por thuhet ne shkoder hajnat jane hajna e nuk ke cfare ju ben.
    Rudi fitove te drejten te jesh akoma e me shume krenar me punen qe bere ne ekip.Tani megjithse nuk te lane te punosh dil te kafja e madhe me koken lart se dhe ne diten me te keqe ne pogradec gjte forca e shkove takove ekipin kundershtar e perqafove kolegun. A nuk eshte kjo qytetari shkodrane? Te lumte ditet ne vijim jane per ty.Pershendetje

  15. Edhe sikur te jen te verteta ato akuzat pas te “vjeli” te Vates qe do te thot me shum vonese dhe per nje kohe te konsideruar te pranuara nga ai sepse nuk e denoncoj ne kohen e ndodhjes ,vata ka nje mungese te theksuar inteligjence sepse nuk akuzohet cdo arbiter,skuader apo indivit per korrupsion sepse eshte shum e vertet qe nuk jane te gjith njerezit te korruptuar dhe ketu na del nje Vate “si kofini pas te vljeli” qe do te thot mbasi shkarkohet nga detyra “akuzon apo shpif pa asnje limit per kedo dhe pyetja eshte a jane te verteta akuzat e tija? apo eshte edhe ky si disa politikane shqiptar qe mbasi shkorkohen bejne akuza per akuza.Kultura e Vates jo dipllomatike,jo inteligjente dhe aq me keq duke mos pranuar asnje faj apo pergjegjesi per deshtimin e ekipit qe ai eshte pergjegjes jane akuza qesharake dhe foshnjore.Shkodra ne historine esaj ka prodhuar futbolliste te mire per rangun shqiptar por fatkeqesisht asnjehere nuk ka prodhuar trajnere te mire.Para shkumbini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje