Murinjo: Favoret ndaj Barcelonës? Ibra është i zgjuar, e ka kuptuar me kohë!

5 Prill 2012, 10:57Sport TEMA

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, nuk kursehet asnjëherë kur bëhet fjalë për polemika dhe pas fitores 5-2 të ekipit të tij ndaj APOEL, duket se e ka patur mendjen më shumë te sfida tjetër gjysmëfinale, përballja Çelsi-Barcelona.

“Barcelona shkon në finale, sepse ata janë të mirë. Ata nuk janë favoritë, ata janë super-favoritë. Dua të jem i sinqertë, nuk mendoj se finalja do të jetë Real-Çelsi. Një prej skuadrave mund të jetë Bajern apo Barcelona, por nuk mendoj se ka mundësi të jetë Real-Çelsi dhe të gjithë e dimë përse”, tha ai duke aluduar për një ndihmë të mundshme në favor të katalanasve e bavarezëve.

Një ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç kishte shprehur”solidaritet” me Murinjon i cili sa herë që luan në “Kamp Nou” kundër Barcelonës, ankohet për gjyqtarët, ashtu siç bëri Milani. “Pse, vetëm tani e kuptoi ai? Ibra është një djalë inteligjent, unë mendoj se ka kohë që e ka kuptuar një gjë të tillë”, ishte batuta e Murinjos rreth dy penalltive të dhëna kundër Milanit në përballjen me katalanasit.

Në fund, disa fjalë edhe për Bajernin, rivalin e radhës dhe një prej pretendentëve kryesorë për fitoren e trofeut. “Bajern është një rival shumë i fortë. Është një ekip që e njoh mirë pasi është thuajse i njëjtë me atë që munda me Interin në finalen e dy viteve më parë dhe kanë lojtarë individualistë të mëdhenj. Unë dhe lojtarët po presim me padurim atë që do të jetë një gjysmëfinale e madhe”, tha Murinjo.

21 komente në “Murinjo: Favoret ndaj Barcelonës? Ibra është i zgjuar, e ka kuptuar me kohë!”

  1. Guxhua says:

    Murinjo duhet te shpjegohet pse e favorizojne Barcelonen. Paguan? Ben pazare? Eshte Platini nga Barcelona? Perse? Se nuk po gjej arsye.Jo mor zoteri nuk favorizohet. Ata nuk jane Qaramane si puna jote. Ata ky brez i Barces do ngelet ne memorien e njerezve pergjithmone. Po ti? Nje hic,nje qaraman,nje legen. Nje thes me para te dhane te blesh ke te duash. Gjysmen e lojtareve i ke portugeze. Rrugace si Coentrao qe fershellehet nga tifozat e vet.Thjesht ti me te zgjedhurit e tu nuk bythe te fitosh.

    1. Argita_B says:

      Qe Murinjo eshte provokues, dhe arogant ne momente te caktuara kjo nuk perben ndonje te re, pasi te gjithe e dine, po nuk kemi degjuar ndonje lojtar apo ish lojtar te ekipeve ku ka drejtuar Murinjo ta kritikoje si njeri!! Pra mos shihni show qe ben neper konferenca shtypi se eshte loje.
      Problemi eshte se flasim per futboll, e jo eshte njeri i mire apo i keq, pasi nuk e ka caktuar njeri per prift.
      Sa per kete vit, ka vetem nje humbje ne kampionat me Barcelonen, ndersa Barcelona ka dy humbje, pra eshte poshte Realit te Madritit.
      Sa per portugezet, Ronaldo eshte sot lojtari qe mban rekordin e golave ne nje kampionat ne Spanje, eshte aktualisht golashenuesi me i mire i kampionatit spanjoll, pra me teper se Messi.
      Portugezet e tjere si solli Murino te Reali, pasi Murinjo eshte viti i tij i dyte, pra vetem Coentrao ka blere!
      Perpara se te shkruani, beni mire te informoheni.

      1. ...? says:

        te lumte pushka ty.

      2. Prime says:

        Provokues po arogant jo..jane sjellje shume te ndryshme. Provokimi i Mourinjos vjen nga fakti qe kur atij i behet nje padrejtesi ai e shpreh menjeher eshte tipi i personit qe e thote te vertetn edhe pse ajo sduhet thene apo duhet te jesh me shume diplomatik…per mendin tim ai eshte PAK DIPLOMATIK as provokues sepse diferenca midis Provokues dhe Instiktit rebelues eshte shume e vogel. Por arogant absolutisht jo, aroganca ne kuptimin e saj eshte personifikimi i nje personi qe nuk ka bere asgje ne jete dhe kemngul ne medimin e tij duke shkuar kunder te gjitheve dhe duke ofenduar te gjithe sepse ajo qe thote e mendon ai eshte e sakte, kjo nuk i pershkon Mourinjos sepse ai ka fituar dhe ka superfituar, dhe gjithashtu ka pranuar humbje kur ato kane qene te pasta dhe pa probleme si Barcelona Inter 2-0, Barcelona Real 5-0,Ossasuan real 1-0 dhe te tjera mjafton te shikohen vidjot ne youtube ku ai i pranon humbjet dhe i ben komplimente kundershtarit…por shumica e personave nga urrejtja qe kane per te nuk i shofin te tilla gjera ata e urrejne dhe kaq.

  2. gysi says:

    Respekte Guxhua , ke shume te drejte , por kte mourinjon nuk e duan as tifozet e vet. Jane vete tifozet e realit qe kane ngulur kemb per largimin e tij dhe kte ai e di mire. Reali e ka per tradite qe kur humbet i jep doren kundershtarit dhe puna mbaron. Ky ka transformuar nje ekip si gjigand si reali e ka kthyer ne nje ekip grindavecesh sa here humbin ja vejn fajin arbitrave , llafe dhe sherre vet nuk kane asnje faj.Per te mos harruar skenat me gishta qe beri ne camp nou, por dhe fiorentino perez i ka fajet se dhe ai si ky eshte bere ,mourinjo thjesht nje tranjer thashethemaxhi , shkoi ne angli sulmonte ferguson dhe benitez , shkoi ne itali sulmonte gazetaret ashtu si dhe ne spanje , ndoshta ky mund te kete fituar por nuk mbaj mend qe ekipet e tij te kene bere ndonje loje spektakolare si kjo qe po tregon barcelona dhe qe po titullohet si ekipi me i mire i te gjitha koherave. Kam shume deshire qe te kete nje finale barca-real ashtu sic e pret gjithe bota , qe te pesoje edhe nje ‘manita’ tjeter 5-0 , por ky prap sdo ta mbylli gojen.Sa per kampionatin ky e ka te humbur eshte e sigurte se 6 piket qe ka ky behen 3 ne camp nou , edhe frika reali do ta humbi.

    1. Tronci Lugano says:

      gysi
      Celsi i Murinjos bente loje spektalore dhe fitonte.Do e kesh harruar por ska gje,
      pershendetje

      1. Edi Detroit says:

        Nuk mendoj se tifozet e Barces jane krenar me ate fitore ndaj Milanit.Barca eshte ekip i mire por nuk duhet te prese arbitrat te japin penallti edhe kur topi eshte i ndaluar.Natyrisht duke qene nje ekip sh.i mire dhe i ndihmuar nga arbitrat ne momente kur eshte ne veshtiresi eshte e veshtire ose gati e pamundur qe te fitosh ndaj saj.Uroj nje finale Celsi-Bajern.Jam I merzitur nga keta mistrecet e bezdisur dhe qaraman spanjolle dhe portugeze.

  3. rrapi i celos says:

    po me habisin disa komentues

  4. Nabukodonosor says:

    Trajnere te superpaguar si ky po e prishin futbollin.

  5. argenti says:

    Murinjo nje cope idioti asgje me shume….Bracelona ka 4 vjet qe po i tregon botes dhe Realit se si luhet futbolli e ky idiot vetem ankohet…po per humbjet e Realit ne bernabeu ndaj Barcelones arbitri ja ka fajet ketij llafazani…per cafr penalltie te parregullt flisni o milet…Nesta desh i nxorri krahun vendit Buscet e me rregullore kjo eshte penallti e kete e pranojne dhe vete specialistet Italian…ne cdo ndashje te rendesishme qe Murinjo ka perpara do nxjerr dicka dhe ben show ne tv.dhe kete e ben vetem per tu bere presion arbitrave qe ti mbajne anen kur te luaj me Bajernin…ky llafazan e di mire se Bajern nuk eshte kafshate qe kaperdihet aq kollaj…shikoni pak ne la liga se sa ndeshje Reali eshte favorizuar bga arbitrat ? shikon Realin kur luan kunder Barcelones te gjithe lojtaret e Realit kthehen ne kasap e nuk kan lidhje me futbollin..e pra ky eshte Reali i Murinjos…dhe dicka ne fund ; te krahesosh Ronaldon me MESSIN eshte e pakuptimte….kemi fatin e madh qe shohim nje super lejtar si MESSI qe nuk po i gjejne dhe epitet si ta therrasin dhe nje BARCELONE qe po mahnit gjithe boten me futbollin spektakolare qe ben.MESSI e BARCELONA i perkasin nje tjeter planeti o popull…

    1. Prime says:

      Nese Mourinjo eshte idiot cfare jane Allegri,Conte,Ranieri,Bielsa,Di Matteo,Wenger,..ect..etc dmth me pak te gjithe trajneret ne bote. Jo per gje por me leter ne dore dhe me fakte ka fituar me shume se te gjithe.

  6. rrapi i celos says:

    Nuk po arrij qe ti kuptoj disa komentues ketu qe po flasin me tifozllek,por nje gje eshte e sigurte : Sot per sot ,madje qysh nga 2008 Barcelona po luan futbollin me spektakular qe eshte luajtur ndonjehere ne rruzull. Perpara saj kete gje munt ta ketne bere te tjere si AJAXI 1970-1974; MILANI 1988-1992, POR KURRE NE NIVELIN E BARCELONES sepse ajo nuk luan me mercenare por buken e saj e ka gatuar me brumin e saj. Sa per Murinjon DO TE THEM VETEM NJE GJE :Ai pergatit vetem gladiatore modern dhe kudo qe ka shkuar ne ekipet qe ai ka drejtuar ka lene shije te keqe dhe ekipet e tij urrehen per sjelljet rrugacerore dhe filozofia e tij nuk me shume se nje katenacio Italiane. Barcelona nuk ka nevoje per opinionet e “Liliputeve te medhenj”.Eshte kenaqesi te shohesh ata se si luajne me Madheshti me inteligjence me thjeshtesi .Ata kane ne gjirin e vet lojtarin me spektakular qe ehte shfaqur ndonjehere MESSIN,QE Eshte sa i vogel po aq dhe i madh sepse tek ai jane bashkuar thjeshtesia zbavitja inteligjenca virtuoziteti.Ai ben gjera te jashtezakoneshme ne fraksion te sekondes qe as PELES dhe DERI diku dhe MARADONES magjik nuk do tu kishte shkuar kurre nder mendje.PELJA nuk mund te krahasohet kurre me te sepse titujt e tij i kamarre ne nje kohe kur mesatarja e te vrapuarit ne fushe ishte mesatarisht 2000m kurse sot eshte 10000 metra?!. Nuk jam as tifoz i BARCELONES apo REALIT ,por perpara se te vinte Murinjo ATA ISHIN EKIP XHentelmenash, kurse sot Reali ka as me pak e as me shume por ….. ka vetem fytyren e PEPES.

    1. Prime says:

      Nje nga ata qe flet me tifozllek je ti…Ekipet e Mourinjos urehen per sjellje rugacerore??? je tifoz i milanit,juventusit apo i Barcelones(se keto 3,4 vitet e fundit mbine si luelet tifozet e barces)ne rast te tille te kuptoj pse i urren ekipet e Mourinjos ne rast se sje tifoz i asnjeres perj ketyre (por te jesh i sinqerte me veten tende) athere ke pikpamjet e tua po une kam shume miqe shqiptare dhe te huaj qe kane respekt dhe e konsiderojne si me te mirin per faktin se me lojatre normal ka bere gjera te medha (porto dhe inter) per Mourinjon mjafton nje deklarte e eto’o i cili ka thene…Mourinjo ka nje talent te madhe ne faktin se lojtare te nivelit te mesem arrin ti transformoje ne super yje dhe te fitoje me ata gjera te pamundura ne kushte normale apo me trajner te tjere. firmosur samuel eto’o.Qe Barcelona eshte ekipi me i forte dhe luan lojen me te bukur as ai se kundershton por kjo sdo te thote qe asnje ska te drejte ti mundi (ai ja ka aritur). Guardijola duhet te stervisi dhe skuadra te tjera qe te shohim sa i afte eshte tek Barca ka bere pune te shkelqyer por nuk e dime nese eshte merrite e tij apo e Barcelones qe ndjek nje politike per vitesh te talente apo e rajkard qe e filloj ai kete stil loje…koha do na ktheje pergjigje, deri ne momenti qe guardjola nuk stervit ekip tjetr nuk mund ta cilseojme me te miren. edhe mua me pelqen Guardjola por sbesoj se tek porto chelsea dhe inter do bente ate qe beri Mourinjo por te shofim nese vete…Rivaliteti midis Realit dhe Barces ka ekzistuar me 10 vjecare dhe gjithmon ureheshin dhe kishte mosperputhje qe nga viti 2009 Barca u cilesua ekipi me i mire i te gjitha koherave me ardhjen e Mourinjos reali u forcua shume dhe te dyja ekipet kane nje nivel te pa arritshem nga te tjeret per kete arsye ka shume tensjon dhe jo per faktin se eshte Mourinjo…Por duhet te jesh asnjeanes qe ta kuptosh

  7. gysi says:

    Pershendetje Tironci Lugano Argita_B! Argita te jem i sinqerte nuk e kuptoj se si nje zonjushe e zgjuar si ju te admiroj nje tranjer si mourinjo megjithate keto jane preferenca.Meqe po diskutojme per tranjer e jo per prift mesa di une mourinjo eshte caktuar i dyti pas Guardioles ne baze te uefa-s! Per sa i perket humbjeve te jeni shume e sigurt qe humbjen e dyte reali e ka ne xhep ne camp nou dhe ky nuk eshte parashikim i se ardhmes por edhte beton.Ndersa rekordeve te jesh e sigurte qe me ato do te merret Messi.Te ishte aq i mire ai rekordmen nuk do e fitonte topin e arte para tre vjetesh por edhe tani gjithmon sipas uefa-s. Tironci_gjeneve nuk na the gje kte here vlla. Ti thua chelsea , ai shkoi tek chelsea per te fituar champions-in e jo kampionatin, objektiv i deshtuar. Per sa i perket lojes nuk jam dakort me mendimin tend :)) ju Pershendes

    1. Prime says:

      Gysi pershendetje, Mourinjo eshte caktuar i dyti pas Guardjoles ne vitin 2011, po ne vitin 2010 ishte Mourinjo i pari dhe Guardjola i treti biles…ne 2012 do ta shohim kush do jete…Kur thuhen statistikat eshte mire qe te thuhen tamam dhe drejte sepse statisitkat nuk manipulohen si votat jane te dokumentuar. Persa i takon Humbjes se dyte te Realit une them me mire te presim ndeshjen e pastaj te flasim deri tani ka nje humbje keto jane fakte!…nejse do me pelqente te shifja komentin tend ne rast te kundert nese reali nuk humbiste (pasi ti mendon qe eshte beton) por nuk te njof personalisht. Qe Messi fiton topin e arte e ka hallal, por nuk e di pse do kisha qejf te shifja Ronaldon tek Barca dhe Messin tek Reali dhe pastaj te shifja rezultatet e topit te arte qe mendoj se do ishin ndryshe(eshte mendim personal). Qe Barcelona eshte ekipi mi i forte en bote asnje se ve ne dyshim as Mourinjo, por qe ka pasur ndihma arbitrale ne momente kyce te champions league kjo mund te vihet goxha ne dyshim.
      Po ti si mendon qe cdo skuader qe drejotn Mourinjo duhet patjeter te fitoj Champions league?? Chelsea kishte 50 vjet qe sfitonte kampjonatin dhe kur erdhi ai fitoj nchelsea dhe sot e kesaj dite ka te njejten strukture qe kishte qe kur ishte Mourinjo se asnje trajner tjeter ska qene i zoti ta ndrshoj por shume lojtar jane plakur tani.Loja qe bente Chelsea i asja kohe eshte loja me e mire qe ka bere chelsea ne 50-60 vite smbaj mend ndonje chelsea me te forte. Ajo qe mendoj une eshte se shumica e kan inat se jane tifoza te milanit apo juventusit per arsye qe mire i dime..Lugano dhe Geneva nuk jane e njeta gje…

  8. kujto says:

    qe barcelones i falen me dhune dy penallti kete e pa gjithe bota dhe mesi si skuth qe eshte asnjehere nuk gjuan nje penallti drejte por do perdridhet .pepe le te marr nje skuader tjeter dhe te fitoje sa murinjo dhe pastaj flasim.

    1. thanas says:

      O Kujto, pse flet kodra pas bregut o burre i Dheut?
      Te lutem, mund ti pergjigjesh ketyre pyetjeve te thjeshta, (por me sinqeritet ama)? Nuk e di sa vjec je, por a ke pare ndonjehere ne jeten tende ndonje ekip qe te luaje me bukur se Barca? A kenaqesh me Barcelonen me shume se me cdo ekip tjeter?
      Kaq.
      Faleminderit dhe dite te mbare.

  9. Guxhua says:

    Si fillim do pergezoj redaksine e gazetes Tema qe boton komente logjike pa sharje e fjale te pista si Lajme sport qe te vjen neveri ti lexosh. Qellimi i komenteve eshte te argetohemi e te themi secili cfare mendon. Do desha te thoja dicka per Messin. Besoj se te gjithe e dini se Barcelona e ka blere Messin per 1500$. Mungesa e hormoneve te rritjes zoti ja ka kompesuar me ata veti te tjera qe nuk mund ti kete njeri tjeter. Prandaj mos u mundoni ta krahasoni me te tjere lojtare se ai nuk arrihet. Kot qe i bejne dhe analiza antidoping. E ka bere zoti te tille qe te kenaqemi dhe ne qe tani sna ben me prapanica per te luajtur vete.(them per vete).

  10. rrapi i celos says:

    Nuk dua qe te replikoj me komentues te tjere une ju respektoj mendimet ,por sa per MESSIN ai eshte nje EXTRATERRESTE ,me Superinteligjence futbollistike .GJithashtu Messi duhet mare si shembuull nga brezi i i ri nga 18-27 vjecaret per kembenguljen ,punen inteligjencen dhe mbi te gjitha per thjeshtesine qe e ka karakterizuar deri tani duke mos harruar as pjekurine e tij ,ku ne cdo 3 dite eshte si shume te tjere i pranishem ne ekran,kuptohet per ata qe jane te apasionuar pas futbollit.Ai ne cdo takim nxjer dicka te re nga arsenali i vet dhe kete e ben me shume qetesi dhe pa sforco. Persa i perket egzekutimit te penalltive ai si kokeulur qe eshte i kuptoi gabimet e mepareshme ne kampionat qe i hoqen Barcelones 4 pike ne la liga dhe kundrejt ABIATIT (QE E RESPEKTOJ PER QETESINE) REALIZOI 2 GOLA KRYEVEPRA me ato levizjet e tij virtuoze. jemi me fat qe ne kohen tone te lire jemi nen magjine e TIJ me shoke.

    1. henri says:

      nuk kam shume komente per ti shtuar atyre qe thua (rrapi i celos) se i permbledhin te gjitha c’mund te thuhen nga njerez qe kuptojne sadopak nga futbolli. Per me teper thene kjo nga nje tifoz Juventin, qe perulet me respekt para magjise se kesaj skuadre dhe ketij lojtari qe veshtire se mund ta njohe me historia e futbollit.(vetem ne teori me hipoteze, per ti dhene shprese edhe brezave te ardhshem, qe mund te kete)

  11. alban says:

    Platinis si plasi trapi per futbollin por per shoun qe po ben se si po loz barca sot eshte si nje spektakel dhe sigurisht vellai i madh eshte Platinia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje