City humb durimin, "Bye Balotelli"

2 Prill 2012, 11:06Sport TEMA

Manchester City është i gatshëm të vlerësojë ofertat për sulmuesin Mario Balotelli, ka njoftuar e përditshmja britanike The Telegraph.

Pas incidenteve të fundit, duke përfshirë edhe grindjen me menaxherin Roberto Mancini, duket se drejtuesit e klubit të pasur nga Itihad kanë humbur durimin me italianin dhe kanë njoftuar se do të vihet në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas barazimit 3-3 në shtëpi me Sunderlandin të shtunën, pavarësisht dy golave nga Balotelli, Mancini kritikoi paraqitjen e sulmuesit.

“Nuk luajti mirë. Mario realizoi dy gola, por në ndeshje të tilla një sulmues si ai duhet të luajë mirë gjatë gjithë takimit, e jo vetëm për disa minuta”, deklaroi Mancini.

Shtatë javë para përfundimit të kampionatit, City mbetet dy, e mund të jetë edhe pesë pikë prapa Manchester Unitedit që të hënën mbrëma luan në udhëtim ndaj Blackburn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje