Sezoni i Interit mund të marrë një kthesë pozitive nëse zikaltërit mundin Juventusin këtë javë në supersfidën e të dielës në darkë. Kjo është arsyeja pse të gjithë lojtarët e kësaj skuadre duken optimistë, ashtu si presidenti Morati, i cili ka kërkuar një provë krenarie nga skuadra e tij.
“Morati ka qenë gjithmonë pranë nesh dhe është fat i madh që kemi afër një person të tillë që na shtyn të bëjmë më mirë”, ka treguar sulmuesi Pacini. Ky i fundit pritet të jetë në pankinë ndaj Juves, por është i bindur se kushdo që zbret në fushë do të bëjë maksimumin për të marrë një fitore të rëndësishme.
“Derisa matematika të na lejojë, ne do të provojmë të ngjitemi në vendi e tretë në renditje. Është e kotë të bëjmë llogaritje apo të shohim të tjerët. Herët e vonë do t’i kthehemi fitoreve edhe ne”.
I të njëjtit mendim është edhe mesfushori Stankoviç, i cili është i bindur se ndeshja e të dielës mund të jetë ajo e kthesës për skuadrën e tij. “Mund të jetë dita e duhur ku unë shënoj gol dhe skuadra merr një fitore. Juventusi ka më shumë për të humbur se ne, pasi ata janë të detyruar të fitojnë. Pas Kupës së Italisë do të jenë edhe më të lodhur se ne”, tha mesfushori.
Po juvja te rrafi mrena ne shpi, mer palle hajdari
te fitosh kunder juves eshte njesoj sikur te shikosh ender me sy hapur o paCINI