Sulmuesi i Santos, Neimar, ka hedhur poshtë idenë se i duhet të transferohet drejt Evropës për të arritur potencialin e tij të plotë.
“Eksperienca vjen me kohë. Jam përmirësuar shumë gjatë tre viteve të fundit dhe do të përpiqem që të përmirësohem përsëri duke punuar dhe duke u përpjekur të fitoj”, tha ai për “Globoesporte”.
“Nuk kam nevojë që të shkoj në një vend të ri që të marr më shumë eksperiencë. Po përjetoj shumë gjëra te Santos, me shumë arritje pozitive. Nuk kam nevojë që të transferohem në Evropë”.
Lojtari 20-vjeçar ka shprehur dëshirën që të mos largohet nga Brazili deri pas përfundimit të Botërorit 2014, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të klubeve si Real Madrid e Barcelona.
Gjatë këtij muaji, legjenda braziliane Ronaldo, e këshilloi atë të transferohej sa më parë në Evropë, që të arrinte nivelet e yllit argjentinas, Lionel Mesi. I të njëjtit opinion ishte edhe trajneri i përfaqësuese braziliane, Mano Menezes.
Këto komente u kritikuan ashpër nga zyrtarët e Santos dhe legjenda e këtij klubi, Pele, ndërsa vetë Neimar konfirmoi se do të vazhdonte rritjen e tij graduale në Brazil.
“Mano e ka thënë një gjë të tillë për të më ndihmuar. E di që ai do më të mirën për mua. Por ky vendim më përket mua, babait tim dhe pjesës tjetër të familjes time”, përfundoi Neimar. /lajmeshqip
Po e di ai qe nuk can dot ne europe ai prandaj flet keshtu me mire i pari ne brazil se sa i fundit ne europe.
populli yne i zgjuar shqiptar thote : me mire i pari i fshatit sesa i fundit ne qytet.
ke te drejte. futbolli ne brazil eshte shume ndryshe nga ai europian.ne brazil i fusin nje samba edhe jane ne rregull. europa ka disipline, rregull dhe mbi te gjitha duhet te jesh shume inteligjent qe te behesh lojtar i mire, sidomos mesfusha dhe sulmi duan shume shume tru.