Optimizëm tek Milani: Mund të kualifikohemi në Barcelonë

29 Mars 2012, 11:48Sport TEMA

Barazimi 0-0 përballë Barcelonës ka sjellë optimizëm në radhët e Milanit, ku të gjithë te kjo skuadër mendojnë se kuqezinjtë mund të kalojë turin përballë gjigandëve katalanas.

“Kemi bërë një ndeshje të rëndësishme, duke vuajtur më shumë në pjesën e parë se në atë të dytë. Ky rezultat na lejon të shkojmë në Barcelonë me besim në vetvete pasi kemi në favor dy rezultate nga 3 të mundshme”, u shpreh trajneri Alegri pas përfundimit të takimit.

Optimizmi vjen edhe nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka humbur një mundësi të artë për të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij në minutat e para të sfidës. “Është një rezultat i mirë por tani të shohim se çfarë do të ndodhë në Barcelonë. Kemi patur disa raste në pjesën e parë po nuk arritëm t’i shfrytëzonim, do të shkojmë në “Kamp Nou” për të bërë lojën tonë. Unë jam optimist”, deklaroi sulmuesi.

Edhe Klarens Sedorf i bashkohet atyre që e mendojnë rezultatin 0-0 si pozitiv me objektiv kualifikimin. “Skuadra ka bërë një ndeshje të mirë dhe rezultatin e cilësoj pozitiv. Në “Kamp Nou” do të na mjaftojë një gol dhe atje do të kemi më shumë lojtarë në dispozicion. Nëse luajmë mirë, kemi disa mundësi për të kaluar turin. Barcelona është skuadra më e fortë në botë, por ciklet fituese përfundojnë për të gjithë dhe ne tani jemi në formë”, deklaroi mesfushori holandez.

3 komente në “Optimizëm tek Milani: Mund të kualifikohemi në Barcelonë”

  1. Miri says:

    Jam milanist, por lutjuni zotit mos ta hani me shume se 4 ne Barcelone, se per te bere ndonje gol vete…mere me leng se mishi u mbarua. Ahhhh harrova keni Robinho.

  2. juliano says:

    hahahahaa ju nuk bet dot gol ne san siro more mjerane dashkeni te kualifikoheni ne barcelone,u lan trute me duket

  3. Tifozi Gjerman says:

    Jam tifoz me Bajern Münschen….dhe i urrej ata futbollistet minj te Barcelones….Barcelona duhet ti bej mire Llogarite sepse ka te ngjare qe te eleminohet ne Kapnou ne ndeshjen e kthimit me Milanin dhe juve o Tifozet Spanjolle mos mbani kot shprese per ata pleshtat morrat e Spanjes!!! se ne Finale del Bajern- Milan dhe Bajern i Gjermanisemer del kampion i Europes Ju Pershendes takohemi ne Finalen e Madhe ne Alianz-Arena Münschen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje