Arsenali ndjek Samir Ujkanin

27 Mars 2012, 11:11Sport TEMA

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani, po monitorohet nga skuadra e Arsenalit, shkruan sajti “Fastweb.it”. Sipas kësaj uebfaqeje, Ujkani është ndjekur nga përfaqësuesit e Arsenalit në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndërmjet Novaras dhe Leçes, që u mbyll pa gola të dielën.

“Një përfaqësues i Arsenalit ka marrë shënime për dy lojtarë të kësaj ndeshjeje. Ata ishin sulmuesi i Leçes Muriel dhe portieri i Novarës, Samir Ujkani. Të dy lojtarët bënë paraqitje shumë të mira”, shkruante siti në fjalë, që i referohej burimeve nga personi që punon për llogari të klubit anglez.

Arsenali është në kërkim të një portieri për edicionin e ri dhe trajneri ArsenVenger ka shprehur interesim për Ujkanin, njofton siti në fjalë.

Arsenali ka pasur shumë telashe sezonet e fundit me portierët, duke i ndërruar vazhdimisht ata, por asnjëri nuk bindi Vengerin.

Ujkani, 23-vjeçar, është një nga lojtarët më të vlerësuar te Novara që këtë edicion po merr pjesë për herë të parë pas 55 vitesh në Serinë A. Numri 1 i Shqipërisë e ndihmoi ekipin që për dy vjet nga liga e tretë të ngrihet në të parën, ku është sot.

6 komente në “Arsenali ndjek Samir Ujkanin”

  1. Perlati says:

    Portier me kot nuk ka pasur ndonjehere kombetarja shqiptare.Venger le te shikoje ndeshjet Shqiperi-France e ta kuptoje cfare portieri eshte Ujkani.

  2. AK says:

    Ujkani eshte nje portier shume i mire. Nuk mund te kapesh me nje ndeshje per te gjithe ka nje ndeshje jo. Te keshilloj te shikosh ndeshjet qe ka bere me Novaren ai eshte nje talent i vertet forca Kuq e Zi

  3. leonardi antwerpen says:

    Ju ka zere belaja me keta kosovaret lere qe e ndihmojne Salen po edhe kombetaren jau felliqene

    1. Kamza says:

      Ish-portieri i kombetares Beqaj eshte Kosovar. Talenti i tij krahasuar me ate te Ujkanit eshte si dita me naten. Politika nuk hyn fare ketu.

  4. mister x says:

    po ik o te dhjefsha kombetaren, te shofesh ata pisat si shesin ndeshjet.ujkani luan kur luan dhe ekipi. te novara ka lojtare te mire. ketu te ne mbrojtja cope cope sidomos ai trapi lorik cana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje