Çdo frazë e Zlatan Ibrahimovicit është e ftohtë, e ngadaltë pa asnjë emocion, si një kamzhik i frikshëm. Ibra një natë gushti, i shpalli luftë trajnerit Guardiola dhe më pas pas 2 ditësh firmosi marrëveshjen me Adriano Gallianin.
Sulmi i Ibras ndaj Guardiolës ka vazhduar edhe më hapur duke u shprehur: “Kur hyj në një dhomë ku ndodhet Guardiola, ai del jashtë, se di po më duket se ma ka frikën. Ai është filozofi që ka thyer ëndrrën time për të qenë te Barcelona.”
Pas 1 viti e gjysmë, Zlatani kthehet sot në Camp Nou, si kërcënimi i madh i Milanit.
Arsyet për të pasur frikë nga Ibrahimovici janë pesë:
1. Viti më i mirë i Ibras.
22 gola në 24 takime në Serinë A dhe 5 gola në 7 takime për Champions League-n. Në total 29 gola në 35 takime, duke llogaritur këtu edhe mungesat në 13 takime. Shifrat flasin qartë
2. Dëshira për Champions
Që në moshën 19 vjecare, Ibra e ka kërkuar dhe dashur shumë kualifikimin në Champions, dhe tani që është 30 vjec kjo dëshirë është më e zjarrtë se kurrë.
3. 194 centimetra dhe 94 kilogramë
Forma fizike duket se është avantazh i pastër i Ibras. Sidomos lartësia duket se përbën problem për kundërshtarët e tij.
Pep Guardiola i pyetur nëse Ibra duket më i motivuar tani sesa kur ishte me Interin para dy vitesh, u përgjigj i nervozuar: “S′e di, duhet pyetur ai. Një gjë është e sigurtë, Pique, Puyol dhe Mascherano nuk duhet të shpërqëndrohen për asnjë sekondë.”
4. Hakmarrja e pastër
Ibra ka zemërim të madh ndaj Guardiolës dhe do të hakmerret. Ai nuk e ka përshëndetur ish-trajnerin as në San Siro. Inati i Zlatanit ndaj Ibras duket dhe në fjalët ironike për Pep-in “Me mënyrën se si vishet dhe flet, përherë do t′i ngjajë një filozofi. Ashtu si flet duket si Gandi. Të jepte përshtypjen se mendonte se ishte shpikësi i futbollit.” Gjithë ky mllef ndaj Guardiolës, i kanalizuar mirë mund të rezultojë një bombë me sahat për skuadrën katalanase.
5. Ekspert kundër të njohurve të vjetër.
Shifrat nuk janë shumë spektakolare gjatë kohës që Ibra ka qëndruar te Barca, por nuk duhet harruar përvoja dhe fakti që Ibra i njeh mirë lojtarë e kësaj skuadre.
Me gjith respektin per kte lojtar te madh , por ky akoma nuk e ka kuptuar se fajin nuk ja kishte guardiola por loja e ibres eshte e tille qe gjithe ekipi te luaj per ibren ndersa barca ka sistemin e lojes ne grup por edhe mbajtjen e topit ne lartesi sa me te ulet dhe ne perqindje sa me te madhe. ky tregon historira me grushta me shpata kujton se luan me lacin , burri botes shpallet tranjeri me i mir ne bote ky thote qe eshte filozof , por filozof eshte ore i dashur se kte futboll qe po luan barcelona s,esht pare te luhet ndonjeher ne historine e futbollit. Gabim ishte shkembimi i etoo’s me ibren e kane pranuar te gjithe tek barcelona. Ktu nuk eshte pune inati por thjesht mos perputhja e lojes se ibres me ekipin e barces dhe kjo e vertetoi shitja e menjehershmne qe i ben.Ky kujton se eshte akoma ne kohen e vikingeve kur priteshin me shpata. Ibra sot do shofesh barcelonen e vitit…
O gysi po ja fut kot fare ket futboll qe luan barca sesht luajtur as’nje here ! Po mua me duket se eshte taktika dhe merita e Ajax it e ketij lloji luajtje te topit andej e bleu Guardiola . Po ne te vertet eshte bukur te shikosh Barcelonen te luaj si bolbarda me 7 xhuxhat me ne krye platinin.
O Lojtar t`Barcelones Runi more pi ktina Gjigandit se ka mju Hanger midis Camp Now Forza Ibraa ky edhe i gjat edhei fuqishem ka mi muit FORZA MILAN
ku do na e beje ky zllatani nj gol me hunde???
o shoku akoma se ke kuptuar se nuk te do kupa ekampioneve,bile mer ne qaf dhe skuadrat qe luan. Sa ike nga interi ata fituan ike nga barca dhe ata fituan ik dhe nga milani mbase u sjell fat.
respekte Alban,ti ke shume te drejte kjo eshte ideja e akademise se ajax-it,por ajaxi arrin ta realizoj kte loje vetem ne grup mosha jo ne futboollin profesionist ndersa barca e ka bere realitet ne futbollin e te medhenjve , dhe kjo eshte merite e Guardioles qe idene ta beje realitet. Besoj je dakort,..