E pabesueshme në San Siro. 9 gola, 4 penallti, 2 kartona të kuq. Në fund fiton Interi 5-4 ndaj Genoas.
Pas një pjese të parë të dominuar nga zikaltrit skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 për Interin me dy gola të Militos dhe një të Samuel.
Në pjesën e dytë, Moretti dhe Palacio (pen) do të ngushtonin rezultatin në 3-2, para se Zarate të shënonte golin e 4.
Por Julio Cesar do të ndëshkohej me kartonin e kuq dhe Gilardino do të shënonte golin e tretë me 11 metërsh për Genoas. Pas vetëm 5 minutash penallti për Interin dhe karton i kuq për Genoan. Nga pika e bardhë Milito shënoi golin e tij të tretë.
Në minutën e 88 penalltia e 3 për Genoas që do të kthehej në gol nga Gilardino.
Pas tri minutave shtesë ndeshja e çmendur përfundoi 5-4 dhe Andrea Stramaccionit e nisi rrugën e tij tek Interi me fitore.
per korrektese pjesa e pare perfundoi 3 me 1 dhe jo 3 me 0. Urime trajnerit te ri por sidomos Guarinit.
Nuk pashe ndonje cmenduri tek kjo ndeshje,ekipe te dobta te dyja,Interi qe humb raste me tonelata,penalltite ishin me se te rregugullta,ndoshta sasia e golave eshte jo normale per nje ndeshje,por me mbrojtjet qe kishin te dyja ekipet mund te dilte edhe 14-13.
Na në shqipen tone te bukur i thomi “Gjenova” e jo Genoa, or tëj.
Ashtu sikunder per ne Skopja eshte “Shkup”, pershembull.
Kujdes gjuhen tone te bukur.
Respekt gjithesesi per gazetaret e nderuar te “Temes”
Me vjen mire qe te ruhet shqipja, por ne kete rat gazetari ka te drejte. “Genoa” eshte emri i skuadres…dhe jo i qytetit qe eshte me “v”… GenoVa
Ne shqip i themi Xhenova e jo Gjenova.
Mesoni GJUHEN SHQIPE dhe shpetoni jete njerezish!