Një ishull turistik për Real Madrid (FOTO)

22 Mars 2012, 20:30Sport TEMA
Një ishull turistik për Real Madrid (FOTO)

Real Madrid dhe qeveria e Ras Al Khaimah prezantuan në stadiumin “Santiago Bernabeu” projektin “Real Madrid Resort Island”, një kompleks turistik dhe park tematik që do të mbajë stemën e klubit madrilen dhe do të ndërtohet së shpejti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompleksi do të ndërtohet në ishullin Al Marjan, në Emiratet e Bashkuara dhe inaugurimi i tij është parashikuar për muajin janar të vitit 2015.

Ai do të përfshijë një park tematik, një hotel me 5 yje që përfshin 450 banesa, 60 kabina VIP me akses në plazhe private, 400 apartamente, një muze të Real Madrid, një port sportiv dhe stadiumin e pare të futbollit që ka kapacitet 10 mijë spektatorë me një krah të hapur drejt ujit.

Në prezantimin e projektit që do të kushtojë rreth 1 miliardë dollarë, ishte i pranishëm presidenti i madrilenëve, Florentino Perez i shoqëruar nga Khater Masad, përfaqësuesi i qeverisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu dhe Zhoze Murinjo, Kazijas, Ramos, Benzema, Miguel Pardeza, Emilio Butragenjo dhe Zinedin Zidan.

6 komente në “Një ishull turistik për Real Madrid (FOTO)”

  1. Guxhua says:

    Nje ide e shkelqyer. Kane nevoje te pushojne se po u ikin mendjet fare. Besoj do kete dhe spital psikiatrik pasi eshte i domosdoshem per keta te cmendur.

    1. Sali Ram Berisha says:

      Po per mue nuk do bajne ndonji gja keta sivllaznit e mi?!!!! Po une e futa shqiprin ne konferencen islamike 20vjet ma par!!! pajisa me pasosh qindra te kerkuem islamik.
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  2. beni i vogel says:

    edhe ne lumin e lames,bashkia po mendon te ndertoje digen me te madhe ne ballkan!(Kjo me e madhja ne ballkan ka shume rendesi per krenarine tone kombetare,pasi ne i kemi te gjitha te medha:krenarine,traditen,zhvillimin,intelektin,etj etj,)
    Ne mes te liqenit qe do te krijohet(edhe ky me i madhi ne ballkan) do te ndertohet nje arqipelag qe do te kete formen e sigles se PD,me numrin 22 ne mes.Kurse ne fund te liqenit ,me drita qe te shikohet gjithmone do te shkruhet :ME NE FITOJNE TE GJITHE.
    ate dite do te marrin pjese te gjithe personalitetet e kombit dhe miqte e medhenj te shqiperise(sali berisha,jozefina,edi paloka,jemin gjana,sudja,pal dajci,tritan shehu,fatos nano,vajza e sllobodanit,artjola,sinani,bujar qamili,miri i sheqeres,beni i vogel,jeremic,janullatosi,ministri i mbrojtjes se greqise dhe serbise,erdogani,myftiu i prishtines.
    Kadaif,bakllave,buke e boze e margarine,per te gjithe pa dallim partie.
    por ju te TEMA duket se e keni inat berishen,sepse nuk jepni lajm mbi kete projekt gjigant te kombit tone,por jepni vetem lajmet e jashtme!!!

  3. Dean says:

    Kemi kontribu edhe ne Shqiptaret me 1milion Euro qe i dha Rezart Toci Realit.Prandaj duhet te jemi krenar,se nuk i harxhonim dot ne Shqiperi por duhej te na i hanin spanjollet.
    Proud to be…………………..

  4. sindikalisti says:

    nje super luks qe sigurisht i ben karshillek mbare njerzimit qe hiqet zvare per te siguruar mbijetesen…

  5. gjimi says:

    ma shume e meriton sala me qeverine e tij se sa reali i madritit sot per sot pasi historine reali e ka te sukseshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje