Nuk jep para për gjyshen; Benzema në gjyq me familjen

30 Mars 2012, 19:40Sport TEMA

Gëzim në fushë, por probleme në familje për  francezin Karim Benzema. Sipas të përjavshmes “Vsd”, sulmuesi i Realit është në një luftë të hapur me disa prej familjarëve, mes të cilëve një teze, për të nënshkuar një çek për shpenzimet e gjyshes, e cila e ka rritur. Benzema pavarësisht rrogës prej 700 mijë euro dhe përfitimeve të shumta publicitare, nuk do të paguajë i vetëm 1500 euro në muaj për pensionin e gjyshes nga nëna, Jamina Benhatab Hadu, dhe u ka kërkuar të gjithë familjarëve të tjerë për të dhënë kontributin e tyre. Sipas “Vsd” lojtari as që e vë në diskutim detyrimin ndaj gjyshes, por pretendon se duhet të paguajnë edhe të tjerët. “Turp,  shprehet kushërira e tij, Karim bën donacione për të varfërit në botë, ndërs një pjesë e familjes së tij vuan për bukën e gojës.

Karriera – Benzema, 24 vjeç, ka lindur në Lion dhe është rritur në një familje të madhe me origjinë algjeriane. Në moshën 9 vjeçare ra në syrin e një zbuluesi talentesh të Lionit dhe që prej atëherë pati vetëm ngritje në karrierën e tij, duke arritur kulmin në vitin 2009 me transferimin tek Reali i Madridit.

2 komente në “Nuk jep para për gjyshen; Benzema në gjyq me familjen”

  1. fatmiri says:

    Te rinj te tille edukohen sot, ose me mire s’ka fare edukim. Benzema eshte pjese e “elites” pavarur qe nuk do ta dije se kush e rriti e u kujdes per te . Sa keq!

  2. bimi says:

    lajm per te shitur ndonje faqe gazete,sepse ska mundesi te behet objekt per shtypin per nje shifer te till

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje