Tifozët e klubit Montepaschi nga Siena e Italisë ia kanë kujtuar trajneri serb të Olympiacosit historinë e dhunshme të shtetit prej nga vjen. Në ndeshjen në Itali ndërmjet këtyre dy ekipeve, tifozët vendës kanë bërtitur vazhdimisht “Vrasës serb” në drejtim të trajnerit të ekipit grek, serbit Dusan Ivkovic. Ivkovic që udhëheq edhe me Kombëtaren e Serbisë është shprehur i shokuar, në atë që ka thënë se është sjellje e përsëritur nga italianët.
“Bërtitën “Vrasës serb”! Nuk e di pse për të dytin vit radhazi të njëjtit njerëz vijnë në ndeshje dhe më ofendojnë. Besoj se është një aksion i organizuar. Në Spanjë na presin për të marrë autograme, në Turqi na duartrokasin përkundër marrëdhënieve të njohura ndërmjet dy shteteve. Këtu në Itali, më duhet t’i fshij me peshqir gjithë ato ofendime që m’i bëjnë. Nuk di si ta shpjegoj. A kanë arsye pse më thërrasin “Vrasës serb”. Italinë e kam në zemër dhe kam shumë miq këtu, por kjo sjellje është skandaloze”, ka thënë Ivkovic.
Skuadra e tij e humbi ndeshjen e Euroleague me rezultat 81-80 nga vendësit e Sienas. /indeksonline/
Ndofta Ivkoviç nuk eshte direkt racist, problemi eshte se paguan faturen e origjines se tij. A ka ngritur ndonjehere Ivkoviç zerin kundra bashkekokmbesave te tij qe jane sjelle si raciste nfaj kroateve, boshnjakeve apo shqiptarve…?
Te gjithe serbet jane vrases. Edhe Vucidolovic vucidolovici eshte vrases serb……………………
E meritoni mer lagena kjo drejtesia qe ju nuk e njifni