Milani shokohet nga Fiorentina, Amauri një 'nder' Juves

7 Prill 2012, 17:17Sport TEMA

Milan shokon në San Siro teksa humbet në minutat e fundit përballë Fiorentinës. Megjithëse kryesonin në 45 minutat e para 1-0, kuqezinjtë e Allegrit humbën gjithçka në të dytën teksa golat e Jovetiç dhe Amauri, ish-sulmuesi juventin, i dhanë 3 pikë të arta Fiores.

Juve luan në 18.30 përballë Palermos dhe në rast fitoreje ngjitet në krye të Serisë A.

Në ndeshjet e tjera, Inter barazoi përballë Cagliarit, Siena mposhti Atalanatën ndërsa Lecce shkatërroi 4-2 Romën.

Fitore e rëndësishme edhe për Udinese që mposhti 3-1 Parmën.

Rezultatet:

Milan 1 – 2 Fiorentina
Atalanta 1 – 2 Siena
Cagliari 2 – 2 Inter Milan
Cesena 0 – 0 Bologna
Chievo 3 – 2 Catania
Lecce 4 – 2 AS Roma
Novara 1 – 1 Genoa
Udinese 3 – 1 Parma

3 komente në “Milani shokohet nga Fiorentina, Amauri një ‘nder’ Juves”

  1. trust_no1 says:

    Me siguri ka qene faji i arbitrit si ne Barcelone se ska mundesi qe ekipi i ibra-kadavres ti humbase te gjitha trofete kete sezon.

  2. Rrapi i celos says:

    Jam teper dakord me trust-no1.vetem do te shtoja nje gje.Pse po i bejne nje show te tille mediatiK MILANIT dhe me keq Ibrahimovicit? Mos valle duan nje modus viventi nje shembull ne Itali per te bere paralelizem me Barcelonen ? Nuk funksionon.Jam tifoz axurr por FUTBOLLI ITALIAN ka vdekur . ARESYEJA-Nuk funksionojne akademite dhe ekipet zinxhir.Juventusi ngelet deri tani ekipi me i mire ne bote per te gjithe koherat ndoshta dhe per 30-40 vjetet e ardhshem .Italia e ka fituar kupen e botes plot 4 here dhe nga 44 lojtaret e 4 formacioneve te para per vitet 1934 , 1938, 1982 ,2006 26 lojtare kane qene te Juventusit. CALCIOPOLI ? ISHTE FANTAZEM DHE u shpik per te shkurorezuar VECHIA SIGNORA DHE PER TE NGRITUR Milanin ,POR SIDOMOS INTERIN qe per 4-5 VJET nuk la asnje gjurme por vetem na ktheu tek vitet 1958-1970 tek CATENACIO E FAMESHME.Turp per nje ekip si MILANI QE ZHgaravitet si RRugaci MURINJO ,dhe kerkon lemosha .

  3. juliano says:

    Ky ekip pleqsh qe drejtohet nga berluskoni me ben per te vjelle me ibrahimovic ne krye dhe robinjon kembshterpen nuk kan asgje ne vije milani ka vuajtur historikisht per sulmues te rinj si psh van persi apo te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje