De Jong: Baloteli, një budalla!

4 Prill 2012, 12:55Sport TEMA

Najxhell De Jong, mesfushori i Mançester Sitit, i ka bërë thirrje Mario Balotelit të mos sillet më si budalla dhe të qetësohet pasi ka acaruar jashtë mase situatën te kjo skuadër.

Sipas asaj që raporton shtypi anglez, lojtarët e Sitit akuzojnë sulmuesin italian për të gjitha problemet e kohëve të fundit, përfshirë edhe faktin se tashmë janë shumë mbrapa në luftën për titullin kampion, që dukej i sigurt deri dy muaj më parë.

“Shpesh Mario është një budalla, ndërsa herë të tjera është një gjeni. Ka dy personalitete të ndryshme brenda tij. Shumë njerëz presin mrekulli nga ai, ndaj ai mundohet të bëjë diçka ndryshe. Njerëz të tillë kanë nevojë për tronditje në jetën e tyre në mënyrë që të paraqiten mirë”, tregoi De Jong.

Sipas tij, faji nuk është i trajnerit Mançini, por i njerëzve me të cilët italiani shoqërohet. “Fatmirësisht kemi një trajner të cilit ia dëgjon fjalët, sepse përndryshe Mario do të kishte shpërthyer prej kohësh. Problemet duket se lindin nga njerëzit që rrinë afër tij”, tregoi mesfushori holandez.

2 komente në “De Jong: Baloteli, një budalla!”

  1. aqifi says:

    Gjenet e majmunit mbeten gjene majmuni, pavaresisht se u rrit nga prinder italiane, ne familje italiane…

  2. anticensurë says:

    “Njerëz të tillë kanë nevojë për tronditje në jetën e tyre në mënyrë që të paraqiten mirë”
    fikni njëherë dritat dhe bëjeni për vaj e uthull!pastaj e shihni se si do të hecë me këmbë në tokë!baloteli është një fëmijë në tru!ka mbatur i pa zhvilluar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje