Ruben Kastro ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas golit të shënuar në fitoren 2-0 të Betis ndaj Malagas në fushën e këtyre të fundit. Futbollisti ka vrapuar drejt pankinës së skuadrës për të festuar jo me stafin teknik, por me psikologen Patricia Ramirez. Edhe më parë, sulmuesi i kishte dedikuar golat e tij psikologes që e kishte ndihmuar në momentet e vështira, por këtë radhë, doktoresha ka zbritur vetë në fushën e lojës për të festuar me futbollistin që ka në terapi prej rreth një viti.