Aktualisht ai është trajneri i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por si një emër i madh, më së shumti i arenës futbollistike si lojtar dhe jo si trajner, Jurgen Klinsman u është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave mbi futbollin në përgjithësi.
Gjatë intervistës së tij ai ka përmendur edhe Shqipërinë, duke e cilësuar si një vend ku është mjaft e vështirë që të luash dhe të marrësh rezultat.
Klinsman ka qenë me Kombëtaren e Gjermanisë në 19 nëntorin e 1994-s në Tiranë, ku “dojçat” fituan me rezultatin 2-1. Në atë takim, ish-sulmuesi shënoi golin e parë për Gjermaninë në minutën e 16-të. Më pas barazoi Zmijani më minutën e 32-të dhe u kundërpërgjigj Ulf Kirshten në minutën e 46-të.
“Në Europë futbolli është disi më ndryshe, sesa në Amerikë. Po të shkosh në vende të Europës së Lindjes, si në Rumani dhe Shqipëri, besomëni është shumë e vështirë që të marrësh rezultat. Këtë e kam provuar vetë kur kam luajtur me Gjermaninë në këto vende”, ka theksuar ndër të tjera tekniku aktual i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kohën kur luante futboll Klinsman, Shqipëria është ndeshur 4 herë me Gjermaninë: Shqipëri-Gjermani 1-2; Gjermani-Shqipëri 2-1; Shqipëri-Gjermani 2-3 dhe Gjermani-Shqipëri 4-3. Kujtojmë se ndeshja e prillit të ′97-s u luajt në Granada, Spanjë, për shkak të trazirave në vendin tonë.
Titull krejt pa lidhje. Gazetari eshte mire te lexoje artikullin perpara se te vendosi tituj “scoop” qe nuk shprehin aspak permbajtjen.
hajde luaj prape se ta fal duka ne tavoline.ishte kur ishte shqiperia qe luante me nder, tani ta japim fitoren me sa gola te duash.